All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Takon drejtuesit e qarqeve të Veriut, zbardhen 10 porositë e Ramës: Kujdes me shkarkimet dhe emërimet!

16 Korrik 2019, 14:37 Nga DOSJA
Takon drejtuesit e qarqeve të Veriut, zbardhen 10 porositë e
All - Paragraf - 1

TIRANË- Zbardhen porositë e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit me drejtuesit e 4 qarqeve të veriut.

Gjatë takimit që zgjati thuajse një orë, kryeministrit Rama ka përsëritur porosinë e tij për të mos larguar nga puna asnjë vajzë apo grua nga Bashkitë që janë në drejtimin e opozitës.

Vëmendja kryesore në konstituimin e këshillave të qarqeve. Asnjë shkarkim i pajustifikuar, çdo lëvizje me arsye konkrete. Duam njerëz me integritet, jo shkarkime të padrejta. Kujdes me shkarkimet dhe emërimet në bashkitë e djathta. Nga bashkitë e djathta s’do hiqet asnjë vajzë apo grua nga puna,“- mësohet se ka thënë Rama. 

Porositë e plota 

Zgjedhjet e 30 qershorit na kanë ngarkuar me një barrë të jashtëzakonshme përgjegjësie dhe mbajtja e saj është përgjegjësi e drejtuesve politikë; deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve dhe kryetarëve të partisë së çdo njësie administrative.

Për këtë arsye po jo vetëm, është koha për këtë forum drejtues e koordinues të Partisë Socialiste (PS), Grupit të Partisë Socialiste (GPS), Qeverisë dhe Bashkive.

1. Si fillim ka shumë rendesi mirëadministrimi i procesit të konstituimit dhe planifikimi i analizave të qeverisjes vendore në çdo Bashki (aty ku e kemi pasur dhe aty ku nuk e kemi pasur drejtimin).

2. Tranzicioni në ish-bashkitë e djathta do të jetë i butë, i ngadaltë dhe transparent.
Natyrshëm do të shkarkohen menjëhere stafet politike, por zëvendësimet do të behen me propozim të Kryetarit të Bashkisë dhe miratim të Këshillit Drejtues të Rajonit (në vijim Këshillit). Në dy nënkryetarë një duhet të jetë detyrimisht grua.

3. Administrata nuk do te preket, kurresesi! Fillimisht do të përgatitet pasqyra ekzistuese e burimeve njerëzore, me te gjitha te dhenat e nevojshme, duke filluar nga nivelet drejtuese.

4. Çdo largim i nevojshem, do të argumentohet ne Këshill dhe çdo emërim do të propozohet nga kryetari i bashkise po do te miratohet detyrimisht në Këshill. Në mënyrë kategorike nuk do të levizë për asnjë arsye asnjë grua dhe vajzë, në çdo nivel qoftë – kur dhe vetëm nëse do të verifikohet në kushtet e papajtueshmërisë me detyrën, rasti do t’i percillet Keshillit.

5. Kryetarët e Bashkive do të paraqesin paraprakisht në Këshillin Drejtues të Rajonit planet, vendimet dhe kerkesat apo ankesat e tyre lidhur me Qeverinë, Kuvendin apo ministra ose deputete të veçante.
Këshilli Drejtues i Rajonit do të jetë dhoma konsultative e PS-së për mirëqeverisjen vendore. Gjithashtu në këtë Këshill do të diskutohen e do të miratohen propozimet për largime apo punesime – natyrisht vetem per rastet kur nuk janë subjekte të Shërbimit Civil të Republikës. Nderhyrjet individuale nga lart dhe qokat personale nga poshte, duhet te marrin fundit.

6. Në çdo Qark do të pergatitet edhe analiza e sherbimeve publike te institucioneve qendrore, e cila do te zhvillohet ne muajin shtator.

7. Çdo drejtorie dhe drejtori te institucioneve te lartpermendura, duhet t’i behet analiza e performancës nga këndvështrimi i cilesise se shërbimit ndaj komunitetit si edhe reputacionit në komunitet.

8. Shkarkimet apo spostimet per performance te dobet apo humbje te besimit te komunitetit, nuk mjaftojne nese nuk garantohen zëvendësime dinjitoze dhe transparente. Keshilli do te jete pergjegjes per kete dhe do te mbaje qendrim per cdo shkelje te kesaj kerkese nga cilidoqofte.

9. Do të pergatitet analiza kapilare e çdo qendre votimi dhe duhet të behet verifikimi i gjendjes fizike e morale të çdo organizate socialiste.
Të gjithë kryetarët e Organizatave Socialiste (OS) që nuk kanë performuar sipas objektivave nuk duhet te rikandidojne per drejtimin e OS.

10. Ne kuader te hapjes se metejshme te Partise Socialiste do të përgatitet plani për Forumet e Hapura Qytetare të nxënësve, studentëve dhe te tjerëve.
Forumet do të shërbejnë si hapësira komplementare të PS-së ku u jepet mundesia e përfshirjes simpatizantëve tanë.

Keshillat Drejtues të tre Rajoneve do të funksionojnë mbi bazën e një dokumenti vlerash, parimesh e rregullash të pranuara nga të gjithe. Ky dokument do te miratohet nga kryesia e Partise Socialiste dhe do te bazohet në vlera të cilat shprehin papajtueshmërinë me fenomene si nepotizmi, precedentët kriminale apo korruptive, diplomat fallco, mospërputhja e vendit te punës me arsimin perkates.

Parimet e meritokracisë, transparencës dhe konkurueshmëria janë parimet që do të udheheqin punen e ketij Këshilli.

Ditën e sotme, një ditë pasi  u zgjodh koordinatori politik i qarqeve të Veriut të vendit, Rama ka takuar në selinë e PS-së drejtuesit e Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.  Takime po zhvillon edhe Taulant Balla e Gramoz Ruçi. 

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne veri edi rama rama ne veri

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet