LIVE UPDATES
Ekonomi

Pensionet private, draftligji: Lehtësitë tatimore deri në nivelin e pagës minimale

24 Nëntor 2021, 06:25 Nga DOSJA
Pensionet private, draftligji: Lehtësitë tatimore deri në nivelin

Qeveria parashikon që të miratojë një ligj të ri për fondet e pensioneve private duke sjellë një seri ndryshimesh për një treg që ende mbetet anemik në vend.

Argumenti bazë se pse po bëhen këto ndryshime lidhet me nxitjen dhe zgjerimin e këtij tregu por edhe me qartësimin e disa aspekteve që lidhen me menaxhimin e fondeve. Por cilat janë disa nga ndryshimet që bien në sy? Së pari format në të cilat janë të organizuar fondet.

Sipas relacionit të projektligjit nënvizohet se parashikohen dy forma të fondeve të pensionit: “Fond pensioni me pjesëmarrje të hapur” (Open-ended Pension Fund) dhe “Fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur” (Closed-ended Pension Fund), ku ky i fundit është përkufizuar në përputhje me direktivën IORP II.

“Fondi me pjesëmarrje të mbyllur mund të krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë, bashkime sindikatash apo shoqatë, në cilësinë e sponsorit të cilët krijojnë një fond pensioni me pjesëmarrje të mbyllur. Pjesëmarrja në këtë fond është e kufizuar vetëm për të punësuarit apo anëtarët e subjekteve të mësipërme. Krijimi i formave të ndryshme të fondeve të pensionit, të parashikuara në këtë direktivë, si për shembull fondeve të krijuara për punëmarrësit e një kompanie të caktuar (single employer fund) apo fondeve të krijuara për punëmarrësit e një industrie të caktuar (multi-employer funds) merr rëndësi të veçantë për zhvillimin e tregut privat të pensioneve në vend, pasi në këtë mënyrë kompanitë shqiptare ndërgjegjësohen dhe nxiten të rrisin pjesëmarrjen në këto skema, si një politikë motivimi për punonjësit e tyre” thuhet në relacion.

Kjo ndarje sipas argumentit të qeverisë si dhe detyrimi i shoqërisë administruese të mbajë të ndara asetet e secilit fond i jep zgjidhje dhe problematikave të hasura deri më tani me shoqëritë administruese ku asetet e fondeve profesionale dhe asetet e fondeve individuale mbahen të bashkuara në një fond.

Ndryshojnë lehtësitë tatimore dhe trajtimi fiskal i kontributeve të punëdhënësit

Draft ligji parashikon ndryshime edhe sa i takon lehtësive tatimore që aplikohen për fondet e pensionit ku përfiton kontribuuesi dhe punëdhënësi i tij duke rritur kufirin që nga 200 mijë lekë dhe 15 për qind e të ardhurave bruto të anëtarit që është aktualisht të bëhet deri në kufirin e pagës minimale mujore. (Aktualisht paga minimale mujore është 30 mijë lekë e barazuar në formë vjetore kufiri është 360 mijë lekë).

Si do të bëhet :

Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi të pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese.
Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.
Kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.
Blerja e kuotave të një fondi pensioni është shërbim financiar dhe, si rrjedhojë, është e përjashtuar nga TVSH-ja.
Shërbimet e ofruara nga depozitari për shoqërinë administruese dhe anëtarët vlerësohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë, janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
Tërheqja e parakohshme tatohet me normën në fuqi të tatimit mbi të ardhurat personale.
Neni 159

Trajtimi fiskal i kontributeve të bëra nga punëdhënësi

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një fond pensioni vlerësohen shpenzim operativ, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me pagën minimale vjetore të miratuar në shkallë vendi dhe kjo shumë vlerësohet shpenzim i njohur, për qëllime të tatimit mbi fitimin.

Neni 160

Trajtimi fiskal i përfitimeve të marra nga anëtari përfitimet e marra nga anëtari i fondit të pensionit, tatohen vetëm për kthimin nga investimi me normën në fuqi për tatimin mbi të ardhurat personale.

Si është aktualisht ligji

Neni 88

Lehtësitë tatimore të kontributeve të anëtarëve të fondit të pensionit

Kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi.
Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese.
Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.
Kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, përveç rastit të parashikuar në pikën 5 të këtij neni, të bëra sipas përcaktimit të pikave 1 e 3 të këtij neni, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 000 lekë dhe 15 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.
Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, të përcaktuara në pikat 1 e 3 të këtij neni, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 000 lekë dhe 25 për qind të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.
Blerja e kuotave të një fondi pensioni është shërbim financiar dhe, si rrjedhojë, është e përjashtuar nga TVSH-ja.
Shërbimet e ofruara nga depozitari për shoqërinë administruese dhe anëtarët vlerësohen si shërbim financiar dhe, si rrjedhojë, janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
Tatimi, që shoqëron tërheqjen e parakohshme, është sa norma e zbatueshme në çastin e tërheqjes.
Neni 89

Trajtimi fiskal i kontributeve të bëra nga punëdhënësi

Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një plan pensioni

profesional vlerësohen shpenzim operativ, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250 000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit.

Neni 90

Trajtimi fiskal i përfitimeve të marra nga anëtari

Çdo pagesë e marrë nga anëtari i fondit të pensionit, sipas përcaktimeve të neneve 16 e 18 të këtij ligji, tatohet me tatimin mbi të ardhurat personale.

Risitë e projektligjit

Projektligji përafron dhe harmonizon kuadrin ligjor me Direktivën IORP II të Komisionit Evropian. Disa nga risitë kryesore të këtij projektligji janë:

Mundësia e krijimit të një forme të re të fondeve të pensionit, fondi me pjesëmarrje të mbyllur, sipas përkufizimit të direktivës IORP II. Ky lloj fondi krijohet nga një punëdhënës, disa punëdhënës, ose një entitet i organizuar si bashkim punëdhënësish, sindikatë apo bashkime sindikatash apo shoqatë në bazë të një marrëveshjeje të rënë dakord dhe u ofrohet vetëm të punësuarve pranë subjekteve të mësipërme;
Garantimi i sigurisë së aseteve të fondit, përmes kërkesave më strikte lidhur me forcimin e funksionit të administrimit të rrezikut si dhe kërkesave për ruajtjen dhe veҫimin e aseteve të fondit;
Diversifikimi i portofolit të fondit të pensionit nëpërmjet rishikimit të politikës së investimeve;
Rritja e kërkesave për transparencë dhe sigurimin e informacionit për anëtarët e fondit;
Nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale për anëtarët dhe përfituesit e fondit;
Nxitja e qëndrueshmërisë dhe mirëqeverisjes së shoqërive administruese të fondit të pensionit;
Rregullimi i veprimtarisë ndërkufitare të shoqërive administruese, duke parashikuar themelimin e degës ose ushtrimin e veprimtarisë drejtëpërsëdrejti nga vendi i origjinës nëpërmjet njohjes nga ana e Autoritetit;
Promovimi i fondeve të pensionit nëpërmjet rregullimit të veprimtarisë promocionale.
Projektligji, sipas relacionit, synon të diversifikojë dhe krijojë më shumë hapësira për zhvillimin e tregut të fondeve të pensionit privat, të rrisë standardet në mbrojtje të interesave të klientëve, si edhe të nxisë besimin e tyre për pjesëmarrje në këto fonde. Në këtë mënyrë, anëtarit të fondit, me përmbushjen e kritereve të daljes në pension, i mundësohet të marrë një pension të veçantë, krahas atij të siguruar nëpërmjet skemës publike të pensioneve./ MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi pensione te moshuar pensione te moshuar

Sondazh

Poll
Ekonomi 22 Nëntor 2021, 12:58

Bursa studentore nga One Telecommunications

One Telecommunications sjell programin e bursave “One Scholars”, të vlefshme për Universitetin Amerikan të Kosovës/Institutin Rochester të Teknologjisë në Kosov...

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci