6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
STRASBURG – Piero Fassino dhe Ian Liddell-Grainger, raportues për Serbinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, u bënë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin veprime të qarta kundër “madhërimit të kriminelëve të dënuar të luftës dhe të largojnë, pa vonesë, një mural në Beograd kushtuar Ratko Mladiçit, i dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.
PACE monitors @pierofassino and Ian Liddell-Grainger urge the Serbian authorities to remove the Ratko #Mladić mural in Belgrade and take strong measures against the “glorification of war criminals”. Full statement:https://t.co/WcJpyj614Y pic.twitter.com/3zNxrFJnWy
— PACE (@PACE_News) November 19, 2021
Në një komunikatë të përbashkët, ata u shprehën “të tronditur nga dështimi i autoriteteve – pavarësisht një vendimi të policisë komunale – për të hequr atë mural të vendosur në mënyrë të paligjshme dhe që Nisma e Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), fituese e çmimit Václav Havel, u pengua të zhvillojë një demonstratë kundër muralit me 9 nëntor 2021, ndërsa ministria e Brendshme ju referuar ‘shkaqeve të sigurisë’”.
Me 9 nëntor, policia në Beograd arrestoi dy gra që hodhën vezë mbi një mural kushtuar të dënuarit për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mladiç, ndërsa më herët kishte ndaluar përpjekjet e grupeve për të drejtat e njeriut që të heqin muralin.
“Këto ngjarje na kujtojnë nevojën për të luftuar pa mëdyshje kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës. Akte të tilla dëmtojnë bashkëpunimin rajonal dhe pengojnë procesin e integrimit evropian të cilin e synon Serbia. Një shoqëri demokratike nuk mund të jetojë duke mohuar krimet e luftës dhe në një kulturë të urrejtjes dhe mosndëshkimit”, thuhet në komunikatën e raportuesve duke u bërë thirrje autoriteteve serbe të heqin pa vonesë muralet që lavdërojnë kriminelët e luftës.
Përplasjet dhe debatet rreth muralit, nxitën reagime të zyrtarëve amerikanë dhe evropianë.
Ambasada amerikane në Serbi: Ratko Mladiç nuk duhet të jetë fytyra e Beogradit
Në qershor të këtij viti, Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHBA– “Shi parash nga qielli” ka rënë ditën e djeshme në Kaliforni dhe të gjithë qytetarët që ndodheshin pranë janë habitur dhe lumturuar. Një episod që s...
SHBA– Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se Presidenti Joe Biden ka rifilluar punën pas një vizite mjekësore që zhvilloi më herët gjatë ditës, çka...
MEKSIKË – Dhjetë kufoma janë gjetur në rajonin e Zakatekas në Meksikë. Policia gjeti 9 trupa të varur në urën e autostradës nr.45, ndërsa trupi i nën...
SERBI- Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë...
KOSOVË- Senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e Jeffrey M. Hovenier për ambasador në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Jashtme në Kosovë Don...
ITALI – Policia kufitare në Malin e Bardhë (Mont Blanc) arrestoi dy shqiptarë dhe ktheu mbrapsht një të tretë. Sipas mediave italiane, tre shqiptarët udhë...
RUSI- Një varr masiv i tmerrshëm i panjohur më parë i 1,362 viktimave naziste duke përfshirë 675 fëmijë është zbuluar në Rusinë perëndimore. Dailymail shkruan s...
SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se eurodeputetja Viola von Cramon e ka për zakon që të ndërhyjë në temat e brendshme të Serbisë.Dnevn...
KABUL– Një prej psikiatërve më të shquar të Afganistanit, i cili u rrëmbye nga njerëz të armatosur në shtator, është gjetur i vdekur. Lajmi është konfirmu...
IRAN- Gouya, një grua 43-vjeçare nga Irani, ka vendosur të mos ketë fëmijë. Por, e drejta e saj për të zgjedhur kërcënohet nga shteti.Autoritetet kanë mi...