LIVE UPDATES
Politike

Debati për zgjerimin e Greqisë me 12 milje, Meçollari: Ne trembemi tani, por ata s’u trembën kur u zgjeruam dhe nuk shkuam

28 Gusht 2020, 15:33 Nga DOSJA
Debati për zgjerimin e Greqisë me 12 milje, Meçollari: Ne

TIRANË– Artur Meçollari, ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare që u shkarkua së fundmi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit grek se Athina do të zgjerohet me 12 milje në Jon. Duke qenë se Meçollari është pjesë e grupit të punës që po negocion çështjet e vjetra mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku në fokus është zgjerimi i Greqisë më 12 milje, shprehet se kjo gjë po bëhet sipas nenit nenin 15 te UNCLOS 1982.

Lidhur me reagimet në rrjet mes maxhorancës dhe opozitës, Meçollari shkruan se ne trembemi se me zgjerimin e detit teritorial te Greqise ne 12 milje detare ujrat greke vijne deri ne Himare, por greket nuk tremben që ne e kemi detin territorial 12 milje detare dhe nuk kemi vajtur në Korfuz.

“Nje interpretim per zgjerimin e detit territorial te Greqise dhe nenin 15 te UNCLOS 1982. Ne trembemi se me zgjerimin e detit teritorial te Greqise ne 12 milje detare ujrat greke vijne deri ne Himare. Po greket pse nuk tremben qe ne e kemi detin territorial 12 milje detare dhe nuk kemi vajtur ne Korfuz? Cili eshte kuptimi i nenit 15.

1) zgjerimi i detit territorial nuk mund te shtrihet pertej vijes delimituese dhe jo nuk mund te zgjerohen nga shteti bregdetar nese nuk ka nje vije delimituese. Shprehja “pervec rastit kur ka nje marreveshje midis tyre”, ka kuptimin qe deti territorial mund te shtrihet pertej vijes delimituese nese shteti fqinje ta lejon nje gje te tille me marreveshje. Pra te jep det territorial nga deti i tij me marreveshje.

Le te marrim rastin konkret. Ne vitin 2008, Shqiperia shfuqizoj gjeresine e detit territorial 12 milje, e cila nenkupton ZERO, nese nuk e ke te deklaruar. Ne vitin 2012 rikthyem me ligj gjeresine e detit territotial 12 milje detare, por nuk i morrem asgje Greqise, pasi zgjerimi i detit territorial behet brenda vijes delimituese ne drejtim te detit nderkombetar. Mire ne qe shqetesohemi se Greqia do na vij ne Himare po e zgjeruan detin 12 milje detare, po greket pse nuk shqetesohen se ne kemi shkuar ne Korfuz pasi e kemi 12 milje detare?

UNCLOS 1982, Neni 15. Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur. Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy Shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve. Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme,”- shkruan Meçollari.

Debati për detin është rindezur prej 3 ditësh në Shqipëri, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe ajo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artir mecollari greqia merr 12 milje nga deti jon artir mecollari greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet