LIVE UPDATES
Politike

“Koncesioni i pompave të naftës korruptiv”, “Noa Control”-PD: Jemi në përputhje me ligjin, padi në gjykatë për pr

17 Korrik 2019, 05:54 Nga DOSJA
“Koncesioni i pompave të naftës korruptiv”, “Noa

Tiranë– Partia Demokratike ka bërë një denoncim të fortë, ku akuzon qeverinë  se ka dhënë një tjetër kontratë koncesionare të jashtëligjshme, atë me kompaninë “Noa Control” që bën fjalë për kontrollin e pompave të karburanteve.  Sipas PD-së koncesioni është vendosur në kundërshtim me vendimin e gjykatës për pezullimin e tenderit dhe se i heq arkës së shtetit 100 milionë euro për 20 vjet dhe ia jep ato klientëve të Edi Ramës dhe familjes së tij.

Për këtë ka reaguar edhe kompania “Noa Control” e cila përmes një deklarate për mediet sqaron se në çdo rast ka vepruar në përputhje të plotë me çfarë parashikohet në kuadrin ligjor. Sipas kompanisë, kryerja e këtij aktiviteti nga subjekte private të akredituara, është në përputhje të plotë me qasjen e vendeve të BE-së.

“Qasja për ofrimin e këtij kontrolli periodik nga një subjekt i akredituar, siç është Noa Control, nuk është një shpikje e jona, por një praktikë tashmë e mirë-pranuar edhe në Shqipëri, në kuadër të integrimit evropian.”, thuhet në reagim.

Sipas saj   shifrat e deklaruara nga ish deputeti Agron Shehaj në denoncim, janë të ekzagjeruara, spekulative.  Shoqëria “Noa Control” thotë se për rastin në fjalë do i drejtohet gjykatës me qëllim parandalimin e dëmit të mëtejshëm të imazhit të saj.

Deklarata e plotë e Shoqërisë Noa Control sh.p.k:

Shoqëria Noa Control sh.p.k ka ndjekur prononcimet e ndryshme në median e shkruar dhe audiovizive lidhur me tenderin e koncesionit për verifikimin e shpërndarësve të karburanteve dhe gazit të lëngshëm, të cilat në mungesë të informacionit të saktë në rastin më të mirë dhe me keqdashje në rastin më të keq, kanë disinformuar për muaj të tërë opinionin publik dhe kanë cënuar rëndë imazhin e kompanisë duke e vënë atë në një pozicion delikat dhe të paragjykuar me pa të drejtë.

Tashmë që gjithë procedura për këtë shërbim, e cila zgjati për më shumë se 2 vjet e gjysëm ka përfunduar me sukses, dëshirojmë të sqarojmë gjithë opinionin publik, se shoqëria Noa Control në çdo rast ka vepruar në përputhje të plotë me çka parashikohet në kuadrin ligjor përkatës. 

Do të donim gjithashtu të informojmë gjithë të interesuarit se kryeja e këtij aktiviteti nga subjekte private të akredituara, është në përputhje të plotë me qasjen e vendeve të BE-së, që parashikon delegimin e funksioneve inspektuese te palët e treta private të akredituara, duke i lënë institucioneve shtetërore vetëm funksionembikëqyrje të tregut. Është kjo filozofi që është ndjekur dhe nga ligjvënësit shqiptar pas vitit 2005 përshumë fusha të inspektimeve periodike të produkteve jo-ushqimore, të cilat ijanë transferuar subjekteve private të akredituara. E thënë ndryshe, qasja për ofrimin e këtij kontrolli periodik nga një subjekt i akredituar, siç është Noa Control, nuk është një shpikje e jona, por një praktikë tashmë e mirë-pranuar edhe në Shqipëri, në kuadër të integrimit evropian.

Shoqëria Noa Control ka dëshmuar me sukses kompetencën e saj të lartë teknike në një sërë fushash të akredituara inspektimesh,duke u identifikuarsi një kompani që bazohet në vlera si profesionalizmi, paanshmëria dhe integriteti profesional, falë edhe mbështetjes së partneritetit me Applus Norcontrol S.L.U, si një kompani lider ndërkombëtare në shumë fusha të inspektimit, duke përfshirë dhe verifikimin e shpërndarësve të karburanteve dhe gazit të lëngshëm.  

Marrim shkas nga prononcimi i fundit publik i një ish deputeti të Kuvendit, ku shoqëria Noa Control është linçuar në mënyrë të padrejtë dhe abuzive, pa asnjë bazë vërtetësie. Përpos të tjerave, dëshirojmë të sqarojmë gjithë opinionin publik se shifrat e deklaruara nga ish deputeti janë të ekzagjeruara, spekulative dhe shumë larg gjithë parashikimeve realiste të këtij tregu. Shoqëria Noa Control për rastin në fjalë do i drejtohet gjykatës me qëllim parandalimin e dëmit të mëtejshëm të imazhit të saj.

Shoqëria Noa Control tërheq vëmendjen e gjithë të shqetësuarve për rrezikun e rritjes së çmimit të naftës, duke deklaruar se ndikimi i tarifës së aplikuar nga verifikimet periodike është zero, që do të thotë se Noa Control do të aplikojë të njëjtat tarifa të miratuara shtetërore që aplikohen edhe sot.   

Së fundmi dëshirojmë të theksojmë se misioni i shoqërisë tonë është sjellja e standardeve ndërkombëtare në këtë shërbim sensitiv për konsumatorët duke ndërprerë një herë e përgjithmonë abuzimin me sasinë e karburanteve.  

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron shehaj reagon noa control rritja e cmimit te naftes agron shehaj reagon noa control rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj