LIVE UPDATES
Bota

Kanali i Stambollit: Mega projekti i Erdoganit

18 Maj 2021, 07:32 Nga DOSJA
Kanali i Stambollit: Mega projekti i Erdoganit

Presidenti turk njihet për preferencën e tij për projekte gjigande ndërtimi. Një aeroport të ri, xhaminë më të madhe në Turqi apo një tunel, që kalon nën Bosfor – të gjitha këto mega projekte ai i ka realizar brenda një kohe të shkurtër. Por projekti i ardhshëm – kanali i Stambollit – është i një kategorie krejt tjetër. Qeveria turke planifikon të krijojë një kalim të dytë në Bosfor, një lloj kopjeje të ngushticës detare, që kalon mespërmes metropolit 16 milionësh, Stambollit.

Në perëndim të qytetit kanali artificial prej 45 km. do të kalojë paralel me Bosforin dhe do të lidhë Detin e Zi me Detin Marmara. Me këtë synohet t’i jepet frymëmarrje qarkullimit të dendur në ngushticën detare si dhe të ulet rreziku i aksidenteve të shumta që ndodhin, thuhet në qarqet qeveritare.

Frikë nga dëmet për mjedisin

Ajo që shumë banorë të Stambollit prej kohësh e kanë nënvleftësuar si melodi të së ardhmes, tani po merr gjithnjë e më shumë formë. Pavarësisht padive kundër projektit, sipas të dhënave të Ankarasë, së shpejti do të nisë puna. Në mars 2020 nisi faza e tenderimit – ndër investitorët bëjnë pjesë edhe shumë të interesuar nga Mesdheu dhe Lindja e Mesme.

Por kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu, një pjesë e mirë e popullsisë së qytetit dhe studjuesit e kritikojnë projektin, Argumentat më të rëndësishme kundër ndërtimit të kanalit janë shqetësimet për dëmet ndaj mjedisit.

Ndonëse Ministria turke e Mjedisit dhe Urbanistikës në fund të vitit 2019 ka verifikuar influencën ndaj mjedisit (CED) të këtij projekti duke e vlerësuar atë „pozitivisht”. Studiues të pavarur parashikojnë pasoja të rënda, në rast se bëhet realitet ndërtimi i kanalit.

Rezervuari i ujit të pijshëm duhet të zhvendoset

Sekretari i përgjithshëm i Dhomës së Inxhinierëve të Mjedisit në Stamboll, Medat Güney, i tha DW-së, se çdo ditë paraqiten ankesa të reja. „E gjithë diga Sazlidere, rezervuari më i rëndësishëm i ujit të pijshëm në anën europiane, duhet të zhvendoset për shkak të kanalit. …Edhe liqeni Terkos, sipas raortit CED, duhet të integrohet në kanal”, shpjegon ai.

Uji që do të mungojë prej kanalit, do të kompensohet nga ndërtimi i digës Melen – një tjetër mega-projekt, që do të ndërtohet 200 km në lindje të Stambollit. “Kjo do të bëjë, që kostot e ujit të rriten ndjeshëm”, parashikon Güney. E këtë do ta ndjejnë taksapaguesit.

Ekosistemi i rrugës së kanalit ka një faunë e florë të pasur, që si rrjedhojë do të dëmtohet duke rrezikuar ekszitencën e llojeve të rralla të gjallesave dhe bimëve.

Mbrojtësit e mjedisit tërheqin vëmendjen edhe, se për shkak të kanalit do të uhet të shpyllëzohen pyjet në veri të qytetit. Sipas një studimi të administratës së Stambollit do të duhej të priteshin mbi 200.000 pemë dhe gjithashtu do të asgjësohet një sipërfaqe toke bujqësore prej 136 km katrorë dhe 13 km katrorë kullota.

Krahas projektit janë planifikuar të ndërtohen edhe komplekse të reja banimi. Sipas planeve përgjatë kanalit do të ndërtohen hapësira banimi për rreth 1,2 milionë njerëz. Sipërmarrjeve të ndërtimit do t’u vihen 83 km katror sipërfaqe në dispozicion.

Sipas inxhinierit të mjedisit Güney synimi kryesor me kanalin është përfitimi për investitorët. “Nga projekti i ndërtimit mund të gjenerohet një fitim prej 800 miliardë dollarësh”, vlerëson ai. Por këto hapësira banimi do të shkojnë në favor vetëm të shtresave të kualifikuara të popullsisë. „Klasa punëtorë do të mbahet larg kësaj zone. E po ashtu edhe mjedisi do të pësojë dëme”.

Kryebashkiaku i Stambollit do ta ndalojë ndërtimin

Një tjetër pikë konflikti janë kostot e larta të ndërtimit. Zrytarisht bëhet fjalë për rreth 11,5 miliardë dollarë. Por eskpertët parashikojnë që shpenzimet do të jenë më të larta. Projekti do të realizohet „në kurriz të taksapaguesve”, janë kritikat nga administrata e Stambollit, që drejtohet prej opozitës.

Kryebashkiaku Ekrem Imamoglu, që qeveris arkën e Stambollit, socialdemokrat dhe anëtar i partisë më të madhe në opozitë CHP, është kundër rrugës artificiale ujore.

“Ne do ta luftojmë kanalin e Stambollit”, deklaroi ai. Projekti është i dëmshëm si për mjedisin e po ashtu me risk edhe për politikën ndaj ujit. Kryebashkiaku deklaroi, se „çdo ditë e çdo çast do të informojë me transparencë për projektin. Kjo nismë ndoshta mund t’i shërbejë popullsisë së Stambollit – por atij vet në fakt nuk i ndihmon: Sepse pllakata me mbishkrimin „Ose kanali ose Stambolli”, që ai incioji për të tërhequr vëmendjen mbi rreziqet e projektit, u bë shkas që ndaj tij qeveria në Ankara të kërkojë hetim.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kanali i stambollit kanali i stambollit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit