LIVE UPDATES
Politike

Xhevahir Asllani përgënjeshtron: Nuk isha si agjent. Nuk shpjegon incidentin me policinë

5 Mars 2019, 19:54 Nga DOSJA

TIRANË- Dosja.al raportoi pak më herët për një agjent të infiltruar mes protestuesve të opozitës, ndërsa mbante mbi supe flamurin amerikan, në kokë një kapuç të zi dhe një garzë me mbishkrimin “Rama ik!”. (Lexo këtu)

Por kush është ky person?

Burime i thanë Dosja.al, se personi në fjalë quhet Xhevahir Asllani (Morina). Në hulumtimin rreth dokumentit që ai mbante me vete, rezulton se ishte i lëshuar nga “Radio Nacional”. Por gjatë një emisionit televiziv, Xhevahir Asllani, i lindur në Gjinaj të Hasit shprehet se ka punuar më herët edhe si zjarrfikës dhe si dedektiv privat.

Por pyetja që ngrihet në këtë rast është përse dikush që pretendon se është punonjës i medies, duhet maskohet si protestues?

Xhevahir Asllani kontaktoi në adresë të Dosja.al, dhe mohoi që të jetë i infiltruar i sigurimit. I pyetur rreth arsyes së prezencës së tij në protestë tha se është e drejta e tij për të protestuar.

“Nuk të jap llogari ty, përse shkoj në protestë. Jam qytetar i lirë”, – tha Xhevahir Asllani.

Më tej i pyetur për bisedën e tij të bërë me efektivin e policisë, nuk pranoi të prononcohet por kërcënoi se për këtë do të ndiqte rrugët ligjore. Po ashtu Xhevahir Asllani nuk pranoi të prononcohej as lidhur me dokumentin që i tregon policisë, mbi të cilin shkruhet “Radio Nacional”. 

Pas kësaj, ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shprehet: “Duket se ky portal, Dosja. al, duhet te jete i pa pergjegjeshem ose pjese e nje skenari kriminal informues.

E deklaroj keshtu, pasi me ka cilsuar mua ne menyre kriminale per dicka qe nuk jam.

Per me teper koto sherbime kriminale informuese, do te perballen ne gjykata jo kriminale, jo te korruptuera dhe nen mbi kqyerje te partnereve perindimore qe mbulojn kete fushe”.

Nëse do të vështrojmë më tej në rrjetet sociale, do të vihet re se Xhevahir Asllani ka marrë pjesë thuajse në çdo protestë, nga ku ka edhe foto.

Por veç pranisë së tij, studentët gjatë protestës së tyre por edhe pedagogia Ilirjana Kuçana, e kanë akuzuar atë se i kishte kërcënuar së bashku me një person tjetër.

Ka qenë studenti Klajdi Bello, i cili në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, do të shprehej: “Kemi një presion shumë të madh, nga pushteti për të shuar protestën. Kam bërë sot një kallëzim penal, sepse jam shantazhuar sërish me jetë. Shpresoja që të ishin shantazhe që mund të kaloheshin. Por jo, më kanë kërcënuar me emër dhe mbiemër, marrin guximin dhe më thonë tërhiqu nga protesta. Unë së bashku me studentët do të shkoj në ambasadat për të kërkuar ndihmë.

Janë shumë informacione që kanë të bëjnë më njerëz që kanë lidhje me pushtetin. Kanë ardhur nga jashtë shtetit dhe janë ofruar që të blejnë studentët. Jam kërcënur me jetë dhe mesazhet ndodhen në telefonin tim dhe janë e zeza në të bardhë. Drejtorët e Policisë së Tiranës janë në dijeni për këtë gjë. Dhe unë kam denoncuar me emër dhe mbiemër të gjithë ato që më kanë kërcënuar. Ato më kanë kërcënuar me mercenarë, duke më kërkuar që të largohem nga kryeministria. Janë dhe persona të tjerë që më kanë shantazhuar.

Por nëse nuk marrim zgjidhje i bëjmë thirrje gjithë popullit dhe ndërkombëtarëve që të na ndihmojnë përndryshe dikush do të humbasë jetën! Ky kërcënim që erdhi sot, jam mëse i sigurt që vjen nga njerëz me mbështetje financiare dhe pushtetare. Nuk kam frikë fare, më vjen keq për prindërit e mi”.

Ndërkohë “Faxweb.al” do të publikonte asokohe foton e dërguar nga pedagogia Ilirjana Kuçana, e cila shprehej se ishte personi që kërcënonte studentët. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike i infiltruar në protestën e opozitës protesta e opozites xhevahir asllani i infiltruar në protestën e opozitës protesta e opozites xhevahir asllani


Sondazh

Poll

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë