LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-‘Kontrolloni nervat’/DEBATI mes Spiropalit&Bashës: Nuk është Vettingu si bravat

20 Dhjetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
VD-‘Kontrolloni nervat’/DEBATI mes Spiropalit&Bashës: Nuk

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u përfshi në një debat me tone të larta me ministren e shtetit Elisa Spiropalin. Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion, më pas vijuan replikat me ministren. Spiropali i tha se Bashës e ka humbur mundësinë e replikës së shumicës për shkak të humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD, ndërkohë që i kërkoi të kontrollonte nervat dhe gjuhën. Ministrja i përmendi dhe çështjen e ndërrimit të bravave, duke e krahasuar me vettingun.


REPLIKAT

Lulzim Basha: Asnjëherë unë dhe Partia Demokratike nuk kemi vënë në dyshim domosdoshmërinë për t’u vaksinuar. Ndaj dua ta përsëris edhe një herë këtu që çdo sulm që i drejtohet Partisë Demokratike, në dështimin katastrofik të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij, për të vaksinuar popullsinë nuk është gjë tjetër veçse propagandë, nuk është gjë tjetër veçse gënjeshtër e ulët. Akoma më keq në qoftë se vjen nga punonjësit e sektorit si parafolësi. Tani, po iu drejtohem të gjithëve ju, kush është përgjegjës për faktin që sipas FMN-së keni numrin më të lartë të vdekjeve shtesë për shkak të COVID-it në Europë? Ju që qeverisni apo ne që ditën e parë u bëmë thirrje të merrnit masa që nuk i morët? Kush është përgjegjës që bëtë tendera sekretë duke përdorur kompetencën e dhënë Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit për të luftuar krimin? Vetëm e vetëm që të vidhnit edhe në kohën e pandemisë. Kush është përgjegjës që në kulmin e pandemisë, kur sipërmarrjet u mbyllën, kur mijëra njerëz humbën vendin e punës dhe garancinë për kafshatën e gojës? Kur qindra e mijëra familje të tjera në kufijtë e ekzistencës dhe të ndihmës ekonomike nuk e morën sepse paratë vazhduan t’iu paguheshin inceneratorëve. Kujt i shisni dëngla ju? Korrupsioni juaj është arsyeja e vdekjeve nga COVID-i. Korrupsioni juaj është arsyeja e falimentimit të ekonomisë. Ju jeni aleati numër një i COVID-it, ju jeni si COVID-i, ju jeni më vdekjeprurës se COVID-i.

Elisa Spiropali: Kontrolloni gjuhën, temperatmentin, nervin se nuk jemi në foltore këtu dhe mbi të gjitha kontrolloni gjuhën që e keni lëshuar fare që kur ju kanë lëshuar nervat.

Hijet politike apo kufomat non grata apo grata mund të vijojnë vallen e marrëzisë së tyre por s’mund të marrosin një popull e ne këtu që s’mund të ndalemi as për drejtësinë as ekonominë as punët që kem për të kryer. Meqë keni merak të posacëm vetingun, së pari premtoni këtu që do votoni shtyrjen e afateve për vetingun, lërini përrallat me vetingje të shpikura nga ju nga halli se nuk është vetingu në politikë si bravat e dyerve të partive që mund t’i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin e s’dini ca bëni, ne s’kemi ndërmend të ndalemi nga vallja juaj e marrëzisë.

Lulzim Basha: Tonin tim se përcakton dot as i pari i bandës tuaj, as ju të tjerët. Doni vettingun, fillojeni nga vetja. Shqiptarët nuk janë budallenj. Të vjedhësh në dogana 5 milionë euro e të vish të na krekosesh këtu me veshje firmato me secilën prej të cilave mund të paguhen të ardhurat e 10 familjeve mesatare apo 100 familjeve me ndihmë ekonomike… Mos bërtit, mos bërtit se do të vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve. Ai proces do të përfundojë pavarësisht se po mundoheni ta pengoni. Do të përfundojë edhe procesi. Keni 5 vjet që e shtyni. Atje shko bërtit jo këtu. Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj. 16 mijë të vdekur më shumë se sa 2 vitet e tjera. Shkaktarët jeni ju, ju që i mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë totale që edhe kur hapje frigoriferin bosh shikoje fytyrën e padronit tënd. Nuk morët asnjë masë reale sepse paketa e ndihmës të ashtuquajturës ndihmë, që ju dhatë shqiptarëve ishte më e ulët e se Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut. Prandaj jeni njësoj si Covidi, madje më vdekjeprurës se Covidi, se Covid-in e vuan e gjithë bota ndërsa një qeveri kaq shpirtzezë me ministra kaq shpirtkazmë që vazhdojnë vjedhin edhe në kohën e pandemisë, vazhdojnë vjedhin edhe në kohën e tërmetit këtë nuk e ka parë askush, askush në Europë, as në Ballkan që nuk shquhet për pastërtinë e qeverisjes, por është një ndër rajonet problematike për korrupsionin. Jo më kot jeni në raportin e 2021-shit si qeveria më e korruptuar e Ballkanit ndaj nuk pres dhe as kam ndërmend të pranoj leksione për tonin tim nga ikonat e qeverisë më të korruptuar të Europës. Jeni si Covidi, jeni më keq se Covidi, jeni më vdekjeprurës së Covidi.

Edmond Spaho: Është e dyta herë që po zini në gojë Foltoren, pa pasur arsye. Nëse dëshironi të “sulmoni” njëri-tjetrin mund të gjeni forma të tjera. E kuptoj frikën që ju vjen nga foltorja pasi po ju vjen fundi, por për fat qytetarët e kanë kuptuar se çfarë duhet të bëjnë. Prisni se do të shikoni.

LAJMI KRYESOR: Rritet ndihma ekonomike! Basha akuza:’Trekëndëshi i Bermudës’ s’preket nga drejtësia

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike elisa spiropali lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021 elisa spiropali lulzim basha seance plenare 20 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj