Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Kapen 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, disa të arrestuar në Tiranë
31 Dhjetor 2021, 09:14Nga DOSJA
TIRANË – Policia e Tiranës ka sekuestruar 600 fishekzjarrë në Tiranë e Kavajë, ndërsa është arrestuar një 19-vjeçar si dhe kanë nisur hetimet për një 57-vjeçare. Policia bën me dije se në fshatin Luz i Vogël në Kavajë, pasi kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga 19-vjeçari me inicialet A. Sh., nga kontrollet janë gjetur 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë / Kontrolle të shtuara nga Policia, për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve. Si rezultat i kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy raste të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, konkretisht:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në fshatin Luz i Vogël, kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Sh. Gjatë kontrollit në mjet janë gjetur 2 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë shtetasi A. Sh., 19 vjeç, banues në Kavajë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit të territorit, në rrugën “Hamdi Pepa”, në magazinën në pronësi të shtetases M. Gj., 57 vjeçe, kanë gjetur 3 kuti me fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u procedua penalisht shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 600 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë” për veprime të mëtejshme procedurale.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët e subjekteve tregtare, që të mos tregtojnë lëndë piroteknike, pasi do të përballen me ligjin, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të mënjëhereshëm e të paanshëm.
(E.H/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Me rastin e festave të fundvitit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, uroi përmes një bisede virtuale përfaqësuesit e Forcave të Armatosura ...
TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se në vendin tonë kanë mbërritur 375,000 doza të vaksinës Pfizer. Manastirliu shprehet ...
BOTË – Varianti Omikron mund të sjellë fundin e pandemisë dhe kalimin e saj në sëmundje endemike. Po, ato ekzistojnë – viruse korona me të cilët njer...
PRISHTINË – Operatorët e Sistemit të Transmisionit në Grupin Rajonal të ENTSO-E për Europën Kontinentale (RGCE) i kërkojnë KOSTT-it (operatorit të si...
Kakavijë/Kapshticë/Qafë Thanë – Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një fluks normal emigrantësh që kthehen në Shqipëri për natën e ndërrim...
TIRANË – Dita e fundit për vitin 2021 parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Parashikohet mot i vranët dhe reshje shiu që ...
FERR-SHKOPET – Babai qëllon me armë zjarri djalin e tij pas një zënke familjare, por fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e policisë ka shmangur tragjedinë. Ngjarja...
TIRANË – Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al, shqiptarja.com dhe balkanweb.com e hapin me urimin me rastin e Vitit t...
TIRANË – Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i të punësuarve në 3-mujorin e tretë të vitit 2021 ishte rreth 6000 persona më i ulët se 3-mujorin ...