LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Kafka të rrafshëta me fjali të thjeshta si kokë tullace’, revista zviceriane diskriminon shqiptarët

7 Shkurt 2019, 16:37 Nga DOSJA
‘Kafka të rrafshëta me fjali të thjeshta si kokë

Revista «Weltwoche» e Zürichut në numrin më të ri ka botuar të enjten një tekst për një këngëtare rep të quajtur Loredana, e cila është me origjinë shqiptare. Pra, shqiptare zvicerane. Ajo qenkësh rritur në Zvicër, më saktë në Emmenbrücke afër Luzernit. Loredana përshkruhet si reperja më e suksesshme që këndon në gjermanisht. Me një milion ndjekës në mediat sociale.

Katër këngët e saj janë gjeneruar 76 milionë «streams». Por, Loredana (Zefi) në këtë tekst shërben vetëm si kukull, të cilën autori e stolis me të gjitha paragjykimet, klishetë, stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në ambientet e errëta të shoqërisë zvicerane.

Teksti i «Weltëoche», mes tjerash, vlon nga vokabulari vjellës, përbuzës, ksenofob. Ky vokabular kulmon në formulimin: «Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë me Mercedes të zi, kanë kafka të rrafështa në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më cool në botë, se vajzat i presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë».

U mbetet juristëve të specializuar në çështje mediale nëse një formulim i tillë është shkelje apo jo e ligjit kundër racizmit, por gjithsesi kjo gjuhë e «weltwoche» tregon për një aversion primitiv kundër komunitetit shqiptar. Ky aversion është parë edhe pas ndeshjes së futbollit mes Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad vitin e kaluar, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit. Futbollistët shqiptarë janë reduktuar në mercenarë nga Ballkani, që nuk identifikohen me Zvicrën dhe bëjnë politikë ballkanike në fushën e blertë, duke bërë gjestin me shqiponjë.

Teksti mbi reperen Loredana dhe partnerin e saj Gramoz Aliu, i cili është i njohur me emrin artistik Mozzik, është shembull i gazetarisë nëntokësore. Autori shkruan se kur Gramoz Aliu jetonte në Ferizaj, ai «me gjasë» shihte ëndrrën e zakonshme të burrave shqiptarë, ku një Mercedes me një nuse epshore në karrigen pranë shoferit ecën nëpër botën e të pasurve, ndërsa «gepeku» është plot me para.

Aq i shkathët është autori, saqë di t’i lexojë edhe ëndrrat e burrave shqiptarë. Ose së paku ëndrrat e Gramoz Aliut. Në Ferizaj Gramozi mendoi se me muzikë mund të fitosh më shumë para se me drogë. Sepse ai, kjo është e qartë, që në moshën 15-vjeçare ka menduar të shesë drogë për t’iu afruar ëndrrave të tij. Nga teksti nuk është e qartë nëse gazetari ka folur me Gramoz Aliun dhe nëse ai vetë ka thënë se kur ka qenë më i ri ka ëndërruar të shesë drogë.

Komuniteti shqiptar në Zvicër dhe përfaqësitë diplomatike janë aq mirë të organizuara, saqë po të mos problematizohej ky shkrim i poshtër këtu, as që do ta vërente ndokush.

Mund të merret me mend se çka do të bëhej në Zvicër po të thuhej: të gjithë hebrenjtë e kanë hundën e shtrembër, të gjithë hebrenjve u vjen era hudhër, të gjithë hebrenjtë janë të etur për para.

Do të çohej në këmbë krejt Zvicra kundër këtij stereotipi antisemit. Shqiptarët heshtin! Ose kacafyten me njëri-tjetrin në Facebook! Ose mbajnë poza të krenarisë së rrejshme prej «intelektuali» e «poeti»!

Ndërkohë partia populliste SVP ka filluar t’u vardiset shqiptarëve para zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë. Deputetë të kësaj partie befas lavdërojnë shqiptarët dhe Kosovën, por komuniteti shqiptar në Zvicër duhet ta ketë të qartë edhe këtë: «Ëeltëoche» është praktiksht gazetë e SVP-së, pronari i saj dhe një gazetar janë madje deputetë të SVP-së në parlamentin konfederal.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi diskriminimi ndaj shqiptareve gramoz aliu loredana zefi mozzik revista zvicerane diskriminimi ndaj shqiptareve gramoz aliu loredana zefi mozzik revista zvicerane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj