LIVE UPDATES
Aktualitet

Peleshi uron ushtarakët: Rritje page 30% për çdo pjesëtar të FA në 2022-n!

31 Dhjetor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Peleshi uron ushtarakët: Rritje page 30% për çdo pjesëtar

TIRANË – Me rastin e festave të fundvitit, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, uroi përmes një bisede virtuale përfaqësuesit e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionet ushtarake në kuadër të NATO-s jashtë vendit. Duke i cilësuar ambasadorë të Shqipërisë, ministri Peleshi vlerësoi kontributin e të gjithë efektivëve në këto kohë të vështira pandemie.

Ai theksoi se Shqipëria edhe pse një vend i vogël renditet në vendet e para sa i përket kontributit aktiv në NATO. Gjatë mesazhit drejtuar përfaqësuesve tanë me mision jashtë vendit, Ministri i Mbrojtjes foli për arritjet e vitit 2021.

“Ky vit që po lëmë pas ishte një vit i suksesshëm për Forcat e Armatosura, për sigurinë dhe mbrojtjen tonë, integritetin tonë kombëtar, për pozicionin dhe rolin strategjik që ky vit e forcoi akoma më tepër përmes stërvitjes “Defender 2021”, një stërvitje e përmasave të pakrahasueshme me çdo stërvitje tjetër që ka ndodhur. Ne ishim një vend pritës. Do të jemi vazhdimisht vend pritës për çdo stërvitje “DEFENDER”, të paktën çdo dy vite që ato do të zhvillohen në rajonin tonë. Kjo stërvitje na krijoi mundësinë për të ndërverpuar në një shkallë të gjerë, por edhe për të krijuar një vetëdije shumë të fortë se sa strategjik dhe sa i rëndësishëm është roli jonë në rajon’, theksoi ministri Peleshi.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, viti që vjen do të sjellë një lartësim të figurës së ushtarakut të FA, përmes rritjes së shpërblimit të miratuar nga qeveria.

“Ne kemi miratuar në qeveri një shpërblim prej 30%, një rritje të sheshtë, që do të thotë nga ushtari i parë e deri te gjenerali do të ketë një rritje 30% të pagës, gjë që na jep më shumë motivim dhe syrin e hapur për të rekrutuar më shumë dhe më mirë. Jemi në një fushatë rekrutimesh në të gjithë Shqipërinë tani. Këtë vit po përpiqemi ta bëjmë më rinore. Do ta vazhdojmë në qendrat e qyteteve. Ftojmë të rinjtë të bisedojnë me ne, ta njohin më afër ushtrinë, të kuptojnë më mirë rolin e FA, cilat janë mundësitë e jashtëzakonshme që FA si asnjë strukturë tjetër u jep”, tha më tej z.Peleshi.

Teksa garantoi vijimin e rolit aktiv të Shqipërisë në të gjitha misionet jashtë vendit, Ministri i Mbrojtjes tha se aktualisht Shqipëria ka një buxhet 30% më të lartë, në masën 1.75 % të PBB, për ta rritur atë në masën 2% në vitin 2024, sipas përcaktimeve të NATO-s. Edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj u shpreh se ky ishte një vit plot sfida dhe arritje për FA dhe një pjesë e arritjeve u takon pikërisht këtyre misioneve që bëjnë krenar çdo shqiptar.

(E.H/Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet forcat e armatosura niko peleshi forcat e armatosura niko peleshi

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën