LIVE UPDATES
Aktualitet

Kina shpëtimtarja e Ballkanit? Eufori kineze në Dubrovnik

15 Prill 2019, 05:27 Nga DOSJA
Kina shpëtimtarja e Ballkanit? Eufori kineze në Dubrovnik

Në Dubrovnik u zhvillua samiti i 8 i grupit 16+1, ku numërohen 12 vende anëtare të BE, pesë vende të tjera si edhe Kina. Në fund edhe Greqia u bë pjesë e këtij grupi, vetë kryeministri grek Aleksis Tsipras mori pjesë në këtë samit, duke e ndryshuar shifrën në 17+1. Kjo iniciativë u krijua në vitin 2012 për të nxitur marrëdhëniet e biznesit dhe investimet kineze në vendet e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore.

Shumica e investimeve në Serbi

Për Kinën vendet europianolindore e juglindore janë të rëndësishme për shkak të projektit gjigand infrastrukturor „Rruga e Re e Mëndafshit”. Në kuadër të këtij projekti, Pekini kërkon të investojë në projekte miliardëshe si rrugë, shina hekurudhore, rrjete telekomi, aeroporte. Kështu do krijohen korridore të reja ekonomike dhe tregtie drejt Europës, Afrikës, deri në Amerikën Latine. Në vitet e fundit Kina ka investuar miliarda dollarë në Europën Lindore, në formë kredish dhe në formë të projekteve ndërtimore që ka marrë përsipër. Shumica e investimeve kanë shkuar deri më tani drejt Serbisë, më shumë se 10 miliardë dollarë. Pekini ka investuar aty sidomos në industrinë e çelikut, armatimit dhe në infrastrukturë. Pas kësaj vjen në radhë Hungaria me rreth 4 miliardë dollarë, e Polonia me 3 miliardë dollarë.

Kina – shpëtimtare e ekonomisë kroate?

Mikpritësja e samitit, Kroacia është ende larg këtyre shifrave. Investimet kineze në këtë vend kapin vetëm 0,69 miliardë dollarë. Në mediat kroate prej ditësh sundon një lloj euforie. Një lajm i mirë ekonomik pason tjetrin: Ngritja e urës Peljesac? Nuk ka problem. Investime të mëdha në rrugët apo hekurudhën kroate? Edhe kjo do bëhet. Produkte bujqësore kroate në tregun kinez? Ndërkohë e nënshkruar. Duket sikur këto ditë kinezët janë kthyer në shpëtimtarët e ekonomisë kroate. E më e mira: Kantieri i anijeve, Uljanik që ndodhet para falimentimit mund të shpëtohet nga kinezët, shkruan gazeta kroate Jutarnji List që thotë, se i referohet burimeve qeveritare.

Kina do të vazhdojë politikën e hapjes

Paralelisht me samitin politik në Dubrovnik u zhvillua edhe një forum ekonomik, ku morën pjesë rreth 1000 njerëz të biznesit si nga Kina ashtu edhe Europa. Krahas premtimeve për biznese të majme, në këtë forum u vu në funksionim edhe një platformë e internetit që do të koordinojë kontaktet mes firmave të vogla dhe atyre të biznesit të mesëm të vendeve pjesëmarrëse. Kryeministri kinez që ishte pjesë e samitit premtoi në Dubrovnik një hapje më të madhe të tregut kinez ndaj produkteve e firmave europiane. Për të mos e zemëruar Brukselin skeptik, pjesëmarrësit në samit bënë të ditur, se kontratat e përbashkëta do të paraqiten njëherë në Bruksel.(BE i sheh me skepticizëm këto investime, sepse vendet e varfra të BE përmes kredive që marrin mund të bien në grackën e borxheve dhe të bëhen të varura nga Kina. Pekini mund të rrisë kështu influencën politike. Shën red/dpa) Samiti tjetër i klubit tanimë 17+1 zhvillohet në Kinë vitin e ardhshëm.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ballkani eufori kineze në dubrovnik kina shpëtmtarja ballkani eufori kineze në dubrovnik kina shpëtmtarja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj