LIVE UPDATES
Bota

Kandidatët demokratë sulmojnë Presidentin Trump dhe njëri-tjetrin

13 Shtator 2019, 20:47 Nga DOSJA
Kandidatët demokratë sulmojnë Presidentin Trump dhe

SHBA- 10 kandidatët kryesorë demokratë u përballën në një debat të gjallëruar mbrëmjen e së enjtes, duke shkëmbyer goditje për një sërë çështjesh, si dhe duke sulmuar njëkohësisht njeriun që duan të largojnë nga Shtëpia e Bardhë në zgjedhjet e 2020-tës, Presidentin republikan Donald Trump.

Senatorja nga Kalifornia, ish-prokurorja Kamala Harris, akuzoi Presidentin Trump se u angazhua në “urrejtje, intimidim dhe frikësim”, dhe se gënjeu 12 mijë herë gjatë presidencës së tij prej dy vitesh e gjysëm.

Ajo tha se e vetmja arsye përse ndaj Presidentit Trump nuk u ngritën akuza për pengimin e hetimeve të lidhjeve të fushatës së tij me Rusinë ishte politika e Departamentit të Drejtësisë “që thotë se nuk mund të ngrejë akuza ndaj një presidenti në detyrë”.

Populli amerikan qëndron shumë më lart”, tha ajo.

Ish-Ligjvënësi nga Teksasi, Beto O’Rourke, tha se një sulmues i armatosur në qytetin e tij të lindjes El Paso që vuri në objektiv meksikanët dhe mori 22 jetë në muajin gusht, ishte “i frymëzuar për të vrarë nga presidenti ynë” për shkak të fushatës së tij kundër emigrantëve që përpiqen të hyjnë në vend nëpërmjet kufirit jugor me Meksikën.

Senatorja Amy Klobuchar, nga Minesota, tha se Presidenti Trump preferon “më mirë të gënjejë se sa të udhëheqë”.

Tre kandidatët që kryesojnë në anketime, ish-Nënpresidenti Joe Biden dhe Senatorët Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, bënë kritika të mprehta ndaj Presidentit Trump.

Zoti Biden, ish-nënpresident gjatë dy mandateve të ish-Presidentit Barack Obama, tha se nuk mundet të shtyhet beteja për të kuruar kancerin dhe sëmundjen Alzheimer, apo të përmirësohet arsimi, për shkak të politikave të kundërta që po ndjek administrata Trump. “Krijohen mundësi të jashtëzakonshme në momentin që heqim Donald Trump-in”, tha zoti Biden.

Ndërsa kandidati Bernie Sanders e quajti Presidentin Trump “Presidentin më të rrezikshëm në historinë e këtij vendi”.

Politikat për kujdesin shëndetësor

Sërish, reforma e sistemit të kujdesit shëndetësor dominoi debatin televiziv prej gati tre orësh. Që në fillim, kandidatët Biden, Warren dhe Sanders debatuan me tone të larta rreth mënyrave se si duhen ndryshuar politikat e kujdesit shëndetësor në Shtetet e Bashkuara.

Debati i së enjtes ishte hera e parë që Joe Biden dhe Elizabeth Warren u gjendën në të njëjtën skenë dhe madje në një distancë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Por, përveç debatit të fortë për shëndetësinë, fërkimet e tjera të tyre ishin sporadike.

Si Sanders, ashtu edhe Warren, mbështesin një program sigurimesh shëndetësore të menaxhuar nga qeveria, sistem ky i pranishëm në disa vende të tjera perëndimore. Ata e quajtën propozimin e tyre “Medicare for All”, duke e paraqitur si një zgjerim të programit ekzistues të sigurimeve shëndetësore për amerikanët e moshuar në Shtetet e Bashkuara.

Protestuesit republikanë

Republikanët e bënë të ditur prezencën e tyre jashtë debatit, duke ngritur një parrullë të madhe në mbështetje të pretendimit republikan se kandidatët demokratë janë socialistë. “Socialistët do të vrasin ekonominë e Hjustonit. Votoni në 2020 për Trump-in“, lexonte parrulla.

Ndërsa po shkonte për të vizituar qytetin Baltimore, në shtetin Maryland, Presidenti Trump pati parashikuar se konkurrimi i brendshëm i demokratëve do të rezultonte në tre kandidatë kryesorë: Joe Biden, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, pasi siç u shpreh Presidenti “ata kryesojnë me diferencë të madhe në anketime“.

Zoti Biden ka qenë për 36 vite senator i Shteteve të Bashkuara dhe ka humbur dy herë në garën për president. Ai udhëheq me rreth 30% të mbështetjes në anketimet kombëtare në radhët e demokratëve. Kandidatët Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders janë përgjithësisht njësoj në anketime dhe me pothuajse 10 pikë pas zotit Biden në nivel kombëtar.

Pikëpamjet e demokratëve

Disa demokratë e shohin zotin Biden si tepër të moshuar për t’ia dalë përballë një të moshuari tjetër, 73-vjeçarit Trump. Zoti Sanders është edhe më i vjetër, 78-vjeç. Ndërsa zonja Warren është 70 vjeçe.

Pikëpamjet politike përgjithësisht të qendrës së majtë të zotit Biden janë në kundërshti me ato të kandidatëve të tjerë demokratë si zonja Warren, zoti Sanders, apo figura të tjera më progresive demokrate që dëshirojnë të shkundin Uashingtonin.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota doland trump kandidatet demokrat zgjedhjet ne amerike doland trump kandidatet demokrat zgjedhjet ne amerike

Sondazh

Poll
Bota 13 Shtator 2019, 13:40

Angela Merkel – kancelarja e zbutur

GJERMANI –Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëpër temat e mëdha të politikës botërore gjatë fjalimit në debatin e përgj...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj