LIVE UPDATES
Politike

‘Ishte agjent i shërbimeve të huaja’/ Rama kundër Auron Tares, mbron shkrimtarin Martin Camaj: S’e lanë të prehej i q

28 Gusht 2020, 16:46 Nga DOSJA
‘Ishte agjent i shërbimeve të huaja’/ Rama kundër

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama ka “shpërthyer” në akuza ndaj studiuesit Auron Tare, i cili publikoi disa dokumente në të cilat pretendohes se shkrimtarët Martin Camaj dhe Ernest Koliqi ishin agjentë të huaj. Në 95 vjetorin e tij të lindjes, Rama ka folur me superlativa për shkrimtarin Camaj, duke e cilësuar studiuesin Tare si një “shpifës”, ndërsa vlerësoi punën e bërë me hapjen e dosjeve të Komunizimit. Më tej, Rama citoi edhe disa prej vargjeve të shkrimtarit, për të provuar se ai nuk ka punuar për asnjë agjenturë, duke vlerësuar krijimtarinë e tij. 

“Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët. Për këtë arsye, besoj se kjo që bëhet sot është përtej detyrës së autoritetit të dosjeve. Ai mbase na sheh nga lart dhe na buzëqesh. Sot jam shumë i lumtur që pas kaq shumë vitesh, kur si mallkim e ka ndjekur hija e persutorëve me mashat e mllefit që ka mediokriteti. Arrijmë që të bëhet dritë, ose u arrit që të bëjmë dritë se i takon Autoritetit të Dosjeve,”-u shpreh Rama ndër të tjera. 

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Do të isha këtu edhe po të mos isha kryeministër, sepse Martin Camajn e kam njohur, fatkeqësisht jo sy për sy, por kemi pasur një kontakt të vazhdueshëm së bashku dhe jemi njohur me zë. Kam pas nderin që ta përcjell në banesën e fundit, në atë ditë kur u nda nga të gjithë ata që e shoqëruan në dëborë. Si kryeministër vij me kënaqësi për t’i shprehur konsideratën Autoritetit të Dosjes për punën aspak të lehtë, por të madhe që ka bërë dhe për ta inkurajuar që të vazhdojë punën, si dhe të dalë më shumë nga suaza e vet, për t’i përcjellë më shumë publikut fjalë si ato të që tha drejtuesja e këtij institucioni. Është një kënaqësi për mua të marr pjesë në një varrim të shpifjeve dhe akuzave që Martin Camaj mori jo nga ata që i privuan atdheun, por nga ata që nuk e lanë as në botën tjetër të qetë. Njerëzit që janë askush kërkojnë të bëhen dikush duke guxuar që të prekin deri aty ku gjenden dikushët që De Rada thoshte “engjëjt që e bëjnë gostinë më vete dhe prishja e këtij rendi dhe përpjekja e shfrenuar e një luzme pseudosh që duke shfrytëzuar të gjitha parametrat dhe kushtet që ka krijuar kjo kohë e re për të hyrë në gostinë e tyre me dhunë dhe për të zëvendësuar engjëjt me djajtë, është e frikshme, por meriton të luftohet pa u dorëzuar. Për këtë arsye, besoj se kjo që bëhet sot është përtej detyrës së autoritetit të dosjeve. Ai mbase na sheh nga lart dhe na buzëqesh. Ai ishte i fundit trashëgimtar i denjë i rilindësve shqiptar, është në tryezën epërme ku kanë zënë vend në krenarët e letërsisë. Të turreshin ndaj një njeriu që në jetën e tij jo thjesht shkruajti në një mënyrë që zuri vendin te krenajat e letërsisë, por mishëroi sfilitjen fizike, shpirtërore të asaj që ishte persekutimi komunist. Camajn nuk e lanë të prehej i qetë as në botën tjetër. Ai mishëroi persekutimin komunist. Ai ishte mik shumë i afërt me Gjelosh Gjokajn. Camaj zbriti në Shkodër nga malet e Temalit. Shkollimi iu ndërpre në vitin 1946, regjimi i ndaloi vazhdimin e kolegjit. Në funksion të shënjestrimit të atyre që fëmijë, gjë që ne kur na erdhi radha e njohëm si “njollë në biografi”. Pjesë e këtij mikroozmosi ishte dhe Arshi Pipaj. Ishte dhe ky i arratisur. Ai thotë që Camaj ishte tipiku i intelektualit. E braktisi atdheun, dhe kur nuk është më i ri e kupton që e ka të pamundur të lëshojë rrënjë në dheun e ri. Sepse e përndjek malli për atdheun e tij. Nëse do të ishte zog, do të ishte shtegtar, i panënshtruar nga moti i keq dhe në kërkim të një vendi të ngrohtë që nuk e gjeti dot asnjëherë, por që e kërkoi nëpërmjet gjuhës shqipe në librat e tij. Në vend që të përkthenin në shpifje, ato që kanë marrë nga dosja e survejimit, të çkodonin mesazhet e Martin Camajt kur thotë “refuzoj gjuhën e gjarprit”. Është piskamë e dikujt që nuk e ka pirë kupën e helmit. Dhe mund të kishte bërë një pakt, që shumëkush e ka argumentuar si pakt të pashmangshëm. Nuk e ka bërë. Sot jam shumë i lumtur që pas kaq shumë vitesh, kur si mallkim e ka ndjekur hija e persutorëve me mashat e mllefit që ka mediokriteti. Arrijmë që të bëhet dritë, ose u arrit që të bëjmë dritë se i takon Autoritetit të Dosjeve. Kam qënë i terrrorizuar nga ideja se fatin e Camajt në publik për shkak të këtyre shkuartbiqëve të pashërueshëm që shet sallam e kikirkë, mund të pësojë kleri katolik i Shqipërisë. Duket si plan po nuk është ashtu. Debati për Martin Camajt, do ishte i destinuar që të bëhej si pseudo debati i detit. Është njësoj si ata që unë them nuk ka negociata, ata thonë bëj transparencë. Duke qenë se populli shqiptar e ka përcaktuar se kur gënjeshtra ka mbaruar xhiron e botës, e vërteta nuk i ka ngritur pantallonat. në këtë fushë kur mungon një autoritet, një burim i respektuar informacioni, shpifja, gënjeshtra, demaskimi, plus për faktin se prirja kombëtare për të besuar të keqen, të shpifje dhe pa këtë autoritet nuk do të dihej që dosja e survejimi është diçka tjetër nga dosja e bashkëpunimit. Martin Camaj e të tjerë kanë dosje, por që janë njësoj si kartelat tona mjekësore. Kartela ekstra e njerëzve të lindur me njollë, sipas asaj kohe, ishte për të gjithë dhe mbushej, siç e tregojnë dosjet, me të dhëna të vazhdueshme dhe bënte që kur vinte dita që fëmija të shkonte në shkollë, dikush që nuk kishte lidhje me dosjen, informohej që ky fëmijë nuk mund të shkohej në shkollë. Nuk do dihej as arsyeja e arratisjes së tij, Camaj për të mos cuar në burg dy shok të tij që i kërkonte Sigurimi, i informoi dhe iu dha shansin që të arratiseshin. Është e shkruar në dosje. 

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar artin e shkrimtarit Martin Camaj, duke vërshuar një lumë akuzash ndaj studiuesit Auron Tare, i cili publikoi disa dokumente që pretendonin se ai ishte agjent i huaj. Rama i cilësoi si gënjeshtra duke hequr një paralele me “zhumën” që po bëhet për zgjerimin e Greqisë në detin Jon.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 95-vjetori i martin camajt auron tare edi rama martin camaj rama sulmon auron taren studimi i auron tares 95-vjetori i martin camajt auron tare edi rama martin camaj rama sulmon auron taren studimi i auron tares

Sondazh

Poll
Politike 28 Gusht 2020, 16:05

TIRANË- Vazhdojnë replikat me Twitter. Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sërish përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha duke e pyetur sërish për negociatat m...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj