Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Akuzohen se kanë vjedhur 6 makina, arrestohen 2 persona në Fier, si bashkëpunonin për grabitjet
12 Maj 2019, 08:58Nga DOSJA
Fier- 2 persona janë arrestuar në Fier, pasi vidhnin makina. Sipas policisë janë arrestuar A.H, 30 vjeç dhe A.N, 28 vjeç të cilët akuzohet se janë autorët e vjedhjeve të 6 makinave tip “Benz”.
A.N u arrestua teksa po transportonte 30-vjeçarin me iniciale A.H me makinën e tij por ky i fundit rezultonte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë.
Dokumentohet vjedhja e 6 automjeteve tip “Benz” në qytetin e Fierit. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe mbajtjes nën kontroll të personave me precedent kriminal, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.N, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” pasi gjatë orëve të natës, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” me të cilin po transportonte shtetasin e shpallur në kërkim:
A.H, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi A.H ishte shpallur në kërkim nga Policia Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 6 vjedhjeve në qytetin e Fierit, ku autorët e dyshuar janë shtetasit A.H dhe A.N, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudhën Janar-Prill 2019 kanë vjedhur 6 automjete tip “Benz”.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të ushtruara, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
H.M, 32 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford”, që drejtohej prej tij, u gjetën një palë pinca metal-prerës, një shkop bejzbolli material metalik, një palë dorashka dhe një xhup të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po në kuadër të kontrolleve të kryera, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”:
E.F, 46 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtjeshme proceduriale.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Rreth 80 persona janë arrestuar nga policia për dhunën në protestën e mbrëmjes së djeshme të opozitës para kryeministrisë. Ndërkohë mësohet se prit...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
Tiranë- Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qenë në spitalin e Traumës për të vizituar Sahit Dollapin, sekretarin organiz...
Tiranë-Sekretari Organizativ i PD-së Sahit Dollapi është lënë i lirë pas arrestimit në protestën e djeshme të opozitës. Mësohet se forcat e policisë janë largu...
Tiranë– Një mik i majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta një natë më parë ka ndarë një moment mjaft prekës me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa ...
Izrael- Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi është kritikuar për performancën e saj gjatë provave në Eurovizion. Madje performanca e saj është quajtur patetike d...
Durrës-Një enë prej balte me përmasa të mëdha, e përdorur veçanërisht për transportin detar të verës në antikitet, është zbuluar nën ujë dhe më pas është...
Tiranë- Një ditë më parë u zhvillua mesha në fshatin Bularat të Gjirokastrës për 6-mujorin e Kaçifasit. 9 persona, të gjithë grekë, nuk u lejuan të kalon...