LIVE UPDATES
Bota

Konstituimi i Bundestagut, në kryesi pritet që të dominojnë ‘gratë’

26 Tetor 2021, 11:01 Nga DOSJA
Konstituimi i Bundestagut, në kryesi pritet që të dominojnë

GJERMANI– Seancën konstitutive të Bundestagut e drejton deputeti më i vjetër, që njëherit është edhe kryetari i deritanishëm i Bundestagut, Wolfgang Schäuble nga partia CDU. Ndërsa Bundestagu gjerman do të ketë në këtë mandat një numër rekord prej 736 deputetë. Në prag të seancës pati një ndriçim të godinës së Parlamentit nga ana e Shoqatës së Taksapaguesve të cilët mendojnë se Bundestagu duhet të ketë më së shumti 500 deputetë. Kryetari i Shoqatës Reiner Holznagel, thotë se kjo përbërje e Bundestagut do të ketë shpenzime më shumë prej të paktën 410 milionë euro gjatë këtij mandati.

Gratë drejtojnë Bundestagun

Në seancën konstitutive merr pjesë edhe presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Ndërsa kjo seancë shënon edhe fillimin e fundit të mandatit të kancelares Angela Merkel, pasi që socialdemorkatët, liberalët dhe ekologjistët tani më kanë filluar negociatat për krijimin e koalicionit të ri qeveritar. Partitë politike kanë propozuar edhe organet drejtuese të Bundestagut. Sociacemokratët si partia me numrin më të madh të deputetëve ka propozuar që kryetare e re e Bundestagut të jetë Bärbel Bas, ndërsa zëvendëkryetare nga radhët e kësaj partie është propozuar Aydan Özoguz. Zgjedhja e tyre konsiderohet si e sigurt, pasi që partitë politike në Gjermani zakonisht i respektojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe propozimin e partisë më të madhe për postin e kreut të Bundestagut.

Në historinë e Bundestagut gjerman ka pasur deri tani vetëm dy kryetare. Në vitin 1972 në këtë post është zgjedhur socialdemokratja Annemarie Renger, që ishte një ngjarje historike. Ndërsa kristiandemokratja Rita Süsmuth ishte në krye të Bundestagut prej vitit 1988 deri 1998.

Një grua për postin e zëvendëskryetares në përbërjen e tanishme ka propozuar edhe Unioni CDU/CSU, i cili mendon se ky post duhet t’i takojë deputetes Yvonne Magëas. E të njëjtën e kanë bërë edhe ekologjistët, të cilët kanë propozuar Claudia Roth, si dhe E Majta e cila propozon Petra Pau për zëvendëskryetare. Liberalët propozojnë deputetin me përvojë të gjatë Wolfgang Kubicki. Këta kandidatë konsiderohen si të sigurt se do të zgjidhen në këto poste. Ndërsa AfD ka propozuar Michael Kaufmann për postin e nënkryetarit. Ai nuk është i sigurt se do të zgjidhet në këtë post, sepse në mandatin e kaluar, partitë e tjera kanë refuzuar të votojnë kandidatët e Alternativës për Gjermani (AfD) për postin e nënkryetarit.

Debati rreth ulëseve

Partia liberale (FDP) ka kërkuar që në Bundestag të ndryshohet renditja e ulëseve, sepse ata nuk duan të jenë afër partisë AfD. Liberalët duan të zëvendësojnë ulëset me partinë e Unionit CDU/CSU, të cilat sipas të gjitha gjasave do të jenë në opozitë. Por partitë e Unionit janë kundër, sepse sipas shpjegimit të tyre, liberalët gjithmonë në Bundestag kanë qenë të ulur në krahun e djathtë të tyre./DW/

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait