Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Kallëzimi i Kuvendit në SPAK&Prokurorinë e Tiranës,këshilltari i Metës zbulon arsyet
9 Shkurt 2022, 10:50Nga DOSJA
TIRANË- Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, ka treguar se arsyet se përse Presidenca ka bërë kallëzim penal ndaj Kuvendit të Shqipërisë në Prokurorinë e Tiranës dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një konferencë për shtyp, Dervishaj bëri me dije edhe njëherë se Kuvendi nuk ka respektuar afatin 48 orë për mbledhjen e Komisionit Hetimor duke manipuluar përmbajtjen e shkresave dhe të datave në dokumentat zyrtarë.
“Presidenti autorizoi këtë kallëzim penal, u evidentua qartë edhe në GJK, e ne ia demonstruam live faktet e manipulimit të disa akteve shkresore që Kuvendi i depozitoi së fundmi si provë. Ashtu siç e kemi bërë publike edhe në daljet tona, këto akte të reja kishin të bënin me urdhër të ish-kryetarit të Kuvendit, shoqëruar me rendin e ditës. Nga krahasimi i dokumenteve të bëra nga dokumentet shkresore të sjella nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 4, rezultojnë ndryshime thelbësore në datë të urdhrit dhe në përmbajtje ku përcaktohet se çfarë është rendi i ditës. Përmbajtja e kryetarit ndryshon nga ajo e publikuar. Këto elementë, përmbajnë edhe elementë të karakterit penal ku mund të jenë përfshirë disa zyrtarë të lartë të Kuvendit apo ish funksionarë të lartë që janë objekt procedimi nga struktura e posaçme. Kjo është arsyeja që kallëzimi i depozitohet edhe SPAK edhe Prokurorisë së Tiranës. Kush e urdhëroi administratën e Kuvendit të kryente këto veprime. Kjo duhet zbardhet nga prokuroria”, tha Dervishaj.
TIRANË– Presidenti Ilir Meta thotë se e vetmja ditë e largimit të tij nga posti që mban do të jetë data 24 korrik, kur edhe i mbaron mandati. Në fjal...
TIRANË– Agron Zhukri është gjyqtari që do të vendosë lidhur me ligjshmërinë e Statutit të ri të Partisë Demokratike, që është dorëzuar nga Komisioni ...
SHKODËR- Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak të Shkodrës Xhemal Bushati ka nisur takimet elektorale me të rinjtë. Me anë të një postimi në Fac...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur sërish në lidhje me thirrjet e tij të bëra gjatë fushatës para zgjedhjeve të 25 prillit ku përmendeshin cfurqet...
TIRANË- Koalicioni i 6 marsit nuk është thjesht midis Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit por midis LSI dhe Komisionit të Rithemelimit. Kështu u shpreh në ...
FIER– Anëtarët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët kanë mbërritur në Fier për të inspektuar impiantin e ndërtuar në këtë qytet, me kërkesë të opozitës....
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ndihet e tradhëtuar nga Kryedemokrati Lulzim Basha. E ftuar në Euron...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka deklaruar se gjuha e Presidentit Ilir Meta gjatë fushatës elektorale është normale...