LIVE UPDATES
Bota

Merr zyrtarisht detyrën gruaja e miliarderit, kush është ambasadorja e re amerikane në OKB

13 Shtator 2019, 16:55 Nga DOSJA
Merr zyrtarisht detyrën gruaja e miliarderit, kush është

SHBA- Ambasadorja e re amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara filloi detyrën të enjten. Kelly Knight Craft nuk do të ketë shumë kohë për t’u ambientuar, pasi ajo arrin pak më shumë se një javë para mbledhjes vjetore të udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në OKB, Margaret Besheer sjellë hollësitë.

Ambasadorja Craft ia dorëzoi letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres dhe më pas shkoi në Këshillin e Sigurimit. Ajo u prit ngrohtësisht nga kolegët e saj të rinj dhe më pas votoi duke mbështetur tre rezoluta. Më vonë ajo u tha gazetarëve se nuk është vetëm e dërguara e Presidentit Trump në OKB, por edhe një zë për angazhimin e Amerikës për lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

“Në një botë të përfshirë nga kriza humanitare, sfidat gjeopolitike, udhëheqja e fortë amerikane është absolutisht kritike dhe unë synoj ta siguroj atë. Unë do të mbroj vlerat dhe interesat e Amerikës. Do të qëndroj pranë miqve dhe aleatëve tanë. Do të mbështes të varfërit dhe të pambrojturit. Dhe kurrë nuk do të ngurroj të punoj me ata që vërtet dëshirojnë të çojnë përpara kauzën e dinjitetit njerëzor.”

Craft, ish-biznesmene nga Kentucky, dhe burri i saj, Joe, ekzekutiv miliarder i industrisë së qymyrit, janë të mirënjohur në qarqet republikane si donatorë të mëdhenj. Ata kontribuan 1 milion dollarë në garën presidenciale të Presidentit Trump në vitin 2016.

Presidenti Trump e emëroi atë në postin e ambasadores amerikane në Kanada dy vjet më parë. Mandati i saj u dominua nga negociatat për arritjen e marrëveshjes së re tregtare SHBA-Kanada-Meksikë.

Ambasadorja Craft u konfirmua për postin e saj në OKB më 31 korrik, me një shumicë të thjeshtë në senatin amerikan, ku disa demokratë u ankuan se ajo nuk kishte përvojë të mjaftueshme në politikën e jashtme.

“Zonja Ambasadore më lejoni të jem e sinqertë, kam rezerva të thella në lidhje me mungesën e kualifikimeve tuaja për një rol kaq kompleks dhe sfidues. Historikisht, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në OKB kanë sjellë përvojë të rëndësishme ekzekutive ose përvojë të drejtpërdrejtë pune në politikën e jashtme”, that senatori demokrat Bob Mendez.

Mungesat e saj të mëdha nga ambasada në Kanada, më shumë se gjysma e 608 ditëve në punë, gjithashtu ishin temë shqyrtimi.

Zonja Craft ka pak më shumë se një javë kohë para se udhëheqësit botërorë, përfshirë shefin e saj, të arrijnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Analisti i çështjeve të OKB-së, Richard Gowan thotë se ambasadorja Craft do të luajë vetëm një rol në prapaskenë gjatë mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Detyra e saj është të sigurojë që udhëtimi i presidentit në Nju Jork të shkojë mirë. Ajo nuk do të bëjë vetë diplomaci thelbësore. Mendoj se zonja Craft do të jetë në gjendje të ketë një ndikim personal në Nju Jork pas mbarimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe mund të shpenzojë pak më shumë kohë në ndërtimin e marrëdhënieve me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe fuqitë e rëndësishme të përfaqësuara në OKB”.

Një nga temat e mëdha në takimin e këtij viti do të jetë ndryshimi i klimës. Familja e zonjës Craft ka lidhje me industrinë e qymyrit dhe ajo dikur i tha një intervistuesi kanadez se ajo u beson “të dyja grupeve” në debatin për klimën.

Ambasadorja Craft zëvendëson ish ambasadoren Nikki Haley, e cila u largua nga posti nëntë muaj më parë. Niki Haley kishte statusin e anëtares së kabinetit, që zonja Craft nuk do ta ketë, dhe kultivoi një profil të lartë politik. Analistët thonë se zonja Craft ka të ngjarë të ketë një rol më të kufizuar në përcaktimin e objektivave të politikës së jashtme.

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ambasadorja craft ambasadorja e re e shba ne okb kelly knight craft organizatën e kombeve të bashkuara ambasadorja craft ambasadorja e re e shba ne okb kelly knight craft organizatën e kombeve të bashkuara

Sondazh

Poll
Bota 13 Shtator 2019, 13:40

Angela Merkel – kancelarja e zbutur

GJERMANI –Gati një gysmë ore zgjati “ekskursioni” i Angela Merkelt nëpër temat e mëdha të politikës botërore gjatë fjalimit në debatin e përgj...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet