Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës. Para trupës gjykuese dolën të arrestuarit; Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tij Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre i ngushtë Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Ndërkohë në kërkim janë edhe 10 të tjerë, por dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.
Të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Gjatë seancës së sotme ata i kanë mohuar akuzat duke u shprehur se resortin e mbanin të mbyllur prej tërmetit dhe se nuk e dinin se kush mund të kishte hyrë brenda. Leonard Hajri, gjithashtu mohoi pjesëmarrjen në krim duke pretenduar se në Shqipëri nuk merrej me asgjë pasi jetonte ne Itali. Jashtë ambienteve të Gjykatës, avokati i tyre Arbër Hoxha u shpreh se edhe ai e kishte parë videon ku pretendohej se të akuzuarit fusnin në një furgon trupin e pajetë të 49-vjeçarit Prenga. Sipas tij, pamjet janë bardhezi dhe të paqarta për të përcaktuar se janë klientët e tij.
Ata mendohet se kanë marrë peng 49-vjeçarin Prenga nga qyteti i Kamzës dhe menjëherë janë nisur për tek resort “Golden” në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit. Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk u dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Burime bëjnë me dije se Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur.
Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.
Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.
Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit e kenë nxjerrur të pajetë trupin e Jan Prengës dhe e kanë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHIKAJ- Familjarët e Jak Prengës, që u mor preng dhe më pas u vra nga tre grupe kriminale kanë vendosur të flasin. Ata shprehen se nuk kanë ditur asgjë për rrëm...
TIRANË– Një 43-vjeçar është arrestuar pasi ka hyrë me armë zjarri në një lokal dhe ka kërcënuar qiradhënësen e lokalit.Ngjarja ka ndodhur në n...
Tiranë- Bashkia Tiranë ka reaguar për shembjen e banesës në zonën e “Medresesë”. Në reagimin e Bashkisë theksohet se banorët do të trajtohen me bonus qeraje.“Ba...
TIRANË- Philip Morris, një kompani ndërkombëtare që udhëhiqet nga novacioni, është gjithnjë pranë të rinjve duke u ofruar atyre mundësi internship-i si dhe...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku është zyrtarizuar prokurorja Doloreza Musabelliu si anëtarja me e re e SPAK....
Tiranë- Në zonën e Medresesë në Tiranë vijojnë tensionet mes banorëve dhe Policisë, pasi aty sot do të prishet një ndërtesë. Pak minuta më parë janë shoqëruar n...
TIRANË- 40 kandidatë, mes tyre vetëm 7 gra kanë aplikuar për të qenë pjesë e garës për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Lista me gjithë emrat e kandida...
Tiranë- Ditën e sotme në zonën e “Medresesë” në Tiranë pasi tensione pasi IKMT-ja nisi shembjen e një ndërtese. Banorët kundërshtuan këtë vendim dhe ata u përpl...
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ermal Zallën dhe Edmir Albrahimin, përkatësisht 24 dhe 29-vjeç, pasi dy ditë më parë u kapën me armë zjarri ...
SARANDË- Detaje te reja nga plagosja me armë e regjistruar mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 në fshatin Kopaçëz, Bashkia Delvinë. Burime zyrtare ...