All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Kontratat PPP me probleme, bëhen pagesa me dy standarde ndaj të njëjtit operator

26 Nëntor 2021, 06:12 Nga DOSJA
Kontratat PPP me probleme, bëhen pagesa me dy standarde ndaj të
All - Paragraf - 1

Të hartuara me mungesë transparence, pa studime të mirëfillta kontratat kocensionare me Partneritet Publik-Privat (PPP) në proces zbatimi po shfaqin defekte që në këndvështrimin e zbatimit të ligjit përbëjnë shkelje të rënda në dëm të fondeve publike.

Rasti me tipik janë kontratat në sektorin e shëndetësisë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke inspektuar përdorimin e fondeve publike në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, gjeti se gjatë vitit 2020 ishin kryer pagesa për koncesionin e Dializës dhe atë të Check-up në bazë të parashikimit dhe jo të faktit, por ndërkohë u vërejt se ishin bërë pagesa edhe për rastet kur operatorët kishin ofruar shërbim më shumë se projeksioni në kontratë.

Për shembull, koncesionari i dializës ka zhvilluar në Shkodër gjatë vitit të kaluar 10,777 seanca dialize, por ndërkohë është paguar për 12,636 seanca sipas projeksionit në kontratë për shërbimin në këtë bashki. Por ndërkohë vërehet se koncensionari i ka përfituar pagesat edhe kur ka ofruar më shumë seanca se projeksioni. Psh gjatë vitit të kaluar në Elbasan sipas parashikimit duhet të zhvilloheshin 16536 seanca dialize, por në fakt janë realizuar 19,931 të tilla. Në këtë rast koncesionari ka marrë pagesa për rreth 3395 seanca që ka bërë me tepër, sipas KLSH.

Në Qendrat e Dializës Shkodër dhe Vlorë, nuk është arritur numri i seancave të dializës sipas planifikimit mujor të projeksionit në periudhën Janar – Dhjetor 2020, përkatësisht qendra Shkodër 1859 seanca dialize më pak dhe qendra Vlorë 1452 seanca dialize më pak.

Në qendrën e dializës në Lezhë rezultojnë 60 seanca dialize të parealizuara, ndërsa për qendrën në Korçë 283 seanca të parealizuara. Totali i seancave të dializës për vitin 2020 të parealizuar sipas projeksionit mujor për 5 qendrat e dializës është 3654 seanca me një efekt financiar për diferencat e parealizuara sipas projeksionit mujor nga kontrata e financimit në shumën 40,935 mijë lekë.

Në qendrën e dializës në Elbasan, Lezhë për disa muaj dhe Korçë për disa muaj, është tejkaluar numri i seancave të dializës me 4,209 në total krahasuar me numrin e planifikuar mujor të seancave. Efekti financiar i tejkalimit mbi numrin mujor të projeksionit sipas kontratës së financimit për periudhën Janar- Dhjetor është 47,153 mijë lekë.

Nga auditimi konstatohet se nga FSDKSH paguhen edhe seancat mbi vlerën e projektuar të aneksit të kontratës, edhe seancat e parealizuara sipas projeksioneve për rajonet përkatëse, duke paguar kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe për shërbime të pa ofruara, theksoi Kontrolli i Lartë i Shtetit. Këto pagesa realizohen në bazë të pikës 5.3, 5.4 dhe 5.5 të kontratës së financimit të lidhur ndërmjet palëve. Ndërkohë në pikën 10.1 të kontratës së financimit është cituar që “Përbëjnë dëm ekonomik për Fondin rastet kur pasi është bërë pagesa ndaj koncesionarit vërtetohet se shërbimet e pretenduara nuk janë kryer. Në këto raste koncesionari do të paguajë vlerën e plotë të dëmit të konstatuar.

Kthimi i vlerës së dëmit bëhet në mënyrë të menjëhershme nga vetë koncesionari ose i zbritet nga pagesat pasardhëse deri në plotësimin e shumës.” Në këtë mënyrë konstatohen përcaktime konfliktuale në kontratën e financimit përsa i përket pagesës për rastet e shërbimeve të pakryera, të përkufizuara si rastet nën projeksion.

Nga njëra anë përcaktohet që paguhen sipas projeksionit dhe nga ana tjetër përcaktohet që rastet e paguara, të cilat nuk janë kryer, përbëjnë dëm ekonomik. Në të njëjtën kontratë financimi parashikohet edhe pagesa për rastet e pakryera edhe konsiderimi si dëm ekonomik i pagesës së rasteve kur vërtetohet se shërbimet e pretenduara nuk janë kryer, thekson KLSH.

/MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi kryesore investime ppp rruge investime ppp rruge

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj