LIVE UPDATES
Bota

Kaltrina Durmishi, zyrtare e digjitalizimit në qendrën e IT-së të shumë bankave në Austri

7 Qershor 2020, 15:09 Nga DOSJA
Kaltrina Durmishi, zyrtare e digjitalizimit në qendrën e IT-së

AUSTRI- Ngritja e saj në karrierë, pozitat e larta në bankat më të njohura austriake dhe angazhimet e tjera kanë bërë që Kaltrina të jetë një shembull i mirë i integrimit të shqiptarëve në Austri. Vajza me prejardhje nga Skenderaj, në Vjenë ka studiuar për ekonomi dhe shkenca politike. Vendet e saj të punës në bankat austriake kanë qenë gjithnjë interesante, por edhe sfiduese. Aktualisht ajo është zyrtare e digjitalizimit dhe punon në qendrën e IT-së në Vjenë, e cila furnizon me infrastrukturë kompjuterike rreth 40 banka në Austri.

Karriera juaj profesionale ka qenë gjithnjë në rritje. A mund të na tregoni se në cilat banka dhe kompani bankare keni punuar deri më tash?

Kaltrina Durmishi: Kam filluar punën në një kompani për konsultimin dhe financimin e kompanive të mëdha, institucioneve dhe qyteteve në Austri, ku ishim në partneritet me disa banka në Austri. Pastaj, në Raiffeisen Bank kam qenë e punësuar në menaxhimin e fondeve të milionave euro që shkëmbenim me kompani të shteteve të ndryshme nëpër botë. Karriera ime ka vazhduar në një bankë zvicerane në Vjenë, në të cilën kam punuar si stratege investimesh. Tani punoj në digjitalizimin e bankave. Pra, aktualisht punoj në qendrën e IT-së, e cila furnizon 39 banka në Austri me Soft dhe Hardware dhe gjithë infrastrukturën kompjuterike që i nevojitet një banke. Jam zyrtare e digjitalizimit. Pozita ime ka të bëjë me zhvillimin strategjik të kësaj fushe për ne dhe bankat tjera më të cilat bashkëpunojmë.

 Nëse punoni në një bankë, a do të thotë se jeni e pasur?

Sigurisht që pozita të ndryshme në banka të sjellin të ardhura mbi mesatare, por nuk mund të them pasuri të majme.

Përse ju pëlqen puna në bankë?

Puna në bankë është interesante dhe shumë sfiduese. Që nga kriza ekonomike në vitin 2008, bankat ballafaqohen me shume sfida: norma bazë nga Banka Qendrore Evropiane, sfidat e presionit rregulativ, një treg i “mbi bankuar” dhe sfida nga konkurrenca e botës së IT-së, gjithashtu frika që edhe pak vite një numër i madh i bankave nuk do të ekzistojë fare, gjë e cila duket se edhe do të ndodhë. Digjitalizimi ka ndryshuar shumë fusha biznesi dhe jam shumë e sigurt që ka edhe tjera po ashtu shumë interesante. Ndoshta në të ardhmen do të  merrem me sfida edhe më të mëdha.

A njihni shqiptarë të shumtë që punojnë nëpër bankat austriake?

Në fakt, në pozita të larta bankare janë shumë pak, apo ndoshta unë nuk njoh edhe aq shumë. Sidoqoftë, në pozita të larta ka pak të huaj në përgjithësi. Në drejtime teknike ka numër më të madh dhe janë të suksesshëm në punën e tyre. Po ashtu ka edhe njerëz me biznese personale shumë të suksesshme. Ndoshta si popull kemi më shumë prirje për drejtime teknike dhe racionale.

Edhe motra juaj punon në njërën nga bankat austriake. A e shihni si konkurrente?

Motra punon në njërën nga bankat më të mëdha në Austri. Si konkurrencë personale natyrisht nuk kemi, por konkurrencë ka banka ku ajo punon me bankat në të cilat unë kam punuar dhe punoj për to. Shpeshherë bisedojmë me njëra tjetrën rreth sfidave tona dhe mësojmë gjëra të reja nga njëra-tjetra.

Kaltrina, përveç Fakultetit Ekonomik, ju keni studiuar edhe në shkenca politike. Të dy këto fakultete të përfunduara në universitetin e Vjenës. Pse u orientuat më shumë në ekonomi se sa në shkenca politike?

Në fakt, pozitat e mia të punës më shumë janë falë fakultetit të shkencave politike se sa atij ekonomik. Shumë njerëz mendojnë se të studiosh shkencat politike do të thotë të merresh patjetër me politikë, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Ky drejtim të sjell aftësi hulumtuese dhe analitike në çdo aspekt. Kjo ka më shumë vlerë në tregun e punës se sa të dish të llogaritësh diçka në ekonomi. Derisa ke aftësi për të menduar për problemin, zgjidhjen në ditët e sotme e gjen në një program të IT-së. Ekonominë e kam studiuar për t’i kuptuar ndërlidhjet e fenomeneve politike – ekonomike, që në fakt nuk më dolën të jene aq relevante për punën time, por mësova sëesi t`i gjej përgjigjet në pyetjet e mia.

 Nëse do të vijë një ofertë për të punuar në institucionet shtetërore politike në Austri, a do ta braktisje punën në banka?

Në Austri sektori privat është shumë më fitimprurës se sa sektori shtetëror. Kam pasur oferta dhe kemi qenë në bisedime shumë të thella, por pagesat në këto sektorë e bëjnë që për punët në atë sektor të përcaktohen vetëm ata që kanë ndenja patriotike. Unë jam tip shumë sfidues dhe nuk më paraqet problem nëse në të ardhmen do të ndryshoj krejtësisht drejtim të ri në karrierën time.

 A mund të presim që në një të ardhme t’ju shohim si kandidate politike, pse jo edhe deputete në Parlamentin e Austrisë?

Kurrë mos thuaj kurrë! Jam shumë racionale dhe mundohem t’i vlerësoj gjërat ashtu siç janë – pa i ngjyrosur. Nuk mendoj se politika ose Qeveria Austriake është e gatshme të ketë një njëri me emrin dhe mbiemrin tim, që është shumë larg nga të qenët “i vendit”. Kjo nuk ka të bëjë me racizëm, por është një fenomen që vlen çdokund. Të pretendosh të hysh në parlament duke shpresuar vetëm në votat e shqiptarëve por edhe duke dhënë premtime vetëm për komunitetin shqiptar, mendoj se përveç se është paksa e pamundur, është edhe e panevojshme, ngase komuniteti shqiptar është i integruar tërësisht në shoqërinë austriake, madje më shumë se sa komunitete të tjera që jetojnë në Austri. Megjithatë, nëse vjen koha ndonjëherë, edhe do ta shqyrtoj si mundësi.

 Përpos punës profesionale, ju jeni shumë aktive edhe në aktivitetet shqiptare në Austri. Jeni anëtare e kryesisë së Këshillit të Shoqatave Shqiptare në Austri, por edhe prezantuese në shumë aktivitete kulturore shqiptare. Si ia dilni?

Kjo është pyetja që ia bëj shpeshherë edhe vetes, por që ma bëjnë edhe të tjerët. Angazhimet e mia në Shoqërinë Kulturore “17 Shkurti” dhe në Këshillin Koordinues janë paksa më të mëdha, ndërsa të tjerat janë më të vogla. Punoj me gjashtë shoqata shqiptare dhe të huaja. Nuk është edhe aq dramatike sa të tjerët mendojnë, pasi janë disa angazhime me intensive dhe më pak intensive, dhe natyrisht përvoja e bën të veten. Këta dy muajt e fundit të vitit i kemi të plotë me angazhime të ndryshme. Megjithatë, ku ka dëshirë, ka edhe rrugë, ku nuk ka dëshirë, ka shumë arsyetime!

Një komunitet i integruar

Të pretendosh të hysh në parlament duke shpresuar vetëm në votat e shqiptarëve por edhe duke dhënë premtime vetëm për komunitetin shqiptar, mendoj se përveç se është paksa e pamundur, është edhe e panevojshme ngase komuniteti shqiptar është i integruar tërësisht në shoqërinë austriake, madje më shumë se sa komunitete të tjera që jetojnë në Austri.

Bankat, para sfidave të shumta

Që nga kriza ekonomike në vitin 2008, bankat ballafaqohen me shume sfida: norma bazë nga Banka Qendrore Evropiane, sfidat e presionit rregulativ, një treg i “mbi bankuar” dhe sfida nga konkurrenca e botës së IT-së, gjithashtu frika që edhe pak vite një numër i madh i bankave nuk do të ekzistojë fare.

Marrë nga:.albinfo.at

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora austri kaltrina durmishi austri kaltrina durmishi

Sondazh

Poll
Bota 7 Qershor 2020, 12:30

Sa raciste është policia gjermane?

SHBA– Pas vdekjes së Georg Floyd, akuza për racizëm nuk ngrihen vetëm në SHBA. Aktivistë në Gjermani kërkojnë që të shikohet dhuna raciste edhe mes radhëv...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj