LIVE UPDATES
Aktualitet

Kampioni i mundjes humb “ndeshjen” në Gjykatë: Pronën me letra po ma marrin…

19 Maj 2021, 19:57 Nga DOSJA
Kampioni i mundjes humb “ndeshjen” në Gjykatë: Pronën

TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e Gjykatës së Tiranës me ish-kampionin e mundjes, Stefan Gjenerari (Gjenerali).

Për 12 vjet me radhë, “Gjenerali” ka qenë kampion Shqipërie, ndërsa 3 vitet e fundit, “ndeshjet” i ka bërë në gjykatë. Por, pavarësisht se ka dokumente, sërish Gjykata e Tiranës ia ka zvarritur çështjen, aq sa në fund e ka pushuar me arsyetimin se “paditësi nuk u paraqit në seancë”. “Gjenerali” dyshon se gjithçka ka qenë e paracaktuar, pasi në seancën e muajit shkurt 2021, sekretarja e i jep një shënim në letër se gjyqi i radhës do bëhej në datën 10 mars 2021, në orën 13.30 Ka shkuar në gjykatë në këtë datë, madje 1 orë para seancës dhe ka pritur gjyqin. Por, në orarin e caktuar gjyqtarja Mimoza Kajo Brahimi i ka thënë se gjyqi ishte bërë në orën 10.30 dhe u pushua për shkak se “paditësi nuk u paraqit”.

Kampioni humb “ndeshjen” në gjykatë!

Stefan Gjinerari (Gjenerali), 74 vjeçar, denoncoi në emisionin investigativ se ka blerë një apartament me certifikatë pronësie në zonën e Astirit në Tiranë. “Ia kam blerë një personi i cili kishte dokumente të rregullta. Ky personi ia kishte blerë kompanisë me administrator zonjën Vjollca Hoxholli. E kam regjistruar edhe në Hipotekë. Kam shkuar te apartamenti dhe brenda banesës ishte një person tjetër. Ky ia kishte blerë personave të tjerë. Nuk kishte Hipotekë. I kërkova të liroj banesën, nuk pranoi. Edhe policia nuk e nxori dot. Policia më kërkoi një vendim gjykate. Iu drejtova Gjykatës së Tiranës 3 vite më parë, ku kërkon nga personi që është në banesë lirim dhe dorëzim sendi. Gjyqtare është zonja Mimoza Kajo Brahimi” thotë Stefani. Më tej pohon se gjatë këtyre 3 viteve, nuk është thirrur asnjë dëshmitar. “Është bërë një akt ekspertimi, një zonjë që s’dinte as kartelat e pasurisë. Përherë shtyhej gjyqi. Në muajin shkurt 2021 ishte seanca e radhës. Unë shkoja vet, nuk mora avokat. Shpenzime koti, pasi unë i kam të gjitha dokumentet në rregull. Në atë seancë sekretarja e gjyqtares më dha një shënim në një letër të verdhë se seanca e radhës është në datën 10.03.2021, në orën 13.30. Kam shkuar në gjykatë 1 orë para. Prita sa prita dhe pyeta sekretaren dhe gjyqtaren. Më thanë se gjyqi u bë dhe ishte pushuar. I kërkova shpejgime dhe i tregova edhe letrën që më dhanë, por ikën. Unë me të gjitha dokumentet, shkoja seancë më seancë dhe të më ofendojnë në këtë mënyrë. Ku ta gjej këtë të drejtë?” thotë ai, ndërsa pohon se 3 vite gjyq u hodhën në kosh nga kjo gjyqtare. “Po sikur të më shtypte makina, ose të rrëzohesha nga shkallët do e pushonte? Aq më tepër që më dhanë shënim se gjyqi ishte në orën 13.30 dhe e bënë më para. Madje, do e ketë bërë edhe në zyrën e saj!” thotë ai.

Gjykata: Seanca pa sistem audio!

Gazetarët e Fiks Fare shkuan në Gjykatën e Tiranës për të pyetur personalisht gjyqtaren Mimoza Kajo Brahimi dhe sekretaren e saj nëse shënimi që i është dhënë qytetarit është apo jo i sekretares. Punonjësit e gjykatës pyesin shefat e personelit, të cilët nuk lejojnë grupin e Fiks Fare të shkojë në zyrën e gjyqtares.

Pas refuzimit, gazetarët i kërkuan informacion Gjykatës së Tiranës, gjyqtares dhe sekretares së saj, se kur është bërë seanca gjyqësore? A ka sistem audio? A janë thirrur dëshmitarë gjatë 3 viteve? Përse nuk u lajmërua qytetari për seancën e radhës? Pas disa ditësh, kjo gjykatë na kthen një përgjigje se aktualisht dosja është dorëzuar në sekretari.
“Lidhur me orën e seancës, bazuar në verifikimin e kryer në sistemin e menaxhimit të çështjeve rezulton se seanca e datës 10.03.2021 është caktuar në orën 11.30. Kjo pasqyrohet edhe në shënimin e seancës paraardhëse. Lidhur me kërkesën nëse gjatë procesit gjyqësor janë thirrur dëshmitarë apo jo, ju bëjmë me dije se palët mund të kërkojnë kopje të akteve gjyqësore. Lidhur me audion e seancës, në bazë të verifikimit në sistem, por edhe fizikisht të dosjes, rezulton se seanca e datës 10.03.2021 nuk është zhvilluar me sistem audio” thotë gjykata.

Gjykata e Tiranës konfirmoi dyshimin e qytetarit se seanca e datës 10 mars 2021, nuk ka pasur sistem audio! Por, ku është bërë kjo seancë? Qytetari thotë se në zyrën e gjyqtares. Madje, disa orë herët sesa ora e shkruar në këtë shënim të sekretares që po shikoni. Mjafton një akt ekspertimi i thjeshtë për të provuar se gjyqi u pushua me dashje. Këto prova janë në dorën e qyterarit, madje edhe në gjykatë!

TOP CHANNEL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet stefan gjenerari stefan gjenerari

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje