"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
‘Jam me fat që jam gjallë’, kujdestari i qenushëve të Lady Gaga flet pas sulmit që pësoi një javë më parë
2 Mars 2021, 12:55Nga DOSJA
SHBA– Gati një javë pasi u qëllua me një plumb gjatë shëtitjes që po bënte me 3 bulldogët e Lady Gagës, kujdestari i tyre, Rayn Fischer ka folur për herë të parë.
Fischer i cili ndodhet i shtruar në spital ka reaguar rreth sulmit që pësoi kur dy të panjohur tentuan të rrëmbenin tre bulldogët që ai kishte nxjerrë në një shëtitje.
Sipas BBC, ata arritën të merrnin dy bulldogë të Lady Gaga, Koji dhe Gustav. Një bulldog i tretë, Mis Azia, arriti të shpëtonte. Fischer tha se ajo ishte engjëlli i tij mbrojtës.
“4 ditë më parë, ndërsa një makinë u largua dhe gjaku derdhej nga plaga ime, një engjëll u zhyt dhe u shtri pranë meje. Britmat e mia në panik u qetësuan ndërsa shikoja Azian, edhe pse gjaku që grumbullohej përreth trupit të saj të vogël ishte i imi, “– shkroi ai.
Në një postim në Instagram ai nuk harroi të falenderonte dhe këngëtaren për mbështetjen e dhënë ndaj tij dhe familjes së tij.
Dy bulldogët u dorëzuan në polici të Premten e kaluar nga një grua e cila mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, policia ende nuk ka dhënë të dhëna mbi agresorët dhe sesi gruaja arriti të gjente dhe dorëzonte qenushët.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI-Turqia ditën e sotme ka lehtësuar masat izoluese, duke rihapur restorantet dhe shkollat. Sipas TheGaurdian, pronarët e bareve dhe restoranteve kishin kërk...
MAL I ZI– Qeveria malazeze të Hënën shkarkoi oficerin e lartë të policisë, Zoran Lazovic për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me grupe të krimit të organ...
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ditën e sotme ka nisur numri i votave më postë.Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga z...
KOSOVË-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ditën e djeshme është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja,...
ITALI– Italianët po tentojnë që të marrin vaksinën Sputnik në San Marino pasi vendi filloi administrimin e vaksinës ruse javën e kaluar.San Marino, i cili ndodh...
AUSTRI– Austria dhe Danimarka po shohin mundësinë e një marrëveshje me Izraelin për të marrë vaksina, pas vonesave të shumta që ka kanë patur si vende të ...
KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Uran Ismaili, nënkryetarin Memli Krasniqi dhe anëtarja e kryesisë...
ITALI– Karabinierët arrestuan 4 persona, një me origjinë italiane dhe tre me origjinë shqiptare, dhe sekuestruan një vilë të përdorur për kultivimin e kanabisit...
KOSOVË-Procesi i numrit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të veçanta ka përfunduar. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar n...