Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Këshilli Koordinues i Diaspoër i ka dërguar sot një letër Kancelares Gjermanë, Angela Merkel. Në letër KKD kërkon angazhimin e saj për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Ata shtojnë se shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse Institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyrat e caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim.
“Ky kufizim i lëvizjes nuk prek vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës por edhe anëtarët e familjeve të tyre që janë nënshtetas të vendeve ku aplikohet sistemi i vizave Schengen. Vetëm në shtetet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicër) jetojnë më shumë se 700,000 shqiptarë nga Kosova. Pamundësia e vizitave të rregullta për familjet e tyre nga Kosova ndikon në të drejtën e tyre themelore për jetë familjare, e drejtë që mbrohet nga Konventa Evropriane për të Drejtat e Njeriut” shkruhet ndër të tjera në letër.
LETRA E PLOTË
E nderuar Zonja Kancelare Dr. Angela Merkel, Ju shkruajmë si Këshill Koordinues i Diasporës, Institucion shtetëror që përfaqëson interesat e diasporës shqiptare me banim në vende të ndryshme të botës. Së pari, Ju përcjellim urimet tona më të mira për Presidencën Gjermane të BE. Jemi plotësisht të bindur se ashtu si Gjermania edhe Bashkimi Evropian do të vazhdojë progresin në rrugën e drejtë. Sfidat me të cilat përballet Bashkimi Evropian, posaçërisht në këtë periudhë pandemie, janë të mëdha dhe ne jemi të bindur se nën udhëheqjen Tuaj do të jemi në gjendje t’i kalojmë ato me sukses.
Zonja Kancelare, përmes kësaj letre dëshirojmë gjithashtu angazhimin Tuaj për liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës. Shtetasit e Republikës së Kosovës janë të vetmit në Evropë që nuk mund të udhëtojnë në Zonën Schengen pa viza, edhe pse Institucionet shtetërore të këtij vendi i kanë plotësuar detyrat e caktuara nga Bashkimi Evropian për këtë qëllim. Për më tepër, Komisioni Evropian e ka dhënë pëlqimin për liberalizimin e vizave.
Ky kufizim i lëvizjes nuk prek vetëm shtetasit e Republikës së Kosovës por edhe anëtarët e familjeve të tyre që janë nënshtetas të vendeve ku aplikohet sistemi i vizave Schengen. Vetëm në shtetet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicër) jetojnë më shumë se 700,000 shqiptarë nga Kosova. Pamundësia e vizitave të rregullta për familjet e tyre nga Kosova ndikon në të drejtën e tyre themelore për jetë familjare, e drejtë që mbrohet nga Konventa Evropriane për të Drejtat e Njeriut.
Ne shprehim besimin që liberalizimi i vizave do të ndikojë pozitivisht jo vetëm në respektimin e të drejtave themelore të njeriut por edhe në ekonomi, kulturë si dhe në procesin e negociatave me Serbinë, proces në të cilin Bashkimi Evropian ka një rol të pazëvendësueshëm. Jemi shumë mirënjohës që Ju personalisht dhe Gjermania, po e mbështesni prej kohësh liberalizimin e vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe shpresojmë që gjatë Presidencës Gjermane të Këshillit të Bashkimit Evropian, kjo gjë të bëhet realitet.
Duke ju uruar mbarësi dhe suksese të mëtejshme, mbetemi në pritje të përgjigjes Suaj pozitive. Ju lutemi Zonja Kancelare, pranoni përshëndetjet tona të sinqerta dhe konsideratën më të lartë. Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Dr.h.c. Lazim Destanil Gjermani; Prof. Dr. Sokrat Sinaj, Zvicër; Anila Hyka Smorgrav, Francë; Ardian Lekaj, Holandë; Rosario Petta, Itali; Dr. Gazmend Kapllani, Greqi; Brikena Muharremi, Britani e Madhe; Endri Hatillari, Britani e Madhe; Dr. Adriana Fishta-Bejko, Kanada; Ardian Radovicka, Kanada; Mark Gjonaj, SHBA; Visar Tasimi, SHBA; Esmeralda Mosko, SHBA; Bashkim Bekiri, Australi; Namik Shabi, Turqi.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRAZIL-Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Brazil i janë drejtuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke i kërkuar të hetojë qeverinë e Presidentit Jair Bolsonaro ...
GREQI– Greqia ditën e sotme ka shënuar një rritje të rasteve me Covid-19 krahasuar me ditët e kaluara.Sipas të dhënave të publikuara gjatë 24 orëve e fundit j...
FLORIDA– Një vajzë në moshën 9-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi në FloridaKimora “Kimmie” Lynum ka ndërruar jetë më 18 korrik në Putnam, e sipas...
GREQI-Autoritetet greke në prefekturën e Janinës po bëjnë përpjekje për financimin e projektit rrugor që lidh Janinën me pikën kufitare shqiptare të Kakavijës.M...
Prokurori i Përgjithshëm William Barr po dëshmon përpara Komisionit të Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve mbi një sërë temash që lidhen me administratën Trump, ...
BRITANI E MADHE- Ditën e sotme Britania e Madhe ka njoftuar edhe 119 vdekje si shkak i koronavirusit.Zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë kanë konfirmuar ...
KORE E VERIUT-Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un ditën e sotme gjatë festimeve në kuadër të 67 vjetorit të përfundimit të luftës së Koresë në vitet 1950 ...
ANGLI-Një shitës ka dalë në pension pasi ka punuar për 38 vjet me radhë, pa një ditë të vetme pushimi. 62-vjeçari, Roy Kharbanda, nuk pranoi të bëntë asn...
ITALI- Ministria e Shëndetësisë Italiane,ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.12...
BRITANI– Kryeministri britanik, Boris Johnson, mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të futur në karantinë udhëtarët që vijnë nga Spanja pasi rastet me k...