Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me gra të Burrelit për problemet që përballen sot në qytetin e tyre.
Kryefjala e shqetësimeve që ato ngritën në bashkëbisedim me Bashën, ishte emigracioni i fëmijëve dhe e rinisë së Burrelit.
Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do hiqet diskriminimi ndaj grave, të cilat sipas tij, paguhen gjithmonë me pak se gjinia tjetër. Basha ju kërkoi grave pjesëmarrje në zgjedhjet e 25 prillit, ditë që sipas tij do të sjellë ndryshimin në vend.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Një nga shqetësimet kryesore dhe preokupimet kryesore për ju është famija, është më kryesori faktikisht, është fëmija. Ku është shteti në raport me familjen shqiptare? Është zhdukur nga radari. Ku do të jetë nesër me ne? Për ne familja është gurëthemeli i shoqërisë, për Partinë Demokratike, për Partinë Popullore Europiane, pjesë e të cilës jemi. Ne besojmë se familja është ambienti më i shëndetshëm për të rritur individë të suksesshëm dhe për t’i dhënë mundësinë shoqërisë të eci përpara.
Së pari, do t’i mundësojmë çifteve të reja që jo thjesht të lidhin kurorë me letra, por të kenë mundësi të blejnë një banesë. Prandaj, punësimi, pagat e mira janë qëllimi kryesorë i programit tonë, por nuk mjafton, ne do të subvencionojmë nga buxheti i shtetit 5 mijë çifte të reja çdo vit, pra, 20 mijë çifte në krye të 4 viteve do të kenë mundësinë të blejnë një banesë dhe ne do të subvencionojmë 100% interesat e kredisë, një skemë që e aplikojnë edhe vende perëndimore. Në qoftë se nuk e bëjmë këtë, atëherë Shqipëria do të vazhdojë të tkurret, ca nga emigracioni, e ca nga fakti që po bie në pikiatë lindshmëria. Shqiptarët po bëjnë më pak fëmijë se sa mbahet mend në 40 apo 50 vjet. Faktori i dytë është që edhe kur ke një vend pune, kosto e fëmijës është e papërballueshme. Ndaj, duke filluar nga muaji i parë i qeverisjes tonë, ne do të adoptojmë bonusin për fëmijët që është 30 mijë lekë të vjetra në muaj, nga momenti i lindjes deri në momentin që arrin 5 vjeç. Për fëmijët që fillojnë ciklin shkollor, po kështu do të ketë një ndihmë të veçantë. Tekstet shkollore do të jenë të paguara nga shteti dhe jo më këto rregulla të cilat faktikisht janë të pazbatueshme, por të paguara nga shteti dhe do t’i përkasin fëmijës. Nuk ka nevojë të marrësh tekste të përdorura apo të ndëshkohesh sepse ke bërë një shënim tek libri. Por jo vetëm kaq, duke filluar që nga viti ynë i parë i qeverisjes me qëllim që brenda 2 viteve të para ta shtrijmë në të gjithë territorin e vendit, ne do të përdorim një skemë e cila do të mundësojë që gruaja shqiptare të lehtësohet në një nga vështirësitë apo ankthet kryesore që ka çdo nënë, ku e kam fëmijën pasi del nga shkolla. Ne do të adoptojmë një orar të ri mësimorë, që do t’ia mundësojë familjeve që dëshirojnë që fëmijën ta mbajnë në shkollë deri në orën 4 pasdite dhe gjatë kësaj kohe, gjatë kësaj periudhe shtesë, fëmijës do t’i ofrohet një vakt i paguar, dreka pra, e paguar me paratë e buxhetit të shtetit që është një lehtësim i jashtëzakonshëm për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare, sikundër do të jepet mundësia që të mësojë një gjuhë të huaj, apo të bëjë detyrat e shtëpisë, apo të mësojë kompjuterin, apo të merret me diçka që ka lidhje me artin, me kulturën, një instrument muzikor ndoshta, apo sport. Pra, gjëja e parë që duhet të bëjmë është t’i kthejmë shkollat tona në tempuj, jo thjesht të dijes, po të edukimit në kuptimin e plotë të fjalës dhe kjo do të kërkojë investime të mëdha. Investime, të cilat do të jenë prioritare për buxhetin e qeverisë së ardhshme. Së dyti, do kërkoj që jo vetëm të nderojmë, respektojmë dhe të paguajmë në mënyrë dinjitoze arsimtarët aktualë, por na duhen dhe arsimtarë të tjerë për të mbuluar këtë orar shtesë, të edukimit fizik, artit, teknologjisë së informacionit, të gjuhëve të huaja. Pyetja është njësoj si për zotimet dhe angazhimet e tjera të planit tonë: ku do t’i gjeni paratë? Përgjigjja ime ndaj çdokujt që j’ua bën këtë pyetje është: paratë do t’i gjejmë në buxhet. Aty ku i gjejnë paratë dhe ku i ka gjetur paratë 8 vite me radhë kryeministri në ikje, për t’ju dhënë miliarda, miliarda euro oligarkëve, një grushti njerëzish që janë pasuruar më shumë se sheikët e naftës. Taksat, i kanë marrë? A i kanë rritur? A premtuan 97% të shqiptarëve do të paguanin më pak taksa, kur në fakt sot të gjithë paguajnë më shumë taksa?! Faturat e energjisë i kanë rritur, naftën e kanë rritur, pra, taksat i mbledhin, madje i kanë rritur, ndërsa kur vjen puna t’jua kthejnë në shërbime, atëherë të gjitha taksat avullojnë dhe kthehen në favore për një grusht njerëzish. Ne do të paguajmë nga buxheti i shtetit për këtë program, i cili do të nisë në zonat rurale, do të nisë në qytetet e vogla, aty ku hendeku është bërë edhe më i madh, dhe pastaj do të shtrihet në çdo trevë të Shqipërisë, në të gjithë Shqipërinë. Faza e tret është padiskutim përgatitja për një profesion dhe shumicën e rasteve familjet shqiptare me të drejt e kërkojnë këtë përmes universitetit. Universitete sot janë bërë të papërballueshme për 90% të familjeve shqiptare, s’paguajnë dot tarifat e bachelor apo të master. Ndaj, plani ynë për rinin është në fakt edhe një plan që ju vjen në ndihmë nënave shqiptare, familjeve shqiptare që parashikon që për të gjitha familjet që kanë nën 640 mijë lekë të ardhura në muaj, shteti do të subvencionojë 100% tarifën për bachelor dhe për master. E kjo nuk është një ndihmë e vogël. Ndërkohë universitetet do të ndryshojnë natyrën e trajnimit, nuk do të japin thjesht një diplomë, por do t’i trajnojnë realisht për profesionin sepse mundësitë që një i ri apo e re, një bir apo bij e juaja të gjejnë një vend pune, pasi të jetë trajnuar siç duhet. Në Shqipërinë e të nesërmes, do të jenë shumë të mëdha. J’ua them këtë duke e krahasuar Shqipërinë, jo me vendet e BE-së, por duke e krahasuar me vendet që kemi rreth e qark, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën, me Malin e Zi.
Dhe së fundmi, përfaqësimi. Përfaqësimi politik, përfaqësimi në administratë. Ju them dhe një herë, nuk do të jeni fasadë, nuk do të jeni numra, as justifikime dhe alibi për dështime, po do të bëjmë gjithçka që të fuqizoheni dhe të keni rolin tuaj në vendimmarrjet politike të qeverisë së nesërme, të shtetit të nesërm sepse jeni të paktën gjysmë për gjysmë aksionerë me burrat dhe në fakt për barrën që mbani, jeni dhe më shumë. Ndaj, nga kryeministri i ardhshëm dhe nga qeveria e ardhshme meritoni respekt, meritoni mbështetje, me programe dhe plane sepse mundësitë që një i ri apo e re, një bir apo bijë e juaja, të gjejë një vend pune, pasi të jetë trajnuar siç duhet. J’ua them këtë duke e krahasuar Shqipërinë, jo me vendet e BE-së, por duke e krahasuar me vendet që kemi rreth e qark, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën, me Malin e Zi. Detyra ime është që çdo zotim dhe çdo angazhim të planit tonë, ta bëjmë realitet pas 25 prillit, por për këtë ju kërkoj që gjithë fuqinë dhe gjithë energjinë ta transformoni, të jeni lajmëtare të ndryshimit që po vjen në të gjithë familjet shqiptare, me të gjitha shoqet, të afërmet, vajzat, gratë dhe bashkëshortet kudo në Mat, në Dibër dhe të gjithë Shqipërinë” – tha Basha.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË – Kryetari i Parttisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë sipas tij një tjetër ‘dështim’ të kryeministrit Edi Rama, teksa vetëm 13 ditë na ndajnë n...
MEMALIAJ– Bashkia Mmemaliaj ka hapur një garë për tenderin për ndërtimin e Ujësjellësit, që në fakt nuk është një garë.Në faqen zyrtare shihet e shkruar se bash...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zgjedhur të përgjigjet për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.Në një rub...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër i ftuar në emisionin “Binjakët show”. Në orën 20:30, kreu i qeverisë do të bëhet pjesë e një emisioni që ka ...
TIRANË– Është publikuar seria e tretë e aventurave të Uriah Fikut, ku personazhi i ndërtuar nga Brryli përfaqëson kryebashkiakun e Tiranës, Erio...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë Kreshnik Merxhanin. Në një...
KORÇË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vizituar ditën e sotme qytetin e Korçës ku është pritur me ovacione dhe brohorima. Gjatë fjalë...
TIRANË- Kandidatja e PD-së për deputete, Lediana Fratari ka njoftuar se ka bërë një debat me kondërshtaret e saj nga PS Bora Muzhaqin dhe LSI Floida Kërpa&...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka pritur ditën e sotme ushtarë amerikanë, të cilët do të ndihmojnë Shqipërinë për marrëjen e dy helikop...