LIVE UPDATES
Bota

Turkish Stream: Një gazsjellës me forcë simbolike

10 Janar 2020, 13:58 Nga DOSJA
Turkish Stream: Një gazsjellës me forcë simbolike

TURQI– Ekonomia dhe popullsia turke po rriten me shpejtësi të madhe – dhe bashkë me to edhe kërkesa për energji. Turqia e merr gazin kryesisht nga Rusia. Deri më tani atë e sillte në Turqi nëpërmjet Detit të Zi me anë të gazsjellësit “Blue Stream”. Gjatë viteve të fundit, ky gazsjellës është zgjeruar dhe tani e tutje quhet Turkish Stream: Dy tuba të rinj do ta furnizojnë tani vendin e etur për energji me gati 16 miliardë metra kubikë gaz në vit – kjo pothuajse do t’i dyfishojë kapacitetet.

Të mërkurën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, e përuruan gazsjellësin e ri me një ceremoni në Stamboll. Një pjesë e madhe e furnizimeve të gazit ka për destinacion tregun turk – një degë e tij është paraparë të furnizojë edhe vendet e BE-së me gaz natyror. “Gazsjellësi do ta përmirësojë sigurinë energjetike në të gjthë Evropën”, tha Putini në Stamboll.

Në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov. Dega evropiane e gazjellësit do të kalojë nëpërmjet Bullgarisë me destinacion Evropën Jugore dhe Juglindore. Gazi do të kalojë nga Bullgaria e Serbia, nëpërmjet gazsjellësit Balkan Stream, për të vazhduar më tej, në rast nevoje, në Sllovaki, Hungari ose dhe Austri. Borissow tha se punimet për pjesën bullgare të Balkan Stream-it do të përfundojnë qysh në maj të vitit 2020.

Boshti Moskë-Ankara është duke u formësuar

Turqia kërkon kësisoj edhe që të përfitojë nga gjeopozita e saj e ekspozuar mes Lindjes dhe Perëndimit dhe të bëhet një qendër e rëndësishme e energjisë. Ndërsa për Moskën, gazjellësi është një rrugë alternative shtesë për të sjellë  gazin në Evropë, duke mos përdorur Ukrainën.

Partneriteti dypalësh midis Moskës dhe Ankarasë po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. “Unë jam i bindur se Rusia dhe Turqia do të realizojnë shumë projekte të tjera në të ardhmen”, tha Erdogani. Ai foli për një bashkëpunim win/win, pra ku do të ketë vetëm përfitues. “Nuk kemi lejuar që mosmarrëveshjet e së kaluarës të na bllokojnë interesat tona të përbashkëta”, tha Erdogani, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet aktuale mes dy vendeve.

Thirrje për armëpushim në Libi. 

Libia dhe Siria janë dy nga fushat ku dy liderët rajonalë kanë konflikte interesash. Më 9 tetor, Turqia filloi një operacion për zbrapsjen e milicisë kurde nga kufiri turk. Në fund të tetorit, Putini dhe Erdogan ranë në ujdi në Soçi dhe i përfunduan luftimet. Në atë kohë, Ankarasë iu dha leja për të ngritur një zonë sigurie në veri të Sirisë.

Ndërsa në rastin e Libisë, qeveria turke mban anën e qeverisë së kryeministrit Fajis al-Sarradsch, i cili njihet  ndërkombëtarisht dhe i dërgoi këtij trupa përforcuese. Moska mbështet gjeneralin, Chalifa Haftar, i cili me  Ushtrinë e tij Kombëtare të Libisë (LNA) po përpiqet të marrë në dorë Tripolin. Që Turqia dërgon trupa në Libi, këtë Moska e sheh me dyshim. “Ankarasë i është thënë tashmë, se ushtarët turq nuk duhet të luftojnë kundër milicisë së gjeneralit Haftar”, thuhet nga qarqet diplomatike ruse. Në Stamboll dy krerët e shteteve u bënë thirrje palëve për armëpushim.

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota libi presidenti turk erdogan stamboll vladimir putin libi presidenti turk erdogan stamboll vladimir putin

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen