Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
‘Jemi shteti, hape krahun’/ Kokaina në Durrës, shoferi: Më kërcënuan me familjen
2 Janar 2022, 12:31Nga DOSJA
TIRANË– Shoferi i konteinerit me banane, Hasan Saliu ka dëshmuar para grupit hetimor se iu është prerë rruga nga katër persona të cilët e kanë kërcënuar me jetë.
Shoferi ka treguar se në afërsi të Romanatit katër persona e kanë ndaluar dhe e kanë kërcënuar me jetë, madje njëri prej tyre i cili u ngjit në sediljen e pasagjerit duke i thënë: Hap krahun jemi shteti, ndryshe të vrasim familjen.
Tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka dhe më pas janë larguar. Ata nuk kanë mundur të gjejnë sasinë e lëndës narkotike. Pas largimit, shoferi Hasan Salihu ka vazhduar rrugën dhe nuk ka njoftuar policinë. Disa çaste më vonë ka konstatuar njërën prej gomave të kamionit të rënë.
Pikëpyetje e madhe është ngritur për faktin që shoferi nuk njoftoi policinë, por sistemoi arkat me banane, mbylli kamionin dhe njoftoi kolegët se i ishin shpuar dy goma. Një ditë më pas u informua policia për sasinë e kokainës e cila ndodhej në konteiner.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË– Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrile në Lezhë. Mësohet se një automjet ka përfunduar në kanal pasi tentoi parakalimin e një ...
TIRANË– Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg 2 shoferët e kamionëve ku u kapën 119 kg kokainë në Portin e D...
VLORË- Policia ka mundur të parandalojë një tragjedi në familje. Mësohet se personi me inicialet I.T, 46-vjeç, banues në Vlorë, pas një konflikti me...
TIRANË– Dom Gjergj Meta ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të specialistit të turizmit Ndoc Mulaj në Pukë. Ipeshkëvi ...
TIRANË– Ilir Bashaliu do të ekstradohet nga Italia për në Shqipëri, ku do të vuajë dënimin me 18 vite burg. Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e dat...
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prishtine -Lipjan, ku si pasojë një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën dhe tr...