LIVE UPDATES
Aktualitet

Dolia e verës dëshmi e tregtisë në portin e Dyrrahut

12 Maj 2019, 06:06 Nga DOSJA
Dolia e verës dëshmi e tregtisë në portin e Dyrrahut

Durrës-Një enë prej balte me përmasa të mëdha, e përdorur veçanërisht për transportin detar të verës në antikitet, është zbuluar nën ujë dhe më pas është restauruar plotësisht në muzeun arkeologjik të Durrësit.

Arkeologët thonë se gjetja e zonës së reliktit të anijes dhe restaurimi i enës 1800 – vjeçare provon se porti i Durrësit ishte pjesë e itinerarit të tregtisë për verën e hapur, së bashku me porte të tjerë në trekëndëshin mes Francës, Spanjës dhe Italisë.

Pas restaurimit të dolisë, siç quhet ena në latinisht, arkeologët do të vijojnë hulumtimet në zonën detare, në kërkim të pjesëve të tjera që i përkasin anijes së mbytur në gjiun detar të Durrësit, mëse 18 shekuj më parë.

Dr. Adrian Anastasi, arkeologu nënujor që zbuloi tre vjet më parë reliktin që i përket shek. 1-2 pas Krishtit, tha për BIRN se nga thellësia u nxorën 296 pjesë të enës, po aq sa ishin copëtuar nga mbytja e anijes antike në afërsi të qytetit.

Për nga përmasat, por edhe për nga tipologjia, kjo enë është e para që identifikohet në brigjet tona.

Restaurimet në Muze rikthehen pas 30 vitesh

Arkeologu Adrian Anstasi pas një zhytjeje në gjiun e Durrësit

Fillimisht, të gjitha pjesët e enës iu nënshtruan procesit të shkripëzimit me qëllim konsolidimin e strukturave, e më pas për afro 9 muaj u punua për restaurimin. Gjëegjëza prej 296 pjesësh qeramike mori ditë pas dite formën e plotë të dolisë me lartësi 157 cm dhe diametër 128 cm, e cila në antikitet mbushej me verën që vinte apo nisej me anije nga Durrësi.

Për Adrian Anastasin ka qenë një sfidë edhe krijimi i ekipit të restaurimit. Së bashku me të birin, Kristin, student në degën e arkeologjisë në Lion (Francë) ai ka punuar për shkripëzimin e pjesëve të dolisë, ndërsa më pas grupit të restauratorit me përvojë Ibrahim Reçi dhe djalit të tij skulptor restaurator, Amarildo Reçi, iu bashkua edhe Vullnet Lushkja, që zgjidhi problematikat me karakter teknik. Dr. Adriani shton se ky proçes i gjatë restaurimi, ka qenë “një kontribut i madh për të finalizuar punën tonë si arkeologë dhe unë u jam shumë mirënjohës këtyre njerëzve të mrekullueshëm”.

“Ne muzeun arkeologjik të Durrësit prej gati 30 vitesh nuk realizoheshin restaurime të plota dhe me rëndësi të tillë shkencore,” tha për BIRN Alban Ramohitaj, drejtor i Kulturës Kombëtare Rajonale.

“Mbi të gjitha jemi të kënaqur për rikthimin e një tradite, ku përvoja e specialistëve të viteve 1990 bashkohet me entuziazmin e të rinjve të talentuar,” shtoi ai.

Dolia e restauruar duket se ka ndikuar edhe për të nxitur edhe idenë e ngritjes së një pavioni dedikuar arkeologjisë nënujore në Durrës. Gjetjet nga kërkimet dhe projektet e arkeologjisë nënujore janë të shumta dhe jo të gjitha objektet e zbuluara janë nxjerrë nga uji.

Sipas specialistëve, kronologjia e tyre në zonën detare të Durrësit fillon nga prehistoria dhe përfundon në ditët e sotme, çka e bën të domosdoshëm krijimin e një pavioni kushtuar zbulimeve nënujore.

Dyrrahu antik, pjesë e tregtisë rajonale të verës

Arkeologu Anastasi gjatë një zhytjeje në gjiun e Durrësit

Sipas arkeologut Adrian Anastasi anijet e specializuara për transportin e verës janë quajtur edhe  “anije cisterna”. Në pjesën qendrore të hambarëve të tyre ato kishin të sistemuara enë të përmasave të mëdha, doli, me një kapacitet mbajtës prej 2.000 litra secila. Bashkë me to, në pjesët e lira të hambarit, kryesisht në kiç dhe në bash sistemoheshin edhe amfora të zakonshme.

Anijet “cisterna” shkarkonin verë në portet ku ankoroheshin, dhe po aty ngarkoheshin me verë tjetër. Studimet e kryera, kryesisht nga arkeologë italianë, demonstruan qarkullimin e anijeve edhe në drejtim të brigjeve perëndimore të detit Adriatik. Zbulimi i reliktit me doli në gjiun e Durrësit, vërteton që dhe Dyrrahu ishte pjesë e kësaj tregtie te verës me shumicë-shprehet dr. Adriani.

Nga ana tjetër, prania e këtyre anijeve në Dyrrah tregon gjithashtu se qyteti importonte, por dhe eksportonte verë. Rrushi balisk, që përmendin autorët antikë, prodhonte një verë e cila nuk ishte e cilësisë së parë, por siç theksonin ata, nëse kjo verë vjetrohej atëherë e përsoste kualitetin e saj.

“Një rast i mrekullueshëm për tregti; blije verë të lirë dhe pas disa vitesh, shisje verë cilësore me tjetër çmim,” shpjegon Anastasi.

‘Dolia’ në eksponatet e pavijonin e arkeologjisë nënujore

Dolia, gjatë restaurimit në Muzeun Arkeologjik Durrës | Foto : Gëzim Kabashi

Sipas Drejtorit Rajonal të Kulturës Kombëtare, Alban Ramohitaj në Muzeun Arkeologjik Durrës po punohet për hapjen e dy pavijoneve të reja.

“Ministrja e kulturës [Elva] Margariti, e cila në fillim të kësaj jave vizitoi muzeun, tha se grupe punonjësish nga Instituti i Arkeologjisë, muzeu dhe ministria do të punojnë paralelisht për hartimin e dy platformave shkencore,” tha ai.

“Ato do të finalizohen me hapjen e pavijonit me objekte të Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës në katin e dytë, si dhe pavijonit të Arkeologjisë nënujore në katin e tretë të muzeut arkeologjik të Durrësit,” shtoi Ramohitaj.

Aktualisht në Muzeun Arkeologjik, që u përurua në vitin 2002 funksionon për vizitorët vetëm kati i parë me objekte të periudhës së hekurit dhe antikitetit. Dolia, që pritet të jetë një nga objektet më të rëndësishme në muzeun arkeologjik, është një dëshmi e fuqisë ekonomike, që kishte Dyrrahu në shek. 1-2 p. Kr.

Këto tipologji anijesh kërkonin edhe porte të specializuar për ngarkimin dhe shkarkimin e tyre.

“Relikti i zbuluar dëshmon që porti i Dyrrahut i kishte këto kapacitete përpunuese, pra ishte në kuptimin e plotë një port i rëndësishëm,” përfundoi Adrian Anastasi.

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo reçi dolia në durrës ibrahimi reçi tregëtimi i verës nga ilirët amarildo reçi dolia në durrës ibrahimi reçi tregëtimi i verës nga ilirët

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen