"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Përfundon numërimi i votave me kusht dhe personave me aftësi të veçanta, fillon procesi për ato të diasporës, LVV-ja kry
2 Mars 2021, 10:57Nga DOSJA
KOSOVË-Procesi i numrit të votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të veçanta ka përfunduar. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Vladimir Elezi, i cili ka thënë që tashmë ka filluar dhe procesi i numrit të votave të diasporës.
Ndërkohë, nga rezultati i dalë deri më tani Lëvizja Vetëvendosje ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga gjithsej 29 mijë 490. Sakaq, Elezi ka thënë se janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime të cilat do të numërohen në QNR.
“Numërimi i votave me kusht, i atyre me postë dhe përfundimi i disa procedurave tjera në QNR, shënojnë fazën përfundimtare para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mund të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt. Po punojmë maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, ka thënë ai.
Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera. Ndërkohë nga votat me kusht dhe të personave me aftësi ndryshe LVV-ja ka kryesuar, duke marrë 14 mijë e 939 vota nga 29 mijë e 490 që janë gjithsej.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË- Ekspertët e shëndetit në Kinë thonë se vendi i tyre po mbetet pas në vaksinimin ndaj koronavirusit sepse e ka nën kontrolpërhapjen, por planifikon të...
MIANMAR– Policia e Mianmarit ka qëlluar me granata për të shpërndarë protestuesit në qytetin e Yangon, thanë dëshmitarët, ndërsa ministrat e jashtëm të ve...
KOSOVË-Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian Mirosalav Lajçaku. Me anë të një postimi në Facebook, ...
SHBA– Shkëputja e një ajbergu të madh që ka sipërfaqen sa e gjithë Britania, ka tërhequr vëmendjen e aktorit hollivudian Leonardo Di Caprio.Në një postim në Fac...
GREQI-Një protestë është zhvilluar ditën e djeshme në Selanik, si kundërshtim për shtimin e mast kundër Covid-19. Protesta ka nisur me një thirrje në internet d...
SHBA- Një peizazh marokenë i pikturuar nga Winston Churchill dhe në pronësi të Angelina Jolie u shit në ankand të hënën për më shumë se 11.5 milion dollarë, duk...
FRANCË– Qeveria franceze thotë se njerëzit e moshuar të cilët kanë sëmundje bashkë-shoqëruese tani mund të marrin vaksinën AstraZeneca Covid-19, duke...
KOSOVË-I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, po zhvillon takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver H...
FRANCË– Ish-presidenti francez Nicola Sarkozy u dënua dje nga një gjykatë franceze me 3 vite burg mbi akuzat për korrupsion, ku dy vite u pezulluan dhe 1 v...
KOSOVË-I dërguari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak po zhvillon takim me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti.Sipas Gazeta Express, takimi do të...