LIVE UPDATES
Politike

Balla kundërshton Metën: Nuk ka krizë Kushtetuese. Për Bashën kanë ardhur letërporosi nga Skocia e SHBA

5 Mars 2019, 16:21 Nga DOSJA
Balla kundërshton Metën: Nuk ka krizë Kushtetuese. Për

TIRANË- Kryetari i Gupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur poshtë deklaratën e presidentit Meta, i cili një ditë më parë tha se vendi ndodhet në krizë Kushtetuese.

“Nuk bëhet fjalë për krizë politike, nuk di se ku e gjeti presidenti krizën kushtetuese institucionale. Krizë është kur institucionet nuk funksionojnë, por kuvendi është funksional. Sot 4 deputetë të opozitës kanë marrë detyrën. 6 kandidatë të tjerë, 3 nga PD dhe 3 nga LSI kanë dorëzuar dokumentacionin për ligjin e dekriminalizimit. Opozita po zëvendëson përfaqësuesit e vet. Sot në Kuvend është kthyer vota kundër, institucion në demokraci”, tha Balla.

I ftuar në emisionin “45 minuta” në Report Tv, Balla u shpreh se nuk beson që opozita të zhvillojë protesta të tjera, pasi sipas tij edhe tubimi i sotëm para Kuvendit, tregon se protestat po shkojnë drejt shterimit.

“Edhe sot Kuvendi shumë normalisht vijoi axhendën intensive të integrimit të Shqipërisë në BE, kishim dy marrëveshje të rëndësishme që e përfshijnë Shqipërinë me vendet partnere në kuadër të këtij procesi. Se çfarë ndodh në oborrin e jashtëm të Kuvendit, është diçka që po vjen në venitje të përditshme, besoj se maksimumi dhe dy tre herë do ndodhë”, deklaroi Balla.

I pyetur se si mund të vijohet në procesin integrues të Shqipërisë me këtë situatë politike, Balla tha: “Një nga pikat e rëndësishme për jetën politike që lidhet me kushtet për integrimin, është reforma zgjedhore. Dhe me opozitën e re që po krijohet në Kuvend, Basha tha se shumë shpejt do të shkohet drejt miratimit të draftit të reformës zgjedhore.

Unë jam objektiv, gjithmonë Shqipëria ka pasur disa detyra për të adresuar, ajo që lidhet me jetën politike, Kuvendin, ishte e lidhur me adresim për çështjen zgjedhore, dhe që unë mendoj se drafti i dakordësuar tërësisht me ish-grupin parlamentar të PD-së, jam i sigurt dhe me ata që do të vijnë, dhe të tjerë që mesa duket do të ketë, besoj duhet të jetë drafti që duhet të ketë dakordësinë për tu miratuar, )drafti i reformës zgjedhore. Një ndër pikat e saj është edhe depolitizimi i komisionerëve”, tha Balla.

Sipas Ballës pas miratimit të reformës në drejtësi, në Shqipëria akuzat nuk i ngre më politika, po i ngre Prokuroria. 

“Kur fillon Prokuroria të hetojë, politika duhet të heshtë”.

Ndër të tjera kryetari i grupit të PS-së, u ndal edhe tek lobimet Ruse, ndërsa ngriti dyshime për transmetimin e protestës së Opozitës në Rusi. Ai u shpreh se kanë ardhur nga Skocia 2 letër porosi për lobimet 

“Prej 16 shkurtit transmetohet direkt nga protesta apo selia e PD për televizionin shtetëror rus, nuk di se sa rëndësi paska për qeverinë ruse zyrtare, median zyrtare ruse, protesta e opozitës në Shqipëri. Ka pasur një akuzë, unë kam qenë i drejtpërdrejtë asokohe, në emër të PS-së, për një skenë financimi të dyshimtë me shumë para 650 mijë dollarë, në interes të Bashës, në dëm të Shqipërisë. Një akuzë që sot është në hetim, dhe për shkak se është në hetim kam mbyllur gojën për të pritur rezultatet e hetimit. Ky është një hetim që përfshin një skemë financimi të dyshimtë, me burime që vijnë nga Rusia, me oligarkë rusë, sipërmarrës rusë, që janë financuar nga shteti përmes punëve publike në vendin përkatës, dhe që një pjesë të këtyre financimeve janë gjetur përmes kompanive guackë, të kenë financuar lobimin kundër Shqipërisë. Ky interes i dyshimtë rus për protestën e Bashës, Kryemadhit dhe Berishës, është i dyshimtë. Sot nëpër Evropë mund të ketë pasur protesta me shumë më shumë pjesëmarrje, që media ruse të transmetonte protestën me 1500 vetë të opozitës. Për këtë çështje kanë ardhur dy letër porosi në Prokurori, nga SHBA dhe Skocia. Po presim nga prokuroria letër porositë për ndikimin rus, financimin rus të Bashës në vitin 2017, jam i sigurt që letërporositë kanë ardhur. Por nuk po flasim sepse kur heton prokuroria politika hesht“, tha Balla. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta letërporosi nga shba dhe skocia lobimi rus protesta e opozites taulant balla ilir meta letërporosi nga shba dhe skocia lobimi rus protesta e opozites taulant balla

Sondazh

Poll
Politike 5 Mars 2019, 13:43

Protesta e opozitës përmes fotove (5 mars 2019)

Opozita e bashkuar PD dhe LSI bashkë me aleatët ka protestuar sot për 4 orë para Parlamentit. Mijëra qytetarë të nisur nga rrethet iu bashkuan një proteste të q...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet