LIVE UPDATES
Politike

Ish-ministrja e Enverit në Këshillin Strategjik, Çuçi: Nuk është shkelje, Thomai është e zonja

5 Mars 2019, 21:26 Nga DOSJA
Ish-ministrja e Enverit në Këshillin Strategjik, Çuçi:

TIRANË- Pak ditë më parë Dosja.al publikoi foton e ministres së Bujqësisë në kohën e Enver Hoxhës, Themie Thomai, (Lexo këtu) e cila merrte pjesë në mbledhjen me minsitrin Blendi Çuçin.

Sot minsitri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, i ftuar në emsionin “Tempora” në Ora news, ka deklaruar se Thomai ka qenë në atë mbledhje dhe është në Bordin e Këshillimit të Minsitrisë.

“Nuk është shkelje. Thomai është profesioniste, është pjesë e Bordit të Këshillimit, që është pa pagesë. Thomai është këshilltare dhe është një ish-ministre e zonja”, u shpreh Çuçi.

Këshilli Strategjik për Bujqësinë u bë i famshëm kur Dosja.al zbuloi që shefja e kabinetit kishte ftuar nënën e saj. Por, ndërsa nëna ishte në fund të tryezës, në qendër, në krah të shefes së kabinetit, ishte e ftuar ministrja e Bujqësisë e Enver Hoxhës, Themie Thomai.

Ministri Bledi Çuçi, nuk e ka gjetur me vend që në Këshillin Strategjik të përfshijë paraardhësit e tij të pluralizmit, ose paraardhësit socialistë. Nuk është anëtar as Niko Peleshi që e drejtoi për 1 vit e 4 muaj, as ish ministri Panariti, titullar nën drejtimit e Ramës, asnjë nga ministrat që shikoni tek lista e ish-ministrave. Është zgjedhur pikërisht ajo, Themie Thomai, që Enver Hoxha e katapultoi nga kryetare kooperative, pra nga baza, për ta bërë ministre të Mehmet Shehut dhe më pas të Adil Çarçanit. Në këtë post ajo do të qëndronte prilli i vitit 1975 deri më 2 shkurt të vitit 1989, ndërsa ka qenë njëherësh anëtare e byrosë politike.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi këshilli strategjik ministria e bujqesise themie thomai bledi çuçi këshilli strategjik ministria e bujqesise themie thomai

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë