Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Borxhe tatimore në Kosovë/ Kush janë këngëtarët shqiptarë që janë nën hetim nga Prokuroria (EMRAT+VD))
10 Shkurt 2020, 06:24Nga DOSJA
Kosovë– Shkelzen Jetishi është njëri prej këngëtareve që është raportuar më herët se nuk qëndron mirë me punën e tatimeve. Këtu ai është ne New York. Dyshohet se ai i është shmangur tatimeve në Amerikë, një shtet ku shmangia e tatimeve është edhe një krim serioz atje. Për të ishte raportuar se atij i është shqiptuar ndalesë e përgjithshme për vizitë në Amerikë, pasi nuk kishte paguar taksa për biznesin me muzikë që e ka bërë atje, por ai më vonë e ka mohuar këtë.
Të njëjtat telashe me vizën, ishte raportuar se i ka pasur edhe këngëtari tjetër kosovar, Afrim Muqiqi, por edhe një këngëtar nga Shqipëria, i njohur në publik si Gena. Raportimet e më hershme flasin edhe për një listë fortë të gjatë të këngëtarëve që u hetuan për shmangie tatimi në Kosovë. Ishin publikuar shumë emra si: Ramadan Krasniqi, Blerim Muharremi-Blero, Genta Ismaili, Afërdita Demaku, Violetë Kukaj-Retkoceri, Nystret Muqiqi, Merita Muqiqi, Albatrit Muqiqi, Jehona Sopi e Korab Shaqiri.
Indeksonline kishte raportuar po ashtu se ka arritur që ta sigurojë një listë me emrat e më shumë se 50 këngëtarëve të estradës që janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, gjegjësisht nga Prokuroria dhe njësia për Krime Ekonomike. Sipas këtij raportimi, këta 50 këngëtarë asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, e në këtë mënyrë të gjitha të hyrat që ata kanë marrë nga mbrëmjet muzikore i kanë shkaktuar dëme milionëshe buxhetit të Kosovës. Këto, dhe shumë raportime të tjera, rrallë ose fare janë komentuar, e aq më pak konfirmuar nga Prokuroria.
InDoks në këtë episod do të trajtoj historinë e vënies së estradës nën hetime. Dyshimet e fuqishme për shmangie tatimi. Rastet që atyre iu hapën me bujë e u shuan më vonë. Dhe konfirmimet zyrtare për hetime nga Prokuroria.
IRAN- Irani njoftoi se do të nisë një satelit në orbitë si pjesë e një programi të ri për të cilin Shtetet e Bashkuara thonë se është maskimi që Terani po i bën...
JERUZALEM- Simon Sebag Montefiore, është një nga historianët me të mirënjohur dhe më të shitur në botë. Ai ka shkruar disa libra mbi një gamë të gjerë temash si...
KINË- Përhapja e coronavirusit ka infektuar më shumë se 37.400 njerëz në Azi, sipas deklaratave të zyrtarëve shëndetësorë. Shumë raste të tjera dyshohen, p...
GREQI- Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka marrë një notë proteste nga Ministria e Jashtme e Greqisë për shkelje të Marrëveshjes së Prespës, për emrin...
FRANCË- Cikloni Ciara ka vënë në provë Evropën Veriore këtë fundjavë. Në orët e fundit, erërat e forta kanë arritur edhe në veri të Francës. Sipas informac...
KOSOVE- Një përleshje mes shqiptarëve dhe serbëve në komunën e Fushë Kosovës, ka ndodhur sot pasdite. Rastin në fjalë për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe P...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një reagim në profilin e tij në Facebook është shprehur i sigurt dhe duke besuar fort në udhëheqjen e ...
KOSOVË- Zëvendësimi i taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake me masën e reciprocitetit nga analistët politikë po shihet si veprim më i...