LIVE UPDATES
Bota

Izrael – Iran: Çtensionim apo qetësi para stuhisë?

11 Janar 2020, 14:52 Nga DOSJA
Izrael – Iran: Çtensionim apo qetësi para stuhisë?

IZRAEL-Fjalët e kryeministrit të Izraelit ishin të qarta. Vendi i tij do të kundërgodasë fort, në rast se sulmohet nga Irani. “Shteti i Izraelit është spirancë e qendrueshme në ujërat e trazuara të Lindjes së Mesme”, tha Benjamin Netanjahu të mërkurën (08.01)në kuadër të një konference në Jeruzalem. “Ne jemi të vendosur përballë atyre që duan të na shkatërrojnë. Kushdo, që përpiqet të na sulmojë ne, do të përjetojë një kundërgoditje të fuqishme.”

Soleimani, komandanti i njësive iraniane al-Kuds, që u vra nga një sulm i SHBA-së, është përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, deklaroi Netanjahu më tej. “Ai ka destabilizuar shumë vende. Dekada me radhë ai ka ngjallur frikë, mjerim e shqetësime dhe planifikonte edhe më keq.” Presidenti i SHBA-së Trump duhet të përgëzohet për veprimin e tij të shpejtë, të vendosur e të guximshëm, tha Netanjahu. “Atë që unë e kam thënë hapur ditët e fundit, e mendojnë shumë kryetarë shtetesh e qeverish në Lindjen e Mesme.”

Të mërkurën kabineti i sigurisë në Izrael zhvilloi një mbledhje që zgjati pesë orë, për t’u konsultuar për situatën aktuale.

Konsensus në Izrael

Deklarata e Netanjahut pasqyron mendimin e shumicës së qytetarëve në Izrael, thotë Alexander Brakel, drejtues i zyrës së fondacionit Konrad-Adenauer në Jeruzalem. “Në Izrael mbizotëron konsensusi përtej kufijve partiakë, se ndaj Iranit duhet përdorur një gjuhë mjaft robuste. Lëshimet ndaj Iranit sipas shumicës së qytetarëve as nuk janë të përshtatshme dhe as nuk i shërbejnë qëllimit. Ndaj si politikanët e mazhorancës edhe ata të opozitës e kanë përshëndetur këtë goditje.”

Miratimi me shumicë të madhe në Izrael i këtij veprimi ka të bëjë me faktin, që Soleimani dhe shefi i “njësive të mobilizimit popullor”, Abu Mahdi al-Muhandis gjithashtu i vrarë, konsiderohen si përgjegjës për sulmet ndaj Izraelit. “Që nga maji, Irani ka sulmuar jo vetëm SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite dhe çisternat e naftës në rajon”, thuhet në një analizë të Jerusalem Post. “Irani sulmoi me raketa Izraelin në janar, në shtator dhe në nëntor 2019.”

Opcionet e Iranit

Irani mund ta atakonte Izraelin në mënyra të ndryshme. Një studim i “International Crisis Group” i rendit reagimet e mundshme të Iranit pas vrasjes së Soleimanis. Si mjaft të rrezikuar konsiderohen jo vetëm Izraeli, por edhe Iraku. Në këto territore mund të zhvillohet një luftë e tërthortë. Edhe diku tjetër mund të godasë Irani: Përmes ngushticës së Hormusit duke vështirësuar qarkullimin e anijeve dhe transportet e naftës. Por edhe Izraeli mund të preket nga konflikti: “Në Siri loja si macja me miun mes Iranit dhe Izraelit mund të dalë jashtë kontrollit dhe ta shfuqizojë gjendjen e gadishmërisë reciproke mes Izraelit dhe Hisbollahut, që që prej vitit 2006 mban në qetësi kufirin mes Izraelit dhe Libanit.”

Revista “National Interest” përmend edhe skenarë të tjerë të mundshëm. Milicët aleatë të Iranit nga Rripi i Gazës mund të sulmojnë Izraelin. Po ashtu mund të mendohet edhe një goditje nga Libani prej Hisbollahut, ose një sulm nga toka siriane prej milicëve aleatë të Iranit atje. “Këto forca mund të cënojnë edhe trupat dhe vendbanimet në kodrat e Golanit.”

Të gjitha këto aksione do të kishin për Iranin avantazhe të dyfishta: Së pari do të ofronin shansin, për të prekur një aleat të ngushtë të SHBA-së. “Së dyti me ndihmën e aleatëve të Iranit në Liban, në Siri dhe në Rripin e Gazës do të ishte një lojë e lehtë për ta atakuar Izraelin, pa i involvuar direkt forcat iraniane dhe tokën iraniane.”

Izraeli mbështetet tek vendosmëria ushtarake

Pavarësisht rreziqeve të tilla jeta e përditshme në Izrael rrjedh si zakonisht, thotë Alexander Brakel. “Kufizimi më i madh për opinionin ishte bllokimi me orë të tëra i një zone për ski në kodrat e Golanit, relativisht afër kufirit me Sirinë.” Në disa pika kontrolli kufitar në territoret autonome palestineze janë kryer kontrolle të përforcuara. “Por në përgjithësi vendi ndodhet në gjendje në normale.”

Se çfarë hapash do të vendosë të ndërmarrë regjimi në Teheran, është e vështirë të parashikohet. Por sido që të të jenë sulmet e mundshme të Iranit me milicët aleatë, thotë Brakel: Sulmuesit potencialë duhet ta kenë të qartë, se përgjigja izraelite ndaj goditjes do të ishte masive. “Në Izrael ekziston mendimi, se Iranit i duhet kundërvënë ashpër dhe me vendosmëri. Vetëm kështu ai mund të tërhiqet prej sulmeve.”

Marrë nga Deutche Welle

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota benjamin netanjahu izrael iran benjamin netanjahu izrael iran


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj