LIVE UPDATES
Aktualitet

Lidhja nga ‘Instagrami’ ia kthehu jetën në ferr! Rrëfimi prekës i 22-vjeçares që ra në kurthin e përdoruesit të kok

19 Maj 2021, 17:30 Nga DOSJA
Lidhja nga ‘Instagrami’ ia kthehu jetën në ferr!

Vajza me inicialet N.N, me shkollë të lartë, lindur dhe banuese në Tiranë, e njohu partnerin në Instagram, por ajo që e priste më vonë ishte një lidhje ferri. Dhuna, përpjekjet e herëpashershme për ta kontrolluar e për t’i skeduluar agjendën, e kanë futur të renë në depresion deri ditën kur ajo është gjendur pas një muri. Në një situatë kritike, e frikësuar dhe nën trysinë e përndjekjes, e reja është paraqitur në komisariatin nr. 3 ku dhe rrëfeu problemin e njëkohësisht kërkoi mbrojtje urgjente.

Burimet e Gazetës “Si” hedhin dritë mbi denoncimin e të resë, që e nisi historinë në vitin 2019.
E njoha djalin rreth tre vite më parë.  Njihem edhe me prindërit e tij dhe me ta krijova marrëdhënie shumë të mira. Por ai ishte shumë xheloz , më kërkonte llogarinë në Instagram aty ku ne u njohëm, krijoi paranojë nga çdo kontakt në rrjetet sociale”, ka deponuar vajza.

E reja kujton se ish i dashuri e urdhëroi që ajo të mbyllte nga rrjetet sociale.

Gati gati e tha me kërcënim këtë gjë. Më pas zbulova se ishte konsumues i rregullt i drogës. Mendova që konsumonte rrallë, por pashë që merrte shpesh drogë me shiringë. Merrte kokainë“, ka thënë ajo.

Duke përshkruar ndjesitë e këtij zbulimi N.N i ka thënë policisë se gjatë lidhjes nën efektin e drogës, disa herë partneri kishte përfunduar në spital.

Lidhja filloi normalisht, e la drogën, mirëpo xhelozia e tij nuk merrte fund. Më urdhëronte të mos dilja nga shtëpia. Një ditë kërkova të zbrisja për kafe me shoqet e mia që më prisnin, u bë i dhunshëm dhe kundërshtoi”, ka thënë ajo.

Mbas këtij momenti e reja rrëfen në komisariatin nr.3 sipas burimit që e citon atë, se ajo mori vendim që të distancohej. Por nga frika vendosi që ndarjen ta kryente gradualisht dhe jo menjëherë

E takoja njëherë në tre katër ditë derisa ta lija përfundimisht. Pastaj më rrallë ai po bëhej akoma më i dhunshëm dhe filloi rëndshëm alkoolin. Një ditë nga alkooli gjendja e tij u rëndua dhe e dërguan në spital. Aty vendosa t’i qëndroja pranë dhe t’i jepja dhe një shans lidhjes sonë dhe ne të dyve. Por kur u kthye, ai e la alkoolin dhe rinisi drogën, aty më përfshiu edhe mua”, thotë vajza nga kryeqyteti.

Më tej ajo dëshmon fundin drejt ferrit…

Fillova të marr antidepresantë në doza të mëdha, pasi nuk po e duroja dot situatën. Një natë bashkë me antidepresantët piva edhe alkool dhe të nesërmen kisha një gjendje humbjeje dhe të fikëti. Prindërit po përpiqeshin të më ndihmonin, më kërkuan që të mos dilja më, por doja ta ndihmoja dhe ta shpëtoja. E ndaj dola”, thotë vajza.

E reja tregon për prindërit se në këtë situatë ata të alarmuar e kanë kundërshtuar dhe kanë vendosur ta mbyllin në banesë. Kjo tentativë e prindërve për ta shpëtuar dhe distancuar dhe që e mbylli 22-vjeçaren brenda katër muajve, zgjati gjatë maujve të verës.

Në dosjen policore që Gazeta “Si” mundi të disponojë, vajza ka deponuar: “Mbas verës fillova ta takoj e ta shoh sërisht djalin, ai po sillej i dashur me mua dhe sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Vazhduam kështu. Kur ai ngelej pa lekë vidhte ndonjë gjë dhe shfaqej. Në mars mësova se përmes mashtrimit ai i vodhi një fëmije 12 vjeç telefonin”.

Policia tregon për Gazetën “Si” në formë jo zyrtare se rezulton nga këqyrja e të dhënave hetimore se për këtë çështje, mbas kallëzimit të fëmijës përmes prindërve të tij, ai ishte arrestuar dhe mbajtur për disa javë në paraburgim derisa gjykata e ka liruar.

‘I dashuri më mori në telefon nga burgu një natë  dhe unë e ndihmoja me karta  dhe I thashë se kur të dilte duhet të sqaroheshim bashkë. Por edhe kur doli vura re që ai nuk kishte ndyshuar aspak. “

E vendosur, 22-vjeçarja shton se i komunikoi ndarjen dhe se historia e tyre nuk mund të vijonte më.

“Por ai nuk e pranoi vendimin tim, dilte në rrugë, më kërcënonte, më deklaroi se ai nuk mund të jetonte pa e dashur unë, më gjuante. Mbrëmë trokiti në derë të shtëpisë në mesnatë, mami e hapi dhe u traumatizua kur e pa”, thotë N.N.

Policia bën me dije se ka marrë në pyetje prindërit e denoncueses që përmendin se nuk e dinin lidhjen sentimentale të vajzës , deri ditën kur kanë mësuar që ai ishte arrestuar për një telefon.

“I nxitur nga ky informacion delikat dhe I papranueshëm  kur mësuam rreth profilit të tij shoqëror  biseduam me vajzën dhe u dakordësuam që ajo të ndërpriste çdo lidhje me këtë person”, thotë i ati i cili mbasi konfirmon rrëfimin e të bijës për vizitën në mesnatë të djalit, kujton: “Po shkoja ta merrja vajzën në palestër , por në rrugë pashë një djalë që e tërhiqte nga krahët me forcë dhe për ta evituar konfliktin me këtë person njoftova dy efektivë që i ndesha në rrugë.

Policia thotë se vrapuan për ta kapur të riun por ai u largua me shpejtësi dhe për këtë arsye ai është shpallur në kërkim për përndjekje ndaj ish të dashurës 22 vjeçe.

Megjithatë historia nuk mbaron këtu….

Marrë nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet historia e 22-vjecares historia e 22-vjecares

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet