6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
DURRËS- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e forcës politike që drejton.
Këtë mbrëmje ajo është ndalur në strukturat e LSI në Durrës. Teksa ka falenderuar të gjithë anëtarët e LSI për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, kryemadhi ka kërkuar nga ata që të jenë te angazhuar, pasi sipas saj aksioni i opozitës nuk do të ndalet.
‘”Falenderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSi që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. Strukturat e LSI janë të angazhuara plotësisht në të gjithë vendin. Muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhje. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Votimet e Rilindjes së 30 qershorit u refuzuan në mënyrë plebishitare nga shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI u ndal dhe tek dy nismat e fundit korruptive që qeveria Rama ka vendosur të ndërmarrë në sektorin e naftës. Pikërisht koncesioni i pompave dhe krijimi i agjencisë shtetërore për rezervat e naftës. Këto dy nisma sipas kryetares së LSI do të rrisin çmimin e hidrokarbureve me të paktën 25 lekë për litër. Rritja e çmimit u shpreh Kryemadhi do të prekë të gjithë sektorët e ekonomisë.
“Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për litër. Askush të mos mendojë që mund të gëzojë djersën, mundin dhe gjakun e shqiptarëve me kontrata korruptive. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës nga dy aferat korruptive të Ramës do prekin jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues dhe mijëra prodhues në bujqësi. Jemi në këtë betejë për të zhbërë të keqen që ka çuar në 35% numrin e qytetarëve që jetojnë nën minimumin e varferisë. Investimet e huaja janë bërë si përrallë nga e kaluara.
Raporti i DASH një epikrizë për së mundjen e ekonomisë së vendit. LSI ka një program shumë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka futur Rilindja. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon edhe biznesmenët shqiptarë nga vendi. Jemi në këtë betejë jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari”, tha Kryemadhi.
Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë një prononcimi për mediet mbrëmjen e sotme, ka deklaruar se aksioni opozitar do të vazhdojë po njësoj, me protesta dhe denoncime.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BERAT– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Berat në zonën e Ujrës Vajgurore dhe në Kuço...
TIRANË– Ish-deputeti i PD Agron Shehaj vijon replikat me ministrinë e finacave. Me anë të një statusi në “Facebook” Shehaj shprehet se koncesioni i pompave...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë po rishikon ligjin mbi studimet e komunizmit me një synim për të ndaluar në mënyrë eksplicite studimin e Luftës së Dytë ...
TIRANË- Socialistët kanë nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj për shkak të “shkeljeve të r...
I ftuar në studion e Top Talk, kreu i PDK, Nard Ndoka, duke folur për përgjimet e dosjeve 339 dhe 184 bëri me dije se së shpejti do të ketë përgjime të reja që ...
TIRANË– Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka reaguar sërish në lidhje me denoncimet e mëparshme që janë bërë nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 30 qershorit...
Pas takimit me katër drejtorët e qarqeve të Veriut, Kryeministri Edi Rama është larguar nga selia e PS-së.Bashkë me të ka dalë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta ...
TIRANË– Nënkryetari i Kuvendit Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë surprizuaese për goditjen e disa personave të cilët i quan si ‘peshqit e mëdhenj’...
TIRANË– Gazetari Basir Çollaku ka publikuar një shkrim ku denoncon përgjimet që po I bëhen ne banesën ku jeton bashkë me familjen dhe në zyrën...
TIRANË- Zbardhen porositë e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit e 4 qarqeve të veriut.Gjatë takimit që zgjati thuajse një orë, kryeministrit...