LIVE UPDATES
Bota

Ishte donatori më i madh për OBSH. Zbulohet arsyeja pse SHBA ndalon fondet

15 Prill 2020, 17:14 Nga DOSJA
Ishte donatori më i madh për OBSH. Zbulohet arsyeja pse SHBA ndalon

SHBA- Presidenti i Amerikës Donald Trump habiti udhëheqësit botërorë dhe ekspertët e shëndetit kur bëri  njoftimin se po ndalte fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit, në mes të pandemisë globale të Covid-19. Ai fillimisht kërcënoi se do ta bënte këtë gjë javën e kaluar, duke akuzuar OBSH për keqmenaxhimin e  situatës dhe se nuk po vepronte  në mënyrën e duhur.

Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në një deklaratë , e përshkroi pandeminë si një rast i paparë duke shtuar se do të nxirren mësime nëse do përballemi me një situatë të tillë në të ardhmen.

Por çfarë roli ka luajtur OBSH në pandeminë e koronavirusit dhe sa jetik është fondi i SHBA për të?

OBSH është një agjenci e OKB e themeluar në vitin 1948, vetëm disa vjet pasi u formua vetë OKB-ja. Agjensia u krijua për të koordinuar politikën ndërkombëtare shëndetësore, veçanërisht në lidhje me sëmundjet infektive.

Organizata përbëhet  nga 194 shtete anëtare. Çdo anëtar zgjedh një delegacion të përbërë nga ekspertë dhe udhëheqës shëndetësorë për të përfaqësuar vendin në Asamblenë Botërore të Shëndetit.

Shtetet anëtare kontrollojnë drejtpërdrejtë udhëheqjen dhe drejtimin e organizatës  ndërsa kuvendi emëron drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, cakton axhendën dhe përparësitë e tij, rishikon dhe miraton buxhetet.

Në 70 vitet që nga themelimi, OBSH ka pasur pjesën e saj të sukseseve dhe kohët e fundit, ajo po i ndihmon vendet të luftojnë shpërthimin e etheve tropikale në Azinë Jugore dhe Juglindore, duke siguruar klinikat locale me të gjitha pajisjet e nevojshme. Por OBSH gjithashtu është përballur me kritika si të qënit tepër burokratik, i politizuar dhe i varur nga disa donatorë të mëdhenj.

Ku i merr paratë OBSH?

OBSH financohet nga disa burime: organizata ndërkombëtare, donatorë privatë, shtetet anëtare dhe organizata e saj OKB. Secili shtet anëtar është i detyruar të paguajë detyrimet për të qenë pjesë e organizatës këto quhen “kontribute të vlerësuara” dhe llogariten në lidhje me pasurinë dhe popullsinë e secilit vend. Këto taksa përbëjnë vetëm një të katërtën e financimit të përgjithshëm të OBSH-së.

Nga të gjitha vendet, SHBA është deri tani dhuruesi më i madh, ku vetëm gjatë vitit 2018 deri në 2019, ajo dha 893 milion dollarë. Nga kjo shumë  237 milion dollarë ishin detyrimet e kërkuara të anëtarësimit, dhe 656 milion dollarë ishin në formën e dhurimeve.

Vendi tjetër anëtar me kontributet më të madh  është Mbretëria e Bashkuar, e cila pagoi 434.8 milion dollarë në taksa dhe donacione gjatë asaj periudhe të njëjtë kohore, e ndjekur nga Gjermania dhe Japonia. Kina kontriboi afro 86 milion dollarë kontribute të vlerësuara dhe vullnetare në atë periudhë.

Pse ka rëndësi kjo?

Kritikët prej kohësh pohojnë se shtetet anëtare kanë nivele të ndryshme ndikimi në OBSH për shkak të aftësive të tyre politike dhe financiare. Ata kanë vënë në dyshim nëse OBSH është mjaftueshëm e pavarur, duke pasur parasysh pasurinë dhe fuqinë në rritje të Kinës. Ndërkohë Trump dhe administrata e tij aluduan për rritjen e supozuar të kinezëve në lidhje me pandeminë.

“Sikur OBSH të kishte bërë punën e saj për të futur ekspertë mjekësorë në Kinë për të vlerësuar në mënyrë objektive situatën në terren dhe për të vënë në dukje mungesën e transparencës së Kinës, shpërthimi mund të ishte përmbajtur në burimin e tij me shumë pak vdekje“, tha Trump.

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ishte më i paqartë, duke pretenduar se OBSH “nuk pranoi ta quante këtë një pandemi për një kohë jashtëzakonisht të gjatë sepse Partia Komuniste Kineze nuk dëshironte që të ndodhte.” OBSH u është përgjigjur këtyre akuzave duke i nxitur vendet anëtare të mos politizojnë pandeminë. “Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të bashkohen dhe të luftojnë këtë armik të rrezikshëm,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë javën e kaluar.

Burimi: CNN

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne bote obsh donald trump koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj