LIVE UPDATES
Aktualitet

Zbardhet plagosja në Sarandë/ I moshuari dyshonte se 48-vjeçari i kishte vrarë djalin, mori kallashnikovin dhe kreu hakmarrj

31 Janar 2020, 08:19 Nga DOSJA
Zbardhet plagosja në Sarandë/ I moshuari dyshonte se 48-vjeçari

SARANDË- Detaje te reja nga plagosja me armë e regjistruar mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 në fshatin Kopaçëz, Bashkia Delvinë. Burime zyrtare nga Policia thanë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa shtetasi Kadri Nora, 73 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Martin Doda, 48 vjeç, nga Mirdita. Ky i fundit mësohet se prej 12 vitesh ishte banor në fshatin Kopaçëz. Menjëherë pas ngjarjes, 48-vjeçari është transportuar për në Spitalin e Sarandës, nga ku mori ndihmën e parë mjekësore, por më pas u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë një mjekim më të specializuar.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku falë veprimeve të shpejta e profesionale kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Kadri Nora, 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip kallashnikov që ka kryer plagosjen. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Vrasje me dashje e mbetur në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë Sarandë.

NGJARJA

Sipas burimeve të gazetës “Panorama”, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, për një ngjarje tjetër të ndodhur në vitin 2005. Mësohet se më datë 8 shtator të atij viti, në vendin e quajtur “Pigadhe”, Kopaçëz, është gjetur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi Eduard Nora, 35 vjeç. Atë kohë, i plagosuri është transportuar rreth 1 kilometër drejt një stani, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe në pritje të asistencës policore dhe spitalore nga Saranda dhe Delvina, ka ndërruar jetë. Ekspertiza mjeko-ligjore e atij viti zbuloi se ai ishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, poshtë gjurit. Ngjarja u hetua edhe si vrasje, edhe si vetëvrasje, por nuk u arrit të gjendej as arma e as gëzhoja në vendin e ngjarjes. Kjo ngjarje atëherë u dyshua se ndodhi për parcelat e kanabisit në zonë, por që nuk u zbulua.

Policia e Delvinës nuk e zbardhi dot ngjarjen, duke e lënë pa autor dhe pa një motiv. Dhe ditën e djeshme, i ati i 35-vjeçarit plagos një person. Zanafillë e ngjarjes dyshohet konflikti lidhur me ngjarjen e pesë viteve të kaluara. Vendi ku ndodhi krimi atë kohë, pra “Pigadhe” në Kopaçëz, përdorej më së shumti për kultivim kanabisi. Autorit të ngjarjes së djeshme në fshatin Kopaçëz, Kadri Nora, mësohet se i kanë vdekur pesë djem. 4 dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe një që ia vranë në vitin 2005. Gjithashtu, mësohet se mes shtetasit Kadri Nora ka pasur debate ndër vite me të plagosurin Martin Doda, të cilin ai e ka akuzuar gjithmonë për vdekjen e të birit. Martin Doda dhe Eduard Nora punonin si barinj në të njëjtin vend kur ka ndodhur ngjarja.

(Marrë nga Panorama)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne delvine plagoset 48-vjeçari ne delvine plagosje ne delvine perplasje me arme ne delvine plagoset 48-vjeçari ne delvine plagosje ne delvine

Sondazh

Poll
Aktualitet 31 Janar 2020, 07:43

FRANCË- E dashura e Izet Haxhisë, duket se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me ish-truprojën e Sali Berishës që tashmë ndodhet në burg në Shqipë...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen