LIVE UPDATES
Insights

Kimete Berisha: Diçka për Ibn Edi Ramën, (Allahu i plotëfuqishëm qoftë i kënaqur me të)

17 Dhjetor 2019, 14:58 Nga DOSJA
Kimete Berisha: Diçka për Ibn Edi Ramën, (Allahu i

Kërkoj të bëhem Kryeministër, por e lus Zotin të mos bëhem.

(dhe diçka për Ibn Edi Ramën, Allahu i plotëfuqishëm qoftë i kënaqur me të)

1.Viteve të 90-ta ka ka pas marifet. Kur janë ndarë dashnorët e i kanë pyet hallku “i mërzitur” “pse” u ndatë- ata janë përgjigjë “valla nuk gjetëm gjuhë të përbashkët”, dhe me kaq mbyllej “rasti”.

Tash të thonë, hajt more mos ta ndin se s’u kanë kësmet, se valla me pas qenë kësnmet, kush që e ndal s’kish pas, dhe kjo “arsye” hyjnore, me kaull ta heq mërzinë, sidomos kur shikon nga penxherja e djersitur (festave) dhe i sheh hallkun kah kënaqen, e ti jo, ti e vizaton me gishtin tregues një zemër prej avullit në xhamin që të ndan nga bota.

Ato vite kanë qenë të arta, në Kosovë lulëzonte dashnia më shumë se arat e bukës (nejse në këto treva gjithmonë dashnia ka pas më shumë përparësi sesa punimi i arës). Ka qenë lezet diqysh.

Ta zëmë kur të ngucnin djemtë në korzo, dhe sidomos në oborrin e gjimnazit, nuk t’i ngjitshin turlifarë “bishtash”, por derisa me elegancë kaloje pranë tyre, ata romantik siç njihen botërisht shqiptarët, të thonin për shembull “oh shpirt i demokracisë”. natyisht që pasonte shkrirja shpirtërore nga ana jote.

Se ishte koha e Rugovës ajo, atëherë edhe dashnia ka qenë e demokratizuar..

Nejse ka qenë në modë edhe shprehja “dashnorët e Venedikut”, por kjo devizë u përdorë vetëm në raste kur “Romeo e Xhulieta” i lanin duartë.

Gjuha e përbashkët është problem, sepse secila gjuhë e secilit i ka shenjat dalluese unike, si gishti tregues, ku regjistrohet çdo fjalë.

Pra, siç do të thoshte Ibn Edi Rama (Allahu e mëshiroftë shpirtin e tij), kemi me dhënë xhevap për secilën fjalë që e kemi thënë. Sepse, fjalët tona i merr era e i harrojmë ne, por gjuha jonë i regjistron.

2.Është një idiomë e “serbomëdhenjëve” (qysh i quante idolli i Albinit, Rexhep Qosja), e që më pëlqen shumë sepse e përshkruan njeriun që lyp punë e i lutet Zotit mos me gjet punë.

Kjo idiomë ma ka kujtuar sot me sabah t’ferkut, Albinin,

Ky, kërkon të bëhet Kryeministër, por e lutë Zotin kah t’rrotullohet që të mos bëhet.

Me desht aq shumë m’u bë Kryeministër-bëhet sot.

Po shihet ashiqare se po priton. E di unë pse.

Sepse pastaj kur të bëhet Kryeministër s’ka më tema “ideale”, s’ka më “le le le” e poezi, por ka probleme të vrazhdta, banale, të cilat e bëjnë njeri “normal”, e ky s’është i disponuar me humb idenë e atij “kingut” që e shëron Kosovën me thënie të bukura,

Albini është i mençur, e di se shqiptarët kanë aq shumë probleme (aq shumë është e kriminalizuar drejtësia dhe s’ka rregull) sa edhe 100 vjet m’i pas në pushtet nuk mundesh me qitë n’të.

Sot me ja nis, i nevojiten 5 vjet propagandë e nat e ditshme veç kundër bërllogut, m’i bindë shqiptarët se bërllogu nuk gjuhet në rrugë.

Albini ka frikë sepse e di mirë se në fund, ka me qenë “i keq”, si të gjithë të tjerët.

Shqiptarët lypin punë, drejtësi, barazi, rehati, zbulimin e vrasjeve, e këto nuk arrihen qysh duam ne, shpejt,

Se ne, siç e kemi thënë edhe më parë, açik krejt botës e kemi një idiomë që thotë “Më shumë e dua sherrin e shpejtë se hajrin e kadalshëm”.

Mos shih kusur, jemi me frymë n’fyt, durimin e kemi harxhuar viteve të nëntëdhjeta.

3.S’di a ju kam tregu: Seneka kish pas qenë një herë në rrezik që Neroni me ja këput krytë. Tha, Neronin e kapi xhelozi e madhe ndaj Senekës në njëfarë mbledhie, kur tha e rrethuan popullata Senekën dhe po e ngoninn me adhurim kah po pleqnonte.

Neroni tha dha urdhër me ja heq flamën, por menjëherë u pendua, tha kadal se ky nhall, i lodht, i smutë, Senekës (gjithmonë ish dukur i lodhur) nuk i shkon larg, pse me m’u numëru m’u që e vrava, tuj e pas ky një këmbë n’dhe një mbi dhe.

Dhe kështu Seneka vazhdon me jetu, si zotni, dhe jeton aq gjatë sa për të thënë se “Sëmundja ma zgjati jetën”.

Mos u habit, ka njerëz që paraqiten t’smutë, për mos m’i nguc Ju kam tregu ka qenë njëfarë profesori që thanë krejt jetën ja lshojshin udhën e nuk e ngucke kush se “i smutë”. Profa i mençur, e ka hetu se po dhez “mëshira”, e ka ditë se pak ka njerëz aq të poshtër që shtyhen me njeriun që paraqitet që nuk e çel sabahu t’gjallë.

4.”Fati në fatkeqësi” është një tjetër shprehje që ka gjetur përdorim të gjërë te shqiptarët.

Kjo idiomë i shkon Edi Ramës, i cili i la pa punë edhe hoxhollarët, priftërinjtë, dervishët, budistët, shamanët e veç jahuditë s’po ia mbanë m’i citu se ata janë të rreptë (s’janë si ne t’kthyshëm), Zoti i tyre të mëson m’u hakmarr: “Sy për sy-dhëmbë për dhënmbë”.

Në kohën e fatkeqësisë natyrore, Edi Rama u kthye në “jetë” si nga hiri, “doli” nga toka, sepse deri në ato çaste ai dukej i rrëzuar përtoke dhe pa të ardhme në politikë.

Diti të bëhet babë për jetimin, djalë për nanën që humbi të birin; nip për gjyshet që i humbën nipat; vëlla për motrat; shpi për të pastrehët; diti t’ua qajë hallet të gjthëve, t’ua heq mërzinë, t’i “mashtrojë” me lodra, me shpresë dhe me humor, diti të bëhet antidod për fatalizëm.

Pra, Edi Rama diti të dalë nga rrënojat ku e gjeti tërmeti. Sepse kur ndodhi tërmeti ky veçse ishte i rrënuar.

Tash ka vendosur ta krijojë një botë të re, pa thashetheme.Që do të thotë ka vendosur ta krijojë “Njeriun e Ri” dhe ta “vras “të vjetrin”.

Do ta ndalojë edhe letërsinë dhe poezinë që nuk bazohet në fakte të gjalla.

Edi Rama citon thënie të “shenjta” të cilat asnjëherë nuk u vërtetuan shkenctërisht, e në të njëjtën kohë kërkon t’i dënojë njerëzit të “mendojnë pa fakte”, pra t’i dënojë pse “mendojnë” pa “fakte” se ky është ‘I keq”.

E mendimeve dhe ndjenjave nuk u nevojiten faktet, o Ibn-ja më i gjatë n’planet.

Edi Rama vuan nga nevoja e sëmutë me dasht krejt njerëzimi, dhe urrejtja ndaj tij i duket ilegale dhe “fake neës”.(S’ka vuajtje më e madhe se kjo).

Shpifjes i frikësohet vetëm fajtori dhe budallai që pret parajsë në këtë botë të rreme.

Ne jemi i vetmi popull në botë që e kemi idiomën “Kjo Dynja e rreme”. E tash kjo “Dynja e rreme” me luftu kundër rrenave.

Lëri njerëzit le të hanë tortë. Se më përpara vdesin shqiptarët sesa që pranojnë me t’u tutë ty.

P.S. Pra, Albinit dhe Isës ende nuk ua ka ba Zoti nasib m’u marrë vesh. Po tutët Albini., Jo nga Presidenti. Po tutët nga dështimi.

Mos u tutë, se shqiptarët nuk mbajnë mend.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog edi rama kimete berisha paketa anti shpifje edi rama kimete berisha paketa anti shpifje

Sondazh

Poll
Insights 14 Dhjetor 2019, 16:29

7 minutat brenda kubit, që tronditën sistemin

Adi Krasta u rikthye në media siç ai di, fuqishëm. Që mbrëmë, me shfaqjen e tij në Prishtinë, monologu hyrës është shpërndarë në një trajtë virale duke t...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj