LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e George Floyd/ Protesta masive në SHBA për reformë në polici

7 Qershor 2020, 06:23 Nga DOSJA
Vrasja e George Floyd/ Protesta masive në SHBA për reformë

SHBA- Të shtunën në kryeqytetin amerikan Uashington DC njerëzit kanë nisur të grumbullohen në rrugë në atë që pritet të jetë një protestë masive, në vazhdën e disa ditë demonstratave në qytet dhe gjithë vendin lidhur me vdekjen e George Floyd, një afrikano-amerikani i cili humbi jetën ndërsa ndodhej nën arrest nga policia.

Autoritetet policore të kryeqytetit thanë se parashikojnë që të shtunën turma e njerëzve të jetë më e madhe se në demonstratat e mëparshme. George Floyd vdiq në 25 maj ndërsa një polic i bardhë i mbante gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta. Pamje filmike që janë shpërndarë gjerësisht tregojnë zotin Floyd tek i përgjërohet oficerit t’i heqë gjurin pasi nuk po merrte dot frymë. Ngjarja shënon shumë prej atyre rasteve kur anëtarë të komunitetit afrikano-amerikan kanë humbur jetën gjatë ose pas ndërveprimesh me policinë.

Demonstruesit në të gjithë Shtetet e Bashkuara u mblodhën të premten në ditën e 11-të të protestave që tashmë po zhvillohen kryesisht paqësore ndryshe nga disa prej tyre ku u panë dëmtime nga zjarrvënie tek plaçkitjet. Gjithashtu të premten, Pentagoni tha se do të urdhëronte trupat aktive që ishin sjellë në zonën e Uashingtonit që të ktheheshin në bazë. Një grup i vogël trupash aktive të “Gardës së Vjetër” me qendër në Arlington, të Virxhinias do të qëndrojnë në gatishmëri për ndihmë. Kryebashkiakja e Uashington DC Bowser dënoi patrullimin e rrugëve nga zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit, të cilët ndërmarrin veprime pa marrë parasysh “zinxhirët e komandimit që janë krijuar”. Administrata Trump u kritikua gjerësisht pasi autoritetet federale qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit paqësorë jashtë Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë që Presidenti Trump të mund të ecte drejt një kishe aty pranë e të pozonte për kamerat me një bibël në dorë.

Protestat në Uashington kanë ndodhur çdo ditë që nga e premtja e kaluar. Demonstratat paqësore gjatë orëve të paradites të së shtunën e së dielës u kthyen në të dhunshme në mbrëmje, me plaçkitje e akte të tjera dhune.

Kryebashkiakja Bowser njoftoi të enjten se është hequr ndalim-qarkullimi, ndërsa protestat janë bërë paqësore çdo ditë që kalon. Megjithëse priten turma të mëdha të shtunën, rreth 700 anëtarë të Divizionit të 82-të Parashutist u kthyen në Fort Bragg, të Karolinës së Veriut. Ata ishin pozicionuar në shtetin e Virxhinias, në afërsi të Uashingtonit, dhe nuk kanë hyrë në qytet gjatë protestave. Prania e forcave ushtarake ngriti shqetësimin se Presidenti Trump do të përdorte Ligjin për Rebelimin, për t’u lejuar forcave ushtarake që të përballen me mijëra njerëz që kanë protestuar çdo natë në qendër të Uashingtonit.

Protestat në Uashington dhe në dhjetëra qytete në të gjithë Amerikën u nxitën nga vdekja e George Floyd-it, një afrikano-amerikan që vdiq pasi një polic i bardhë i vendosi gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta ndërsa Floyd përgjërohej se nuk mund të merrte frymë. Kjo ishte vdekja më e fundit nga shumë vdekje të amerikanëve me ngjyrë gjatë ose pas shkëmbimeve me oficerë të bardhë.

Vdekja e Floyd-it ndezi protesta mbarëkombëtare që kërkojnë drejtësi dhe reformim të sistemit. Që nga fillimi i protestave, perimetri i sigurisë rreth Shtëpisë së Bardhë ka vazhduar të zgjerohet. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar për protestën e planifikuar. Të premten, kryebashkiakja Bowser ndryshoi zyrtarisht emrin e një rruge që çon në Shtëpinë e Bardhë duke e emërtuar “Black Lives Matter Plaza” dhe autorizoi punonjësit e qytetit të shkruanin parullën me shkronja të mëdha të verdha mbi rrugën. Mbetet e paqartë se cilat grupe po planifikojnë demonstrimin e së shtunës.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protesta masive ne shba vrasja e george floyd protesta masive ne shba vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë