LIVE UPDATES
Bota

Bisedimet e anëtarësimit, Maqedonia e Veriut merr sinjale pozitive nga Bullgaria

15 Nëntor 2021, 17:48 Nga DOSJA
Bisedimet e anëtarësimit, Maqedonia e Veriut merr sinjale pozitive nga

Maqedonia e Veriut shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun me Bullgarinë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë peng nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shkupit dhe Bashkimit Evropian. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, bëri këtë zotim një ditë pasi Bullgaria mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Partia fituese në Bullgari “Ne vazhdojmë ndryshimin” ka thënë se do të ketë qasje të re ndaj Maqedonisë së Veriut, por, për të formuar Qeverinë e re, ajo do të duhet të bëjë koalicion me së paku tri parti të tjera. Maqedonia e Veriut, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, i ka plotësuar kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE, por çështja është bllokuar nëntorin e kaluar në Këshillin Evropian, për shkak të kundërshtimeve të Bullgarisë. Kjo e fundit insiston së pari në zgjidhjen e disa mosmarrëveshjeve që ka me Shkupin zyrtar, sa i përket identitetit, historisë dhe gjuhës maqedonase.

Së voni, Bullgari ka kërkuar edhe njohjen me Kushtetutë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut hedh poshtë pretendimet e Bullgarisë se gjuha dhe identiteti maqedonas ekzistojnë pas vitit 1945 dhe para kësaj periudhe ato kishin “rrënjë bullgare”. Në korrik, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoinjë rezolutë që ia ndalon Qeverisë që të diskutojë për çështjen e identitetit, gjuhës dhe të kaluarës historike.

Osmani takoi të hënën në Bruksel homologun e tij bullgar, Svetlan Stoev, dhe, përmes një postimi në Facebook, tha se pret që kontaktet mes tyre të intensifikohen, me qëllim të gjetjes së “zgjidhjeve më të mira”.

“Dialogu i hapur dhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë janë treguesit më të mirë të përgjegjësisë dhe përkushtimit për paqen dhe stabilitetin, perspektivat e rajonit, si dhe ballafaqimin e suksesshëm me të gjitha llojet e sfidave me të cilat përballemi së bashku”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Kiril Petkov, bashkëkryetar i partisë “Ne vazhdojmë ndryshimin” ka thënë se kjo parti ka një qëndrim kategorik se çfarë duhet bërë në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, duhet të formohen grupe punuese nga të dyja vendet, në të cilat duhet të përfshihen jo vetëm historianët, por edhe njerëz nga biznesi, kultura dhe arsimi.

“Grupet punuese nuk do të diskutojnë vetëm historinë, por edhe gjithçka që mund t’i përmirësojë marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Petkov.

Kjo deklaratë nxiti reagime pozitive në Shkup.

“Janë inkurajuese njoftimet nga Qeveria e re e mundshme bullgare se do të ketë qasje të re ndaj Maqedonisë së Veriut. Edhe ne do të kemi të njëjtën frymë të fqinjësisë së mirë, çiltërsi dhe të njëjtën dëshirë për të gjetur zgjidhje dhe për të ecur përpara”, tha ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska.

“Nëse ka gjysmën e kësaj fryme në anën bullgare, siç e shohim këto ditë, mund të bëhet një kthesë, pasi një qasje e re do të jetë e dobishme si për ne, ashtu edhe për palën bullgare”, tha Shekerinska.

Duke komentuar deklaratën e mandatarit të mundshëm për formimin e Qeverisë së re bullgare, Vasko Naumovski, njohës i çështjeve ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, tha për Radion Evropa e Lirë se Petkov po tregohet shumë më i matur se politikanët e tjerë bullgarë – gjë që, sipas tij, jep shpresë për një lëvizje të pozicioneve apo edhe për kapërcim të dallimeve mes dy vendeve. Bashkimi Evropian do të mbajë një samit muajin e ardhshëm, në të cilin mund të merret vendim për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, por edhe me Shqipërinë.

“Edhe pse periudha deri në dhjetor është e shkurtër, megjithatë, besoj se ka gjasa të vogla për të bërë një hap para. Por, e gjitha kjo do të varet nga përbërja e Qeverisë së re [bullgare], se cilat parti do të përfshihen në qeveri. Konsideroj se gjithçka varet nga koalicioni i ri qeveritar, nëse do të ketë ose jo qëndrim të unifikuar për vendin tonë. Sidoqoftë, sinjale pozitive ka dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë”, tha Naumovski.

Sipas rezultateve preliminare në Bullgari, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, një parti e re e qendrës, që udhëhiqet nga dy ish-ministra të këtij vendi, Kiril Petkov dhe Asen Vasilev, ka fituar rreth 26 për qind të votave, ndërsa e dyta, me rreth 23 për qind, është radhitur partia GERB e ish-kryeministrit Boyko Borisov. Forcë e tretë politike është Partia Socialiste, me 11 për qind të votave, ndërsa pas saj “Bullgaria Demokratike” me 10 për qind dhe Partia “Ka një popull të tillë” me afër 9 për qind të votave.

Një rezultat i këtillë, sipas mediave bullgare, imponon nevojën që partia fituese të hyjë në koalicion me të paktën tri parti politike: Socialistët, Demokratët bullgarë dhe Partinë “Ka një popull të tillë”. Kuvendi i Bullgarisë numëron 240 deputetë dhe për formimin e Qeverisë nevojitet një shumicë prej së paku 121 deputetësh. Zgjedhjet parlamentare të 14 nëntorit në Bullgari ishin të tretat këtë vit, pasi në dy ciklet e mëparshme, nuk prodhuan rezultat të qartë zgjedhor, duke pamundësuar formimin e një qeverie të qëndrueshme.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni maqedoni e veriut vetoja e bullgarise maqedoni e veriut vetoja e bullgarise

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës