“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Në kërkim nga Gjermania, prangoset në Morinë 48-vjeçari (EMRI)
2 Janar 2022, 09:38Nga DOSJA
TIRANË– Një 48-vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë në hyrje të pikës kufitare të Morinës Me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë. Arsim Deliaj banues në Istog ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”. Deliaj u arrestua në Morinë, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vihet në pranga një shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosje”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: A. D., 48 vjeç, banues në Istog, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB ëiesbaden Gjermani, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Kanosja”. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al mban lajm kryesor në faqe të parë postimin e deputetes së Lëvizjes...
TIRANË– Ditën e sotme do të mbetemi në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të kemi dominim të kthjellimeve në u...
Në rast se një banor në cilindo shtet të rruzullit tokësor nuk e njihte Madridin, jam e sigurt që pasi pa serialin “Casa de Papel” është e pamundur ta harrojë v...
SHKODËR – Të mbash gjallë apo ta kultivosh traditën jo shpesh herë është e lehtë. Mimoza Pjetraj është një nga ato gra të Zadrimës, e cila jetën e sa...