Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për ta kuptuar më mirë koronavirusin, Britania e Madhe do të infektojë qëllimisht me patogjenin njerëz pjesëmarrës në test. Kërkohen deri në 90 vullnetarë midis moshës 18 dhe 30 vjeç, sipas Ministrisë së Punëve Ekonomike në Londër. Ata do të ekspozohen ndaj virusit në një “mjedis të sigurt dhe të kontrolluar”. Projekti është planifikuar të fillojë në javët e ardhshme dhe subjektet nuk do të vaksinohen paraprakisht.
Ndër të tjera, autoritetet duan të zbulojnë se si reagon sistemi i imunitetit ndaj virusit, sa e madhe duhet të jetë ngarkesa virale për një infektim dhe si i lëshojnë në mjedis grimcat e virusit të infektuarit. Studimi pritet gjithashtu të luajë një rol qendror në zhvillimin e vaksinave dhe medikamenteve kundër COVID-19. Qeveria po e financon këtë studim të parë në të gjithë botën me ekuivalentin e 38.6 milionë eurove.
Përdoret patogjeni i Coronas, i cili është në qarkullim në Britaninë e Madhe që nga marsi i vitit 2020, dhe jo varianti B.1.1.7 shumë më ngjitës, i cili u shfaq për herë të parë në vjeshtë në Anglinë juglindore. Studimin e drejtojnë shkencëtarët e Kolegjit Imperial të Londrës në bashkëpunim me Royal Free Hospital të Londrës.
Në Gjermani i quajnë jo etike provat dhe ka rezerva mjekësore
Në një studim pasues, subjektet e testit do të vaksinohen me një agjent të ri aktiv dhe më pas do të ekspozohen ndaj virusit. Në këtë mënyrë duhet të përcaktohen vaksinat më efektive, siç shpjegoi Chris Chiu nga Imperial College. Britania e Madhe është një nga vendet më të goditura nga pandemia, me më shumë se 118.000 vdekje nga koronavirusi. Në të njëjtën kohë, ishte vendi i parë perëndimor që filloi një fushatë të vaksinimit kundër koronavirusit.
Në Gjermani, studimet “Sfida Njerëzore” për voronavirusin konsiderohen të pamundura. Shoqata e Kompanive Farmaceutike që zhvillojnë kërkime (vfa) i hodhi poshtë në vjeshtë teste të tilla si jo etike. Ekzistojnë gjithashtu rezerva mjekësore: “Studimet e sfidave mund të tregojnë një pamje të falsifikuar, pasi rezultatet që mblidhen vetëm te njerëz të rinj, të shëndetshëm nuk mund të transferohen tek të moshuarit dhe te të sëmurët kronikë. Por këto grupe njerëzish kërcënohen më shumë nga COVID-19 “, thekson shoqata në faqen e saj të internetit.
Infektimet e shkaktuara artificialisht nuk korrespondojnë me infektimet reale në jetën e përditshme.
Marrë nga DW
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Turqia do t’i kthehet gradualisht jetës normale nga provinca në provincë nga muaji mars, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të mërkurën, duke shtuar...
Ka kaluar më shumë se një vit nga pandemia e Coronës dhe lodhja nga masat shtrënguese, lockdown, mbyllje e përgjithshme vihet re kudo. Për shkak të frikës nga p...
Në mbarë botën, vendet po rendin për të siguruar vaksina kundër COVID-19. Në Evropën Qendrore dhe Lindore shumë vende nuk kanë arritur të sigurojnë sasi të mjaf...
4.680 dozat e vaksinës nga kompania Pfizer/BioNtech janë dhuruar si donacion humanitar nga Serbia. Kjo ka mundësuar për Maqedoninë e Veriut fillimin e vaksinimi...
ITALI-Një tjetër variant i ri i koronavirusit është gjetur në Napoli. Sipas mediave italiane, mendohet se ai e ka origjinën nga Nigeri, por është zbuluar dhe në...
Për ta kuptuar më mirë koronavirusin, Britania e Madhe do të infektojë qëllimisht me patogjenin njerëz pjesëmarrës në test. Kërkohen deri në 90 vullnetarë midis...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të mërkurën se tërheqja e trupave të aleancës nga Afganistani do të jetë e “kushtëzuar”.Gjatë një takimi ...
MAL I ZI- Ditën e sotme, Kosova ka festuar 13 vjetorin e Pavarësisë, por ndryshe nga vendet e tjera Mali i Zi, nuk e uroi në ditët e saj më të veçantë.Mi...
IZRAEL- Greqia, Qipro dhe Izraelit kanë nënshkruan nëj marrëveshje që lejojnë shtetasit me certifikata vaksinimi Covid-19 të udhëtojnë pa pengesa midis tre vend...
HOLLANDË– Temperaturat e ulëta kanë pushtuar pothuajse të gjithë kontinentin europian, duke sjellë reshje të dendura dëbore dhe temperatura nën 0 gra...