LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Kontinenti i vjetër përparon në garën teknologjike

2 Janar 2022, 06:44 Nga DOSJA
Kontinenti i vjetër përparon në garën teknologjike

Startup-et europiane po tërheqin investitorët e teknologjisë. Pas një gjumi të gjatë, shpirti garues i Europës po zgjohet, shkruan The Economist

Ideja se Europa është armiqësore ndaj sipërmarrësve, dikur do të tingëllonte qesharake. Në kulmin e saj në shekullin XVII, oreksi për kapital i kompanisë Dutch East India, ishte aq i pangopur, sa që çoi në shpikjen e bursës.

Në fund të shekullit XX, u themeluan kompani gjigante si L’Oréal, që sot është kompania me të ardhurat më të larta në fushën kozmetike dhe firma daneze AP Moller Maersk, linja më e madhe e transportit me kontejnerë. Në të njëjtën kohë kanë lindur edhe shumica e firmave gjermane Mittelstand, që sot punësojnë më shumë se gjysmën e të gjithë punëtorëve të vendit.

Ndoshta nuk është aq befasues fakti që një kontinent i shkatërruar nga dy Luftëra Botërore, prodhoi shumë më pak biznese të destinuara për rritje të lartë, në gjysmën e dytë të shekullit XX. Por Europa nuk e rifitoi kurrë oreksin e saj për krijimin e një biznesi me rritje të lartë. Në tre dekadat e fundit, Amerika ka krijuar katër gjigantë – Google, Amazon, Tesla dhe Facebook (i njohur tani me emrin Meta), vlera e të cilëve ka kaluar shifrën 1 trilion dollarë.

Ndërkohë, asnjë nga korporatat e reja europiane nuk është rritur deri në 100 miliardë dollarë. Skype, një kampion i viteve 2000, u ble nga Microsoft në vitin 2011, për 8.5 miliardë dollarë. Spotify, sot vlen vetëm 48 miliardë dollarë. SAP, kompania më e madhe teknologjike e themeluar në kontinent, u krijua tre vjet përpara Microsoft dhe vlen më pak se një e pesëmbëdhjeta e tij.

Megjithatë, gjërat po ndryshojnë. Kapitalistët e sipërmarrjes, të cilët duan të nuhasin Google e ardhshëm që në fillimet e tij, po drejtojnë vëmendjen drejt kompanive europiane startup. Tashmë ka shumë më tepër mundësi zgjedhjesh. Sipërmarrësit europianë, të cilët dikur do të kishin shkuar në Perëndim për të filluar një biznes, tani kanë gjasa ta fillojnë atë në shtëpi dhe jo në Silicon Valley.

Një fluks i ri kapitali tregon se gjendja ka ndryshuar. Dhjetë vite më parë, firmat europiane rrëmbyen më pak se një të dhjetën e të gjitha parave të kapitalit sipërmarrës të investuara globalisht, edhe pse pjesa e Europës në PBB-në globale ishte pak më shumë se një e katërta. Ky vit ka shënuar rritjen e vëllimit të marrëveshjeve në shumë rajone, por veçanërisht në Europë, e cila tani tërheq rreth 18% të financimit global të kapitalit sipërmarrës, thotë kompania Dealroom, një ofrues i të dhënave (shih grafikun 1).

Ky financim është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke rritur vlerën e startup-eve europiane. Kontinenti tani krenohet me 65 qytete ku janë themeluar firma “unicorn” – kompani private startup me vlerë mbi 1 miliard dollarë. Kjo është më shumë se në çdo rajon tjetër.

Mungesa e financimit të mëparshëm në kontinent, nuk ishte për shkak të mungesës së kthimeve të fitimit. Matur për nga vlera totale (paratë e gatshme të kthyera tek investitorët si fitim, plus vlera aktuale e portofolit) si një shumëfish i kapitalit të rrezikuar, fondi mesatar europian i kapitalit sipërmarrës, i themeluar në dy dekadat e fundit, ka qenë i krahasueshëm me mesataren amerikane (shih grafikun 2).

Megjithatë, kapitalistët amerikanë të sipërmarrjes e konsideronin Europën si “një vend për të shkuar për pushime verore me familjet, jo për të filluar një biznes”, thotë Danny Rimer nga Index Ventures, një firmë me seli në San Francisko dhe Londër.

Tani, ata janë zhytur këmbë e duar. Sequoia, një firmë amerikane që kishte qenë një mbështetëse e hershme e Apple, Google, WhatsApp dhe YouTube, njoftoi vitin e kaluar se do të hapte zyrën e saj të parë europiane në Londër dhe nisi të rekrutojë partnerë vendas. Tashmë është çështje kohe derisa shembullin e saj ta ndjekin edhe firma të tjera të ngjashme amerikane.

Kapitalistët sipërmarrës po ndjekin një brez të firmave startup që kanë përfituar nga shtegu i hapur nga paraardhësit e tyre. Kompani si Skype dhe Spotify mund të mos kenë arritur vlerat e kolegëve të tyre amerikanë, por ato treguan se ishte e mundur të hapej një kompani e suksesshme teknologjike në Europë dhe që ajo të rritej me shpejtësi, shpjegon Michael Moritz nga Sequoia. Ai shton: “Tani nuk është më e papranueshme që një i ri i talentuar të braktisë universitetin dhe t’i bashkohet një kompanie teknologjike, ose të themelojë një të tillë”.

Rritja e kompanive tech në Europë

Kombinimi i drejtuesve me përvojë dhe aksesi ndaj talenteve të reja ka nxitur rritjen e një grupi firmash europiane që janë themeluar pas krizës financiare të cilat tani po arrijnë pjekurinë. Hussein Kanji nga firma Hoxton Ventures, vëren se ky grup përfshin kompani që fillimisht dominojnë në vendet e tyre të origjinës. Kategoria e re e madhe e mediave sociale u fitua nga Facebook, thotë ai.

“Spotify është fituesi në transmetimin e muzikës, Klarna është fituesi në kategorinë ‘blej-tani-paguaj-më-vonë’ dhe UiPath është fituesi në automatizimin e procesit robotik. Këto kompani të reja janë të gjitha europiane. Europa është kthyer në një perspektivë tepër tërheqëse për investitorët globalë”.

Bumi shtrihet përtej kompanive më të mëdha. Xavier Niel, miliarder francez, sipërmarrës dhe investitor, mendon se themeluesit e kompanive të shumëfishta në Europë, janë me rëndësi kyçe. Ata lançojnë firma të reja, thotë ai, që nënkupton “më shumë sipërmarrës, më shumë talent, më shumë kapital, më shumë sukses, dhe më shumë progres”.

Rachel Delacour shiti biznesin e saj të parë, Analytics, një platformë analitike biznesi, në vitin 2015, për 45 milionë dollarë, gjashtë vjet pasi e bashkëthemeloi atë në Montpellier. Ajo hapi vitin e kaluar biznesin Sweep, një firmë e cila i ndihmon kompanitë të gjurmojnë emetimet e karbonit. “Tani që po filloj këtë biznes të dytë, e di që në fillim se ku dua të arrij”, thotë zonja Delacour.

Një përparësi tjetër është se europianët që punojnë për firmat startup, po bëhen pronarë. Një analizë e fundit nga Index Ventures e 350 firmave europiane startup, zbuloi se mesatarisht, 15-17% e firmave janë në pronësi të punonjësve.

Kjo është një rritje prej 10% krahasuar me pesë vite më parë, megjithëse ende nën shifrën prej 20-23% për startup-et amerikane. Gatishmëria e punëtorëve për t’u paguar pjesërisht me opsionet e aksioneve, e bën më të lehtë që startup-et të konkurrojnë me firmat më të mëdha për talent, thotë zoti Rimer.

Tendencat teknologjike

Tendencat teknologjike gjithashtu kanë ulur kostot dhe u kanë mundësuar themeluesve të mundshëm që t’i themelojnë firmat e tyre në Europë, në vend që të largohen në Kaliforni. Nisja e një biznesi online, më parë përfshinte blerjen e serverëve dhe hapësirës për t’i ruajtur ato. Zhvillimi teknologjik dhe shërbimet online cloud e kanë lehtësuar punën. Pandemia i ka detyruar menaxherët e fondeve të pranojnë të lidhin marrëveshje në platformën Zoom. Kjo ul rëndësinë e afërsisë gjeografike.

Dalin në pah dy pyetje të mëdha në lidhje me rilindjen sipërmarrëse të Europës. E para është se deri në çfarë shkalle kapitali që vjen lidhet me likuiditetin që ka përfshirë tregjet që nga fillimi i pandemisë. Që nga ajo kohë, katër bankat qendrore më të mëdha në botë, kanë derdhur së bashku më shumë se 9 trilion dollarë në sistemin financiar global, duke ulur yield-et e bonove.

Kjo i ka nxitur investitorët drejt disa kategorish asetesh gjithnjë e më të rrezikshme, në ndjekje të fitimeve. Investimi i kapitalit në fazën e hershme në një kontinent si Europa, është lëvizja më e parashikueshme. Ndërsa bankat qendrore zmbrapsen, yield-et e aseteve më të sigurta do të fillojnë të duken më tërheqëse, duke vënë në rrezik financimin e kapitalit sipërmarrës të Europës.

Një pyetje tjetër është nëse lulëzimi do të rezultojë në ndërtimin e gjigantëve të teknologjisë të stilit amerikan në Europë, apo në një grup firmash mesatare që gëlltiten nga blerës më të mëdhenj, ndoshta jo-europianë. Kjo, nga ana tjetër, do të përcaktojë nëse zjarri sipërmarrës i kontinentit do të fiket, apo do të ndizet në diçka më të madhe.

Qeveritë kanë hartuar skema për të katalizuar krijimin e biznesit për dekada me radhë, por përgjigjja duket se është e thjeshtë. “Asgjë nuk mund të frymëzojë më mirë besimin e njerëzve sesa shembulli konkret i një suksesi”, thotë zoti Moritz. U takon gjigantëve të ardhshëm europianë që të vendosin se sa frymëzim do të ofrojnë./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete startupe teknologji startupe teknologji

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 1 Janar 2022, 13:29

VIDEO/ Qeni përzë kangurin nga lagjia në Australi

AUSTRALI- Një qen i racës “Golden Retriever” ka përzënë një kangur nga një lagje periferike në Australi ditën e djeshme. Pamjet e publikuara nga AbcNews, janë b...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj