LIVE UPDATES
Bota

Flet Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare: Rreziku më i madh për SHBA-në janë ekstremistët e brendshëm

7 Qershor 2020, 11:11 Nga DOSJA
Flet Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare: Rreziku më i madh

SHBA-Ish-Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertoffkomenton në një intervistë për situatën në Shtetet e Bashkuara. Duke folur për Ia Meurmeshvilin e shërbimit gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zoti Chertoff flet për çfarë duhet bërë që të ulen tensionet, si dhe për shfrytëzimin e situatës aktuale nga fuqi kundërshtare, si Kina dhe Rusia.

Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare Michael Chertoff thotë se shkëndija e tensioneve të tanishme ishte arrestimi dhe prangosja e një personi që dyshohej se kishte kryer një krim jo të dhunshëm.

“I vendosën prangat dhe për ndonjë arsye që nuk ka fare kuptim, donin ta shtrinin në tokë. Njëri prej policëve vendosi gjurin mbi qafën e individit për 8 minuta, duke shkaktuar vdekjen e tij. Dhe sigurisht ndaj tij tashmë janë ngritur akuza për vrasjen e afrikano-amerikanit që kishte prangosur, duke shkaktuar edhe zemërim tek njerëzit. Në fakt, kemi patur një numër incidentesh gjatë vitit të fundit ku duket se në veçanti afrikano-amerikanët kanë qenë viktima ose të urrejtjes, ose të zemërimit, ose të ndonjë emocioni tjetër të padrejtë që ka përfunduar me vdekjen“, tha zoti Chertoff.

Pasi përmend raste të tjera të ditëve të fundit, zoti Chertoff thotë se shumica e komuniteteve të pakicave, dhe të tjerë, janë thellësisht të ofenduar dhe të trazuar nga manifestime të tilla të racizmit, dhe në disa raste, të dhunës nga policia.

“Kjo ndezi realisht demonstratat. Do të thoja se shumica e njerëzve që po marrin pjesë në demonstrata, nuk janë të dhunshëm. Ata po ushtrojnë vërtet të drejtën e tyre për fjalën e lirë dhe po protestojnë. Fatkeqësisht, ekziston një numër i vogël që janë të dhunshëm, që janë provokatorë. Janë ose ekstremistë të djathtë, ose ekstremistë të majtë, dhe dëshirojnë vërtet të nxisnin një konflikt të dhunshëm. Kjo ndodh herëpashere. Ekziston një numër njerëzish që dëshirojnë ta shfrytëzojnë situatën për të plaçkitur. Pra janë këto dy grupime, ekstremistët dhe plaçkitësit, që po krijojnë imazhin e trazirave të dhunshme. Por në fakt, shumica po protestojnë paqësisht”, thotë ai.

Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare nuk është dakord me përdorimin e ushtrisë për protestat, pasi ushtria mund të aktivizohet vetëm për raste tepër të veçanta dhe se është vepruar kështu vetëm një ose dy herë gjatë 50 viteve të fundit.

“Kur ka patur rrethana të tilla në të kaluarën, udhëheqësit e vendit kanë dalë dhe kanë folur siç foli tani ish-Presidenti Bush, se ‘E kuptoj dhimbjen. Jam i pikëlluar dhe i zemëruar nga ajo që i ndodhi zotit Floyd. Duhet të përmirësohemi.’ Dhe shpresoj që Kongresi të punojë për projekt-ligje që do të trajtojnë sjelljen e gabuar të policisë. Kjo do t’u jepte demonstruesve ndjesinë se po i dëgjojnë”, thotë zoti Chertoff.

Sidoqoftë zoti Chertoff thotë se përgjegjësia më e madhe do të jetë mbi shpatullat e udhëheqësve të komuniteteve, të cilët duhet tu bëjnë thirrje njerëzve ta ngrenë zërin dhe të votojnë njerëzit e duhur për tu përballur me çështje, si pabarazia, urrejtja, paragjykimi dhe reagimi i tepruar policor.

Gjithashtu, në këtë periudhë delikate për Shtetet e Bashkuara, fuqi të huaja, si Rusia dhe Kina, duket se po përfitojnë nga situata. Vetëm pak ditë më parë për shembull, ministri i jashtëm kinez përsëriti fjalët e George Floyd-it “nuk marr dot frymë”.

“Nuk befasohem kur mësoj se Rusia dhe Kina po përdorin mediat sociale për rritur tensionet. Nëse kthehemi pas në kohë me nja dy vite, është e qartë se rusët u përpoqën të shkaktonin zemëratë mes lëvizjes ‘Black Lives Matter’ dhe policisë, me qëllim shkaktimin e dhunës”, thotë ai.

Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare thotë se tashmë Kina po përballet me situatën e Hong Kongut dhe se këto zhvillime në Amerikë janë si një dhuratë për të. Autoriteteve kineze, tha ai, u pëlqen së tepërmi të kapen pas ndonjë krize dhe ta përdorin si justifikim për të goditur më tej demokracinë dhe fjalën e lirë. Megjithëse bën thirrje për vigjilencë ndaj aktorëve të huaj në internet që mundohen të hiqen si amerikanë, zoti Chertoff paralajmëron se rreziku më i madh po vjen nga vetë shtetas amerikanë që aderojnë në grupime ekstremiste.

Marrë nga: VOA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michael chertoff shba michael chertoff shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen