LIVE UPDATES
Bota

“Joe Biden i ka hapur kufirinin emigracionit të paligjshëm”, shtimi i emgrantëve në kufi rindez debate në Uashi

16 Mars 2021, 07:06 Nga DOSJA
“Joe Biden i ka hapur kufirinin emigracionit të

SHBA– Mijëra fëmijë të pashoqëruar që kalojnë kufirin nga Meksika për në Shtetet e Bashkuara kanë bërë që në Uashington të rihapet debati për imigracionin, i cili po përplas republikanët dhe demokratët se kush është fajtor për atë që të dyja palët e përshkruajnë si krizë.

Udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy kryesoi të hënën një grup ligjvënësish republikanë për në zonën e kufirit, duke dënuar politikat e Presidentit demokrat Joe Biden, që ai tha se ia kanë hapur plotësisht kufirin imigracionit të paligjshëm.

Siguria e vendit dhe e kufirit tonë është para së gjithash përgjegjësi e presidentit tonë,” u tha zoti McCarthy gazetarëve në El Paso të Teksasit, në kufirin me Meksikën. “Nuk duhej të ndodhte. Kjo krizë është krijuar nga politikat presidenciale të kësaj administrate të re. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta karakterizuar atë përveçse si një krizë kufitare të Bidenit.

Me të marrë detyrën në janar, Presidenti Biden ndali ndërtimin e murit kufitar të mbështetur nga ish Presidenti Donald Trump dhe ka zbatuar ato që ai i quan janë politika më humane të imigracionit.

Administrata Biden nuk e ka quajtur krizë fluksin e migrantëve, përfshirë rreth 30,000 fëmijë të pashoqëruar vetëm në shkurt. Ajo thjesht e quan këtë një sfidë.

Por zoti Biden dhe ndihmësit e tij janë detyruar të marrin masa për të penguar mijëra emigrantë të varfër të Guatemalës, Hondurasit dhe Salvadorit, të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme përmes Meksikës për atë që ata besojnë se do të jetë një jetë më e sigurt dhe më e begatë në Shtetet e Bashkuara.

FEMA, në ndihmë

Gjatë fundjavës, Departamenti i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara tha se për 90 ditët e ardhshme, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) do të ndihmojë në trajtimin e numrit të madh të fëmijëve migrantë të pashoqëruar.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë që fëmijët e pashoqëruar t’i transferohen Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me kërkesat ligjore dhe në interesin e fëmijëve,” tha sekretari i Sigurisë së Brendshme, Alejandro Mayorkas në një deklaratë.

Fëmijët po mbahen në mjedise të improvizuara në kufi – tashmë me kapacitet 94% – para se të mund të dërgohen tek të afërmit që jetojnë tashmë në SHBA, ose në familjet e gatshme për t’u kujdesur ose për t’i birësuar ata.

Të dielën, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi u tha gazetarëve se “administrata Biden po përpiqet të rregullojë sistemin e prishur që u ishte lënë atyre nga administrata Trump.” Administrata Biden, tha ajo, “do të ketë një sistem të bazuar në parimin që të bëhet puna më e mirë e mundshme, duke e kuptuar se kjo është një krizë humanitare.”

Zoti Trump, nga ana e tij, shprehu mendimet e tij për emigracionin në Konferencën e Veprimit Politik Konservator, të mbajtur kohët e fundit, duke thënë se zoti Biden “dëshiron që e gjitha të shkojë në ferr”.

“Kur unë u largova nga detyra vetëm gjashtë javë më parë, ne kishim krijuar kufirin më të sigurt në historinë e SHBA”, tha zoti Trump, duke mos e përmendur numrin në rritje të kalimeve të paligjshme gjatë muajve të tij të fundit në detyrë.

“Administratës së re iu deshën vetëm disa javë për ta kthyer këtë arritje të paparë në një katastrofë të vetë-shkaktuar humanitare dhe të sigurisë kombëtare duke eleminuar në mënyrë të pakujdesshme kufirin tonë, masat e sigurisë, kontrollet, të gjitha gjërat që kemi vendosur”, tha ai.

McCarthy kërkon takim

Në fillim të marsit, zoti McCarthy i kërkoi Presidentit Biden një takim mbi imigracionin në kufi, duke thënë se ai ndjehej “i detyruar të shprehte shqetësim të madh për mënyrën me të cilën administrata juaj po i qaset kësaj krize, por me shpresë se ne mund të punojmë së bashku për ta zgjidhur atë”.

McCarthy tha se nuk kishte marrë përgjigje nga presidenti.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, hodhi poshtë pohimin e republikanëve se administrata e re ka miratuar politikën për “një kufi të hapur”.

“Kjo është absolutisht e pasaktë,” tha ajo javën e kaluar. “Kufiri nuk është i hapur.”

Roberta Jacobson, koordinatore e Shtëpisë së Bardhë për kufirin jugor, pranoi javën e kaluar se rritja e numrit të migrantëve mund të kishte ardhur nga besimi se do të ishte më lehtë të hyje në Shtetet e Bashkuara nën Presidentin Biden.

“Sigurisht, mendoj se ideja e një politike më humane, mund t’i ketë shtyrë njerëzit të marrin atë vendim,” u tha ajo gazetarëve. “Por mbase më e rëndësishmja është se që kjo me siguri i ka shtyrë kontrabandistët të përhapin dezinformim për atë që tani është e mundur.”

Demokratët punojnë për dy plane

Ligjvënësit në Uashington prej vitesh janë në ngërç për politikat e imigracionit. Përveç çështjes së dyndjeve të tanishme në kufi, demokratët e Dhomës së Përfaqësueve këtë javë po përpiqen të avancojnë dy pjesë të legjislacionit për imigracionin.

Njëri projekt parashikon një rrugë drejt shtetësisë për emigrantët pa dokumente që u sollën në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë dhe që nga ajo kohë kanë jetuar aty, kanë ndjekur shkollën dhe kanë punuar.

Dhoma e Përfaqësuesve po shqyrton gjithashtu një projekt ku parashikohet që një punëtor migrant në industrinë bujqësore të mund të fitojë status të përkohshëm për të qëndruar në SHBA me mundësinë përfundimtare për t’u bërë banor i përhershëm (statusi i kartës së gjelbër).

Demokratët i mbështesin fuqimisht të dy projektligjet dhe i miratuan ato në vitin 2019. Por edhe nëse ato miratohen përsëri, fati i tyre në Senatin politikisht të ndarë është i pasigurt, në rastin më të mirë.

Marrë nga VOA 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emigrantet ne shba uashington emigrantet ne shba uashington

Sondazh

Poll
Bota 16 Mars 2021, 07:00

OKB: Rreth 138 protestues të vrarë në Mianmar

MIANMAR– Së paku 138 njerëz janë vrarë në protestat kundër grushtit ushtarak në Mianmar, thanë të hënën Kombet e Bashkuara.“Shifra përfshin 38 persona që ...

Bota 15 Mars 2021, 19:48

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Sipas mediave italia, një 12-vjeçare është gjendur e vdekur në banesën e saj.Dyshohet se shkak i vdekjes ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj