LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarja e OKB-së: Mohimi i gjenocidit parandalon përparimin e shoqërisë

19 Nëntor 2021, 21:47 Nga DOSJA
Zyrtarja e OKB-së: Mohimi i gjenocidit parandalon përparimin e

SERBI- Serbia dhe shtetet e tjera të ish-Jugosllavisë duhet të bëjnë më shumë për të luftuar mohimin e gjenocidit dhe gjuhën e urrejtjes, nëse duan që shoqëritë e tyre të lëvizin përpara, tha për Radion Evropa e Lirë, Alice Wairimu Nderitu, këshilltare speciale e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e gjenocidit.

Gjatë vizitës në Beograd, Nderitu tha se i takon elitave politike të shteteve që kanë përjetuar gjenocid që të vlerësojnë me saktësi të kaluarën dhe të pranojnë fajin, në mënyrë që të lejojnë brezat e rinj të shikojnë drejt së ardhmes.

“Përderisa ka një grup njerëzish me ndikim që mohojnë se gjenocidi ka ndodhur në Srebrenicë ose që gjenocidi ka ndodhur në Ruanda ose e mohojnë Holokaustin, vazhdon të jetë shumë e vështirë për shoqërinë që të lëvizë përpara”, tha ajo.

“Ata, gjeneratat e reja, duhet të shikojnë nga e ardhmja dhe të mendojnë në mënyrë pozitive për të ardhmen”, tha Nderitu.

Natën ndërmjet 16 dhe 17 nëntorit, 2021, autorë të panjohur kanë shtuar te murali i të dënuarit serb për krime lufte, Ratko Mlladiç, edhe muralin e komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajlloviç. Duke iu referuar muralit të komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, Ndaritu tha se një mural i tij nuk do të duhej të bëhej fare.

Mlladiç, 79 vjeç, kishte udhëhequr forcat serbe të Bosnjës në luftën në Bosnje në vitet 1992-95. Ai është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte për vrasjen e mbi 8,000 burrave dhe djemve myslimanë në qytetin lindor të Srebrenicës.

Mlladiç është i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Më 2017 ai kishte apeluar dënimin, por tribunali me seli në Hagë, në qershor të këtij viti, hodhi poshtë ankesën e tij.

Por, shumë persona në Serbi ende e shohin Mlladiqin si hero të luftës, dhe një mural me portretin e tij, që u shfaq një muaj më parë në fasadën e një ndërtese në qendër të Beogradit, ka nxitur tensionet ndërmjet mbështetësve të tij dhe personave që e kundërshtojnë atë. Që atëherë, murali është ngjyrosur disa herë, por shpejt është kthyer në gjendjen origjinale.

“Mendoj se murali i dha vëmendje Serbisë, por për arsye të gabuara”, tha Nderitu.

“Pse dikush do të dëshironte ta kishte atë mural? Ne duhet të shkojmë përtej dhe të pyesim pse njerëzit duan të identifikohen me Ratko Mlladiqin, aq shumë sa janë në gjendje ta mbrojnë muralin dedikuar atij”, tha ajo.

Zyrtarja e OKB-së dhe se problem thelbësor vazhdon të jetë vullneti i politikanëve për të toleruar mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

“Është e nevojshme që të merremi me narrativë të tillë nga e kaluara, të luftojmë gjuhën e urrejtjes dhe mohimin e gjenocidit. Problemi kryesor është pikërisht ky: mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës”, tha Nderitu për Radion Evropa e Lirë.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni alice wairimu nderitu okb ratko mlladiç alice wairimu nderitu okb ratko mlladiç

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj