LIVE UPDATES
Bota

Kërkesat më urgjente për Përparim Ramën

15 Nëntor 2021, 22:23 Nga DOSJA
Kërkesat më urgjente për Përparim Ramën

Nasuf Zena, librashitës në Prishtinë, thotë se kryetari i ri i komunës, Përparim Rama, duhet të merret me lirimin e rrugëve, në mënyrë që banorët e kryeqytetit të mund të qarkullojnë më lehtë. “Trafiku urban është jashtëzakonisht keq. Trafiku, në përgjithësi në Prishtinë, është kaotik”, thotë Zena për Radion Evropa e Lirë.

Përparim Rama, arkitekt me profesion, fitoi garën zgjedhore për Komunën e Prishtinës në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, që u mbajt më 14 nëntor. Rama mposhti kundërkandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Në plan-programin e tij për udhëheqjen e kryeqytetit me mbi 218,000 banorë ka premtime që variojnë nga rregullimi i vend-parkimeve deri te rritja e hapësirave të gjelbra.

Si Zena, sa u përket çështjeve që duhen adresuar më me urgjencë, mendojnë edhe bashkëqytetarë të tjerë të tij.

“Parkingje duhet të ketë më shumë. Të shumohen autobusët publikë, të ketë linja më të rregullta”, thotë Gyltene Lumi, mësimdhënëse në njërën nga shkollat e kryeqytetit të Kosovës. Rama është zotuar se problemin e parkimit të veturave do ta zgjidhë “njëherë e përgjithmonë”.

Ai ka premtuar se do të ndërtojë vend-parkingje të mëdha në gjashtë pika kryesore rreth unazës së brendshme të Prishtinës dhe ka thënë se distanca e tyre do të jetë rreth 500 metra nga secila pikë e qendrës. Profesori i pensionuar i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës, Bajrush Bytyçi, thotë se është pak optimist për realizimin e premtimeve të dhëna, por gjërat mund të ndryshojnë, nëse, sipas tij, punohet drejtë.

“E para, duhet të merret me komunikacion. E dyta, duhet të ndalen ndërtimet pa leje. Gjithçka duhet të vendoset në binarë, duhet të punohet me meritokraci dhe me drejtësi. Nëse punohet kështu, çdo gjë do të vijë në vete”, thotë Bytyçi. “Ridefinimi i qendrës së qytetit”është njëri ndër projektet kryesore që Rama ka nxjerrë në programin e tij.

Me këtë projekt parashihet që qendër e Prishtinës të bëhet e gjithë hapësira brenda unazës së brendshme të qytetit. Unaza e brendshme parasheh lidhjen e rrugëve nga Rruga e Veternikut – te Zona Industriale – deri te Qendra e Panaireve. Por, për Luljetën, juriste e diplomuar, qentë endacakë janë një problem që duhet adresuar më me urgjencë.

“Sot në mëngjes, duke ardhur në punë, kam hasur në stacion – aty ku kam pritur autobusin – pesë apo gjashtë qen. Mendoj se kjo është një nga punët e para që do zgjidhje. Besoj se punët e tjera dihen, infrastruktura, komunikacioni shumë i dendur…”, thotë Luljeta.

Sipas Blertës, e cila thotë se është një nënë e re, kryetari i ri duhet të punojë edhe në ndërtimin e kopshteve të reja shtetërore për fëmijë.

“Duhet të ketë më shumë mundësi që të pranohen fëmijët e vegjël, të mos ketë nevojë për intervenime. Pasi nuk ka çerdhe shtetërore, obligohesh të drejtohesh tek ato private”, thotë Blerta.

Në mënyrë që nënat të marrin pjesë në tregun e punës, kryetari i ri është zotuar se do t’i bëjë kopshtet e fëmijëve më të qasshme. Rama po ashtu ka thënë se në Prishtinë mungojnë shtatë objekte shkollore të nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët dhe ka premtuar se ato do të ndërtohen në lagjet: Sofali, Kodrina, Qëndresa, Përroi i Njelmët, Kalabria, Kodra e Trimave dhe Prishtina e Re – Qendër.

“Ka nevojë për shkolla, mësuesit të monitorohen, sepse mësimi është katastrofë. Nuk po di çka të them, se gjithkund ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme”, thotë një pensioniste, e cila dëshiroi të mbetet anonime.

Sali Berisha, i cili para disa viteve ka punuar në Komunën e Prishtinës dhe sot është pensionist, thotë se Prishtina ka nevojë urgjente për rregullimin e parqeve dhe të kanaleve të ujërave të zeza.

“Parqet, rrugët dhe ndriçimi të bëhen. Ujërat e zeza të rregullohen se mbaruan njerëzit. Mendoj se Rama është i duhuri për atë pozitë që është zgjedhur”, thotë Berisha.

Kryetari i porsazgjedhur po ashtu është zotuar se do të kompletojë rrjetin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në tërë territorin e Komunës së Prishtinës, duke e bërë një qendër të mjekësisë familjare të disponueshme për 10,000 banorë. Ai po ashtu ka thënë se do të rrisë nivelin e hapësirave të gjelbra. Qytetarët e Prishtinës kanë katër vjet kohë, aq sa duhet të zgjasë edhe mandati i Ramës, për të parë ndryshimet e premtuara.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni kosove përparim rama prishtine zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021 kosove përparim rama prishtine zgjedhjet lokale ne kosove 14 nentor 2021

Sondazh

Poll
Bota 15 Nëntor 2021, 21:30

Përparim Rama: Nuk futem në garë nëse nuk fitoj

KOSOVË- Kryetari i ri i Prishtinës i zgjedhur në Kosovë, Përparim Rama është shprehur se e kishte fitoren të sigurtë në Prishtinë. Në një intervistë për Sy...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj