LIVE UPDATES
Bota

Flet historiani Simon Sebag Montefiore: Dritëhijet e Jeruzalemit dhe pse ai është një qytet i rëndësisë së veçantë

9 Shkurt 2020, 21:47 Nga DOSJA
Flet historiani Simon Sebag Montefiore: Dritëhijet e Jeruzalemit dhe pse ai

JERUZALEM- Simon Sebag Montefiore, është një nga historianët me të mirënjohur dhe më të shitur në botë. Ai ka shkruar disa libra mbi një gamë të gjerë temash si Stalini, Romanovët, dhe fjalimet që ndryshuan botën.

Ai është objekt adhurimi, frymëzimi hyjnor, por edhe subjekt i debateve të zjarrta. Por historia e Jeruzalemit, është sa e gjatë aq edhe komplekse. Ai konsiderohet të jetë një vend i shenjtë nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët. Qyteti është mijëra vite i vjetër, dhe i ka mbijetuar luftërave botërore dhe katastrofave natyrore.

Një nga librat e tij bestseller në mbarë botën titullohet “Jeruzalemi:Një biografi” e vitit 2014, që përfshin historinë e plotë të këtij qyteti magjepsës. Në një intervistë, Montefiore flet historinë e Jeruzalemit, dhe mënyrën se si ky qytet u bë “qendra e botës”.

Çfarë gjëje kishte të veçantë Jeruzalemi, që i nxiti njerëzit ta bëjnë qytetin e tyre të shenjtë?

Zhvillimi i Jeruzalemit si një qytet i shenjtë universal, është një nga dukuritë më të çuditshme të gjeopolitikës dhe zhvillimit të feve. Në fillim, ai nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, përveç faktit se ajo ishte fortesë natyrore e vendosur mbi një kodër, dhe pranë tij kishte një burim uji.

Pra ishte një vend i natyrshëm, ku njerëzit mund të ndërtonin një vendbanim. Së dyti, ishte një vend i natyrshëm për të ndërtuar një vend të shenjtë, që shpesh lidheshin me fetë pagane, dhe me një vend të lartë si një mal.

Sigurisht, burimi e bëri atë një vend ideal. Por Jeruzalemi nuk ishte ndonjë rrugë kryesore tregtare. Për shkak se ishte i pozicionuar larg detit. Ishte thjeshte një mal buzë shkretëtirës së Judesë. Ne mendojmë se në ato kohë, kishte shumë më tepër kafshë të egra dhe pyje sesa sot.

Por gjithsesi nuk kishte shumë gjasa, të bëhej qyteti i shenjtë i botës perëndimore.

Sa sfiduese është të gjesh burime rreth Jeruzalemit, mbi të cilat mund të mbështetemi?

Në fakt ka shumë pak burime, dhe nuk mund të përdorësh vetëm Biblën. Interesante me këtë qytet është fiksimi me mbretin David. Kjo është një çështje e madhe, që i ka intriguar që të gjithë:A ekzistonte mbreti David, dhe a ka prova të ekzistencës së tij?

Kjo është një çështje me konotacione shumë politike. Pasi nëse nuk mund të gjejmë prova të ekzistencës së Mbretit David dhe të Tempullit të Parë, atëherë kjo ka shumë ndikime politike sot. Në fakt ka prova tek Tel Dan Stele, që përmend Shtëpinë e Davidit. Pra, ka dëshmi se Davidi ishte themeluesi i kësaj mbretërie, dhe ka shumë të ngjarë të ketë qenë kështu.

Sa i rëndësishëm, ishte rrethimi i Jeruzalemit në vitin 70 Pas Krishtit?

Shumë i rëndësishëm. Është një dramë e ngjashme me Betejën e Berlinit në vitin 1945, apo Rrethimet e Stalingradit dhe Leningradit. Ajo pati ndërkojë pasoja të mëdha fetare dhe politike. Ai rrethim shënoi fundin e pavarësisë së hebrenjve në Tokën e Shenjtë, dhe me një përjashtim të vogël, nuk ekzistoi më një mbretëri tjetër hebreje deri në vitin 1948.

Së dyti, për sa i përket Perandorisë Romake, kjo do të thoshte se që nga atëherë hebrenjve u ishte ndaluar të hynin në Jeruzalem. Dhe kjo u pa si një heqje e favorit hyjnor apo bekimit të popullit hebre. Kjo gjë pati pasoja të mëdha, pasi së pari çoi në ndryshimin e vetë fesë hebreje.Para këtij momenti, feja hebraike ishte plotësisht e bazuar rreth tempullit në Jeruzalem, dhe rreth flijimeve të kafshëve jashtë Shenjtit të të Shenjtërve. Ky ishte Judaizmi i Tempullit. Dhe pas rrethimit, Judaizmi ndryshoi njëherë e përgjithmonë, dhe Testamenti i Vjetër, sidomos 5 librat e Moisiut (Tora), u bënë “Jeruzalemi i lëvizshëm” për popullin hebre.Gjërat kanë mbetur kështu edhe sot e kësaj dite. Po ashtu, feja e krishterë adhurohej deri atëhere ende si një fraksion hebre brenda Tempullit. Kur panë që Tempulli u shkatërrua, ata u ndanë përgjithmonë nga feja mëmë, dhe nga ai moment lind Krishterimi modern.

Së treti, 600 vjet më vonë ishte ajo ngjarje, dhe më pas zhvillimi i Krishterimit pas tij, që e bindi Muhamedin se ai vetë ishte shpallja e tretë dhe e fundit e Zotit. Shpallja e parë iu dha hebrenjve, por ajo përfundoi në vitin 70 Pas Krishtit, kur u shkatërrua Tempulli në Jeruzalem.

E dyta ishte Krishterimi, dhe Muhamedi e konsideronte Jezu Krishtin një profet. Dhe e treta ishte vetë Muhamedi, teksa shpallja përfundimtare ishte ajo e fesë Islame. Pas vitit 70 të Erës Sonë, filloi ajo që njihet si feja moderne në botën perëndimore.

Cilat pjesë të Jeruzalemit të vjetër, mund të vizitojnë ende sot turistët?

Në atë qytet ka shumë gjëra për të parë. Lashtësia e një vendi të shenjtë, e shton shenjtërinë e tij. Kjo është arsyeja pse Jeruzalemi, është ruajtur shumë dhe në mënyra të ndryshme. Aty mund të shihen gjëra të mahnitshme.

Vendi im i preferuar është Porta e Artë në Murin Lindor, që është shumë e lashtë, dhe mund të jetë ndërtuar nga Herakliu ose Kalifi Umajad, këtë nuk e dimë me siguri. Është vendi më i bukur, dhe aty që të tria fetë besojnë se do të nisë Armagedoni ose Dita e Gjykimit.

Cili mendoni se është keqkuptimi më i madh mbi Jeruzalemin?

Keqkuptimi më i madh, është se secila nga 3 fetë kërkon që ta pronësojë qytetin për vete. Unë mendoj se një ndër arsyet pse e kam shkruar librin tim “Jeruzalemi”, dhe pse jam aq i kënaqur që është lexuar shumë, është se kam dashur që njerëzit të kuptojnë se në fakt ka një histori tjetër.

Ai është një qytet ndërkombëtar, universal.

Nuk ka asnjë qytet të ngjashëm me Jeruzalemin, dhe mënyra e vetme që të kemi paqe, është që hebrenjtë ta pranojnë se ekziston një narrativë islamike, dhe që muslimanët ta pranojnë se aty ka edhe një narrativë hebreje. Është e gabuar të mohohet historia e njërës palë. Pa i njohur që të dyja, është e pamundur që aty të ketë paqe. Paqja në Jeruzalem është e mundur, ashtu sikundër kudo tjetër.

Marrë nga: LiveScience

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota deshmi mbi qytetin e shenjte jeruzalemi qytet i rendesishem simon sebag montefiore deshmi mbi qytetin e shenjte jeruzalemi qytet i rendesishem simon sebag montefiore

Sondazh

Poll
Bota 9 Shkurt 2020, 16:24

Gjermani/ Pak frikë nga virusi Korona

GJERMANI – Lufta kundër virusit të ri Korona, që ka shpërthyer në Kinë, aktualisht tërheq vëmendjen në të gjithë botën. Edhe në Gjermani, njerëzit janë infektua...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen