LIVE UPDATES
Aktualitet

Kokainë në BanaKing, burg 3 të arrestuarve, raportuan me vonesë drogën (DYSHIMET)

2 Janar 2022, 14:58 Nga DOSJA
Kokainë në BanaKing, burg 3 të arrestuarve, raportuan me

TIRANË– Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës “Bana-King” që importon fruta, kryesisht banane nga vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu, shoferë të kompanisë në fjalë janë lënë në burg pas sekuestrimit të 119 kilogramëve kokainë në magazinat e biznesit. Masa e sigurisë u vendos nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas kërkesës së Prokurorisë. Kjo e fundit kërkoi “arrest me burg” për tre të arrestuarit pasi ka dyshime të forta se kjo kompani është e përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike që ishte nisur nga Ekuadori bashkë me bananet.

Një nga shoferët që ishte në krye të detyrës ditën kur u sekuestrua kokaina tregoi para trupit gjykues së ishte kërcënuar. Saliu ka treguar se në afërsi të Romanatit, katër persona e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar me jetë, madje njëri prej tyre është ngjitur në sediljen e pasagjerit duke i thënë: Hap krahun jemi shteti, ndryshe të vrasim familjen! Sipas dëshmisë së dhënë nga Saliu, tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka e më pas janë larguar pas marrë asgjë.

Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë?

Sipas dosjes, me datë 28 dhjetor 2021 në orën 18.30 shoferi Hasan Saliu ka shkuar me kamionin me targa ‘AA 126 RE’ në portin e Durrësit për të marrë konteinerin me banane që kishte ardhur nga Ekuadori, kishte kaluar në portin Gioa Tauro në Itali dhe kishte si destinacion final ambientet e kompanisë Zico SHPK (pjesë e të cilit është dhe BanaKing) në Vaqarr.

Pikëpyetje e madhe është ngritur për faktin që shoferi nuk njoftoi policinë pas kërcënimit që mori në rrugë, por sistemoi arkat me banane, mbylli kamionin dhe njoftoi kolegët se i ishin shpuar dy goma. Në Romanat ka shkuar shoferi tjetër Gëzim Kalaja. Pasi janë ndërruar gomat, Saliu e ka çuar kamionin në kompani.

Të nesërmen, shoferi Saliu ia ka treguar ngjarjen Marson Muratajt, administratorit të Zico SHPK. Kur policia ndërhyri, zbuloi se në 7 arka, në pjesën e poshtme të tyre ishin fshehur 100 pako me lëndë narkotike kokainë. Për pasojë, administratori e tre shoferët u vunë në pranga.

Ajo që raportohet gjithashtu është se autoritetet në Itali kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës). Ata kanë ushtruar kontroll, kanë konstatuar mungesë të disa arkave me banane, por sërish e kanë mbyllur konteinerin dhe e kanë lënë të nisej drejt Shqipërisë. Nuk dihet nëse e gjitha kjo është bërë me qëllim për të zbuluar destinacionin ku dhe do të mbërrinte kokaina, në kompaninë në Vaqarr, ku u zbulua droga mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit që lamë pas.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Në konteinerin me banane u gjet 119 kg kokainë, foto e administratorit të arrestuar

Konteineri me 119 kg kokainë në Durrës! PAMJET, emrat e të arrestuarve

Kokaina/ DYSHIME për ‘Bana-king’, pse e informoi policinë me 10 orë vonesë?

‘Jemi shteti, hape krahun’/ Kokaina në Durrës, shoferi: Më kërcënuan me familjen

U kapën me 119 kg kokainë në konteinerin me banane, lihen në burg 3 të arrestuarit

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 119 kg kokaine ne portin e durresit gezim kalaja hasan saliu marson murataj 119 kg kokaine ne portin e durresit gezim kalaja hasan saliu marson murataj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj