Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Trashëgimi 3 brezash, si mësohet tezgjahu në Zadrimë
1 Janar 2022, 20:36Nga DOSJA
SHKODËR – Të mbash gjallë apo ta kultivosh traditën jo shpesh herë është e lehtë. Mimoza Pjetraj është një nga ato gra të Zadrimës, e cila jetën e saj prej më shumë se 20 vitesh ja ka kushtuar traditës dhe tezgjahut të cilën e ka të trashëguar nga nëna dhe gjyshja e saj e duke bërë që kjo traditë të trashëgohet dhe tek e bija.
Punimet me mëndafsh janë ato që zënë vendin kryesor në mbulesa apo edhe në veshjet tradicionale të Zadrimës, dhe vetë ajo na tregon se si arrihet të perpunohet kjo fije, e cila zanafillën e saj e ka nga krimbi.
Të shumta janë punimet që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve, por ajo që mbetet më pranë zemrës së Mimozës është velloja që punoi për vajzën e saj me të cilën nusëroi këtë verë.
Kjo traditë edhe në ditet e sotme vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e Zadrimës, ndërsa po mundohen ta trashegojnë edhe tek brezat e rinj nga të cilet ka patur një interes jo vetëm për t’i blerë, por edhe për t’i punuar, punime të cilat po preferohen brenda dhe jashtë vendit.
VLORË – Një shtëpi në qytetin e Vlorës është djegur mëngjesin e sotëm. Mendohet se shkak i ndezjes së flakëve ka qenë një qiri i ndezur. Mësohet se b...
LIBRAZHD- Diga e HEC-it në Rapun të Librazhdit është mbyllur totalisht. Edhe pse kjo gjë nuk është e lejuar pasi HEC-et kanë për detyrim që të lejojnë një sasi ...
SERBI- Mediat serbe i kanë kushtuar një artikull anëtarësisë së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Në shkrimin e Alo.rs shkruhet se Tirana do ta shfryt...
TIRANË– Nga sot, Shqipëria do të ulet si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Vendi ynë është ...
TIRANË– Një person kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus. Në bilancin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se janë kryer 3068 testi...